Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- 7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Policia ka njoftuar se një 30-vjeçar me inicialet M. P., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij. Ndërsa një 28-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.
Nga ana tjetër, një 51-vjeçar ra në pranga pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar t'i vjedhë portofolin një personi. Gjithashtu u arrestua dhe një 27-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Po ashtu njoftohet se në pranga ka rënë dhe një 58-vjeçar me inicialet S. D., me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Bëhet me dije se ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë një 46-vjeçeje, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë;
- P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasit K. K., 50 vjeç, dhe Sh. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 11:10, në rrugën "Linxheria", shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Sh. V., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas largimit të tij është paraqitur në vendngjarje, shtetasi K. K., (babai i shtetasit A. K.), i cili ka deklaruar se ka qenë ai duke drejtuar automjetin. Si pasojë e aksidentit mes dy mjeteve, është dëmtuar shtetasi F. P., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
- Zh. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen R. A., dhe më pas me mjetin me drejtues shtetasin B. F., dhe mjetin me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
TIRANA- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës ku mësohet se 18-vjeç...
Mario Barjamaj TIRANA- Futbollisti i Laçit Mario Barjamaj është në kërkim nga Policia e Tiranës pas sherrit të d...
TIRANA- Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri. Zeneli...
Davide Pecorelli ITALIA- Biznesmeni italian, Davide Pecorelli ka reaguar lidhur me vendimin e dhënë 3 muaj më parë nga një gj...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Fatjon Dauti i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e djeshme tek rrethrrotullimi I TE...
GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një grek goditi me thikë një...
TIRANA- Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca. Mësohet se i...
Foto ilustruese TIRANA- Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme është ekstraduar nga Spanja në Sh...
TIRANA- Më 11 shtator do të shqyrtohet në seancë në Gjykatën e Apelit Administrativ padia për shfuqizimin e udhëzimit ...
Shkodra TIRANA- Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm për sh...