EMRI/ E rëndë në Greqi! Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Një 35-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë një ditë pas lindjes së foshnjës së saj në Greqi. Viktima ës...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares së Belgjikës, ka reaguar ndaj vendimit të FIFA për lirimin e lojtarit të SHBA, Folarin Balogu...
FIFA është përfshirë në kaos që nga dita e djeshme. Madje sot raportime jozyrtare tregojnë se disa anëtarë të...
Karina Blanco po bëhej gati të fillonte orën e saj të spinningut kur toka filloi të dridhej. Në fillim, ajo mendoi se dridhjet d...
Benjamin Netanyahu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vazhdojnë me shitjen e sistemeve të përparuara të arm&e...
Nga Maxime Dhuin, HUFFINGTON POST “Shqipëria nuk është në shitje”. Lëvizja e protestës kundër një projek...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ia shton vetes në zyrë, ndërkohë që n&e...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë...
Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, janë ngritur në protestë kundër ndërhyjeve që...
Marine Le Pen do të zbulojë të martën nëse mund të kandidojë apo jo për presidencën franceze në zgjedhjet e ...

Një konflikt mes dy biznesmenëve ka degraduar në përplasje fizike mesditën e kësaj të hëne në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ndodhi pranë godinës “Sky Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli u përfshi në një debat me biznesmenin Mirton Lika.
Pamjet e siguruara nga Boldnews tregojnë momentin kur Çausholli debaton ashpër me Likën dhe tenton ta godasë, ndërsa persona të pranishëm ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Shkak i përplasjes, është bërë montimi i një pajisjeje karikimi për automjete elektrike.
Dëshmia e Mirton Likës: Më kërcënoi dhe goditi me shkelm një karrige në drejtimin tim
Pas incidentit, biznesmeni Mirton Lika ka depozituar kallëzim penal ndaj Nadir Çaushollit. Në dëshminë e tij, Lika deklaron se teksa po shkonte drejt zyrës, konstatoi disa persona që po montonin një pajisje karikimi për automjete elektrike.
Ai pretendon se u kërkoi dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e saj, pasi, sipas tij, për të njëjtën çështje ekziston një procedim i hapur në Prokurorinë e Tiranës.
Sipas Likës, një pajisje e ngjashme ishte sekuestruar më herët nga autoritetet si e paligjshme. Duke qenë se punonjësit nuk paraqitën dokumentacionin, ai njoftoi Policinë e Shtetit.
Në kallëzim thuhet se në vendngjarje mbërriti fillimisht një patrullë policie, e cila kreu verifikimet dhe më pas njoftoi Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me dokumentacionin administrativ.
Lika pretendon se gjatë pritjes, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese, e ofendoi dhe më pas goditi me shkelm një karrige në drejtim të tij.
Reagon Policia: Procedim penal për kanosje dhe vetëgjyqësi
Pas ngjarjes, Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht Nadir Çaushollin., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia“.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku gjatë një konflikti për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, Çausholli dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.
Nga ana tjetër, policia bën me dije se edhe Nadir Çausholli ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga Mirton Lika.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’ dhe ‘Vetëgjyqësia’.
Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.
Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet ne njoftimin e policise

Skandalet që ndjekin Nadir Çaushollin
Konflikti në ish-Bllok vjen në një kohë kur emri i Nadir Çaushollit është përfshirë edhe në një tjetër dosje të rëndësishme.
Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurimi për disa vartës të tij në kompaninë “CFO Pharma”, të dyshuar për krijimin e një skeme mashtrimi me rimbursimin e barnave.
Fillimisht, dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit u vlerësua në rreth 700 mijë euro. Më pas, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaroi se dëmi i dyshuar financiar arrin në mbi 2.3 milionë euro.
Ndërsa hetimet për atë çështje vijojnë, biznesmeni tashmë përballet edhe me procedim penal për konfliktin e ndodhur në zemër të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë proceduar penalisht biznesmenin Nadir Çausholli, ...
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që të rishqyrtojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj k...
Nadir Çausholli, pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” është përfshirë në një sherr...
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një shqiptare ka humbur jetën pas lindjes. Familjarët e Vjosana Manë...
Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 37-t&...
“Shqipëria nuk është në shitje” Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në atë q&...
Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezenc&e...
Një nga emrat më të njohur të mashtrimit me bursat onlinë përmes Call-Centërave, izraeliti 43-vjeçar Roy Garin, ka hum...
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka denoncuar publikisht një rast të rëndë të dhunës fizike dhe psikologjike që ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekj...