AKTUALITET

Nga kontratat fiktive prej 2 miliardë lekë te SMS-të, si u shkatërrua nga SPAK grupi i korrupsionit me në krye Belinda Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 19:14
Nga kontratat fiktive prej 2 miliardë lekë te SMS-të, si u

Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash e cila është realizuar nga një rrjet zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur ngusht me ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përbën një rast tipik për rekord “Guinnes”.

E gjitha ka ndodhur brenda një guaske që ndërlidhej mes shoqërisë “DAAM” të themeluar në vitin 2017, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Por tashmë SPAK përmes zbulimit të 5 kontratave të blerjeve fiktive dhe mesazheve telefonike, ka zbërthyer të gjithë skemën e vjedhjes, duke sjellë njëherësh dhe kapjen e grupit të strukturuar,  Belinda Ballukut në ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Tashmë pjesa më e madhe janë të pandehur, disa janë arrestuar, ndërsa kryetarja e këtij grupi, Belinda Balluku, është pezulluar nga detyra dhe i është kufizuar dalja jashtë shtetit, si dhe ka indicie të forta se në ditët në vijim mund të ketë dhe masë arrestimi.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka arritur të “çajë” këtë grup korrupsioni që vepronte në ARRSH dhe Ministri, duke ndjekur një strategji me zbulimin e kontratave fiktive që kryheshin në shit-blerjen e kompanisë “DAAM“, faturat fiktive të shoqërisë “Net Group” dhe mbi 6 mijë mesazhe të rikuperuara në telefonat e Evis Berberit dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë dhe ARRSH-së.

Përmes mesazheve, SPAK tashmë ka rregjistruar zyrtarisht 3 dosje penale kundër Belinda Ballukut, si ajo e tenderit 190 milion euro të tunelit të Llogarasë, tenderit 2 milion euro të supervizimit të punimeve të tunelit të Llogarasë dhe tenderit për ndërtimin e Lotit Nr.4 të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Sipas dokumentave çelësi fillestar i korrupsionit ka qenë shoqëria “DAAM” e themeluar në 5 Tetor 2017 nga Valter Begaj. Emri fillestar i kësaj kompanie ka qenë, "ВVAAL ENGI-10”, ndërsa administrator është emëruar Ervis Lami, shok i ngushtë i Evis Berberit.

Por 11 muaj nga themelimi i kësaj shoqërie, në 7 shtator 2018, para noteres Violeta Sulkaj, biznesmeni themelues i kompanisë “DAAM” që tashmë ndodhet në burg, Valter Begaj nënshkruan një kontratë me Evis Berberin. Valter Begaj, zotëronte në atë kohë 100 për qind në pjesë 1.00 të kuotave të kapitalit të shoqërisë "ВVAAL ENGI-10”.

Sipas kontratës, Valter Begaj, deklaron se i shet blerësit Evis Berberi 100 për qind të këtyre kuotave në shumën 1 milion lekë të vjetra, shumë e cila është likuiduar jashtë kësaj zyre dhe pala shitëse i ka marrë të hollat në dorë dhe nuk ka asnjë pretendim për këtë vlerë të likujduar.

Edhe Ervis Berberi, deklaron se është dakord si më sipër, pra që ka blerë në masën 100 për qind kuotat e kapitalit dhe që e ka likuiduar plotësisht shitësin Begaj, për vlerën 1 milion lekë të vjetra.

Me blerjen e shoqërisë "ВVAAL ENGI-10”, Evis Berberi në muajin Tetor 2018, vendos të ndryshojë emrin e saj, duke e quajtur “DAAM” ndërsa administrator vijon të qëndrojë Ervis Lami.

Ndërkohë 1 vit më pas, në 31 janar 2019, shoqëria “DAAM” e përfaqësuar nga pronari i saj Evis Berberi, shitet tek një vajzë nga Kavaja, e quajtur, Brunilda Buli.

Një kontratë fiktive që Brunilda Buli merte përsipër tek noterja Rezarta Koçi, ti paguante Evis Berberit 500 mijë euro për ti blerë këtij të fundit 100 për qind të aksioneve. Berberi e bleu kompaninë në 2018 kundrejt 1 milion lekë të vjetra dhe për 1 vit e shiti të njëjtën kompani 500 mijë euro.

Në nenin 2 të kësaj kontrate të nënshkruar mes palëve në fillim të vitit 2029, thuhet se:

”…shitësi ia shet këto kuota blerësit kundrejt një çmimi 500 mijë euro, të vlerës nominale. Palët deklarojnë se kësti i parë në çmimin prej 8 mijë euro është paguar jashtë zyrës noteriale nga blerësja në favor të shitësit, të cilët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa pjesa tjetër e çmimit total do paguhet në 5 këste për një periudhë kohore prej 5 vjetësh, konkretisht nga 100 mijë euro çdo vit. Nëse pala shitëse nuk paguan vlerën totale të çmimit të shitjes brenda 5 vjetësh, shoqëria do i kthehet palës shitëse dhe pagesat e bëra gjatë kësaj kohe, nuk do i kthehen mbrapsht palës blerëse…”.

Por për të kuptuar se si kjo skemë funksionoi, SPAK iu desh të sekuestronte, celularët e drejtorit tashmë të arrestuar të ARRSH, Evis Berberi, hetime të cilat nisën në shtator të vitit 2023, pas të dhënave që u publikuan në media.

Një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit, vuri më pas në lëvizje Prokurorinë. Por ajo çka e fundosi drejtorin e ARRSH, ishte zbërthimi i celularit Samsung, S 23 Ultra, në posedim të Ervis Lamit.

Aty nga ku u zbuluan edhe komunikimet midis tij, Evis Berberit, Valter Begaj dhe Brunilda Bulit. Biseda të cilat nuk linin asnjë hamendësim sipas SPAK, se Evis Berberi ishte pronari de fakto i kompanisë ‘DAAM’ dhe e kontrollonte atë në mënyrë të tërthortë, teksa si zyrtar i lartë në administratë çonte para në llogaritë e tij nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në 16 gusht 2021 Brunilda Buli, i shkruan Ervis Lamit: “…Më fal që po të shkruaj në këtë orë. Doja të pyesja. Kemi hyrë në ndonjë tender në Kavajë me “DAAM”. Se kishte marrë babin tim në telefon njëri në Kavajë dhe i kishte thënë që ka një gabim në letra.

Ervisi i përgjigjet: Po, po. Sot kemi dorëzuar letrat. Në dijeninë time dokumentet kanë qenë në rregull.

Brunida i shkruan: Po çfarë tenderi është?

Ervis i dërgon sms: Është një objekt për realizimin e projekteve të ngrohjes me kaldajë, në 4 objekte”.

Ndërkohë sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, në 23 dhjetor 2021, vartësja e Evis Berberit Brunilda Buli, vendos t’ia shesë të gjitha aksionet e kompanisë “DAAM”, pronarit fillestar të kësaj shoqërie, biznesmenit Valter Begaj.

Sipas dokumenteve fiktive që SPAK ka zbuluar, Valter Begaj që shiti kompaninë në 2018, tek Evis Berberi kundrejt vlerës financiare prej 1 milion lekë të vjetra, tashmë pas 3 viteve vetëofrohet të blerë këtë shoqëri, kundrejt 200 milion lekë të rinj (2 miliard lekë).

Kjo shifer e madhe, sipas kontratës do të paguhej nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit dhe mandatet do të bashkangjiteshin kësaj kontrate.

Por çuditërisht, 2 muaj pasi Valter Begaj, ka blerë aksionet kundrejt 200 milion lekë të rinj të shoqërisë “DAAM”, ai në muajin shkurt 2021 vendos t’ia shesë këto aksione me të njëjtin çmim administratorit të shoqërisë “DAAM”, Ervis Lami, i cili është shok i ngushtë i Evis Berberit dhe Valter Begaj.

Sipas dokumenteve të siguruara, në 21 shkurt 2022 firmoset një kontratë tjetër shitjesh të kapitalit të kompanisë “DAAM” mes Valter Begaj, gruas së tij Loreta Vallja që jep pëlqimin dhe Ervis Lamit, shokut të ngushtë të Evis Berberit.

Sipas kontratës të, çmimi i shitjes së 100 për qind të aksioneve, është fiksuar në 200 milion lekë të rinj.

Në nenin 2 të kësaj kontrate thuhej se: “…pala shitëse Valter Begaj dhe dhënësja e pëlqimit Loreta Vallja deklaron se i shet blerësit Ervis Lami, gjithë kuotën që ajo zotëron, me pjesëmarjen në masën 100 për qind të kapitalit të shoqërisë kundrejt çmimit të sitjes 200.000.000 (dyqind milione) lekë të rinj. Kjo vlerë do të paguhet nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit dhe mandatet do t'i bashkangjiten kësaj kontrate.

Palët deklarojnë se çmimi është i vetëm, i pandryshuar dhe palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njeri-tjetrit në lidhje me vlerën dhe mënyrën e likujdimit si me poshtë përshkruar. Çmimi i shitje’s se kuotave te kapitalit do te paguhet me këste brenda nje periudhe kohore prej 3 (tre) vitesh nga dita e nënshkrimit te kësaj kontrate. Nëse pala blerëse nuk paguan vlerën totale te çmimit te shitjes se kuotave te kapitalit brenda 3 vjetësh, shoqëria do t'i kthehet shitësit, pronarit aktual, pa asnjë detyrim shtesë.

Por habitë me shitje-blerje fiktive të kësaj kompani nuk kanë rreshtur sërish. Pasi dy muaj pas shitjes 200 milion lekë të rinj, pronari i ri, Ervis Lami, në 4 Prill 2022 ka vendosur tia shesë të gjitha aksionet e shoqërisë, biznesmenit fillestar të saj, Valter Begaj.

Kontrata e shitjes nuk është bërë tek asnjë noter ndërsa çmimi i shitjes së kësaj shoqërie është 0 lekë.

“…shitesi Ervis Lami, deklaron se i shet blerësit Valter Begaj, (pronar i mëparshëm i subjektit) 100 për qind të këtyre kuotave, kundrejt vlerës 0 lekë, pasi shitësi tërhiqet nga pronësia dhe të dy palët nuk kanë asnjë pretendim ndaj njeri-tjetrit…”-thuhet në kontratën e shitjes.

Tashmë kjo shoqëri është sekuestruar nga SPAK qysh prej 2 Prillit 2024 dhe ende vijon të jetë e sekuestruar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë