AKTUALITET

Nga Ron Yeffet te AKSHI - Qyno zbardh skemën e mashtrimit: Përfituesit e tenderave rrinë në hije

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 21:59
Nga Ron Yeffet te AKSHI - Qyno zbardh skemën e mashtrimit:

Gazetari Elton Qyno, I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ analizoi skemën  si përmes mashtrimit tërhiqen investitorë  me premtime për projekte të mëdha ndërkohë që përfituesit e vërtetë vërtetë qëndrojnë në hije, dhe ata që hartojnë letrat mbajnë përgjegjësi ligjore. 

Raste konkrete që përmenden është ai i mikut të Kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet i cili është paditur sëpaku katër herë për mashtrim në SHBA. Padia e fundit është ajo e datës 6 mars të këtij viti, ku biznesmeni Mark Faist akuzon Ron Yeffet se i ka zhvatur së paku 7.6 milionë euro nëpërmjet mashtrimit për investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Rast tjetër është ai me biznesmenin Behgjet Pacolli për aeroportin e Vlorës apo skandali me tenderat e AKSHI-t.

Elton Qyno: Po të merresh edhe të shikosh rastin e padisë që është bërë në Washington, në Amerikë, më kujton ca raste në prokurorinë e Tiranës që vijnë disa personazhe dhe marrin përsipër të zgjidhin hallet e çështjeve penale dhe civile dhe mjafton që të hyjnë dhe të dalin në prokurori, ja shesin tjetrit sikur e kanë mbaruar gjithë këtë punë dhe ky tjetri hallexhiu duhet të paguajë gjithë haraçin e zgjidhjes së çështjes.

 E njëjta gjë ka ndodhur, të paktën sa e kuptoj unë, edhe me Ronin Yeffet, i cili vjen në Shqipëri, takon Edi Ramën, takon ministrat, bën disa foto, ha disa dreka e darka, fle në Rogner dhe më pas largohet...

Çim Peka: E merr dhe me çartera dhe shkon në Paris.

Elton Qyno: Dhe më pas largohet dhe pastaj fillon kalkulimet që në Shqipëri bëhet nami dhe të gjitha punët dhe gjithë biznesi botëror zhvillohet në Shqipëri,

Ideatori i Air Albania-s, ideatori dhe i prodhimit të barutit dhe municioneve që do të bëhet me kompaninë KAYO  në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve. Prandaj u bë dhe ajo lufta e madhe që u zhvendos edhe  një nga televizionet private. Pra nuk ka qenë pse Irfani nuk paguante apo dritat apo nuk paguante qiranë. Ishte më tepër që të hiqej ajo pjesë dhe më pas të futeshin këta. Do ta bëjnë apo jo këta, kjo është gjë tjetër, por qëllimi i tyre është në fillim të mashtrojnë njerëz në Washington, të mashtrojnë njerëz në vende të ndryshme të Europës.

Çim Peka: Që Irfani akoma mendon që e ka hequr Belinda nga aty.

Qyno: Ndërkohë Roni me Ramën vazhdojnë në planet e veta për të sjellë biznesmenw për të mashtruar, se as ata s'do i lenë të investojnë. Sepse ti ke rastin konkret që ke biznesmenë shqiptarë, siç e ke Behgjet Pacollin, që e thirrën vetë, ja dhanë koncesionin vetë.

Çim Peka: Po çfarë, çfarë priste Pacolli ?

Qyno: Këtu të thërrasin, hajde merre ti, bëje ti dhe në fund ta kemi ne. E kupton gjithë strategjinë apo s'e kupton? Në fillim këta po hyjnë në këtë valle.

Koncesionet e tjera janë në burg. E di ti apo jo? Sepse kanë hyrë lirshëm nëpër zyra, kanë shkuar te Rama, kanë shkuar te ministri. Hajde merre ti, por në fund fundorët janë këta, pavarësisht se ti ke bërë letrat dhe ke lënë gjurmët, në fund kur verifikohen këto letrat, janë njerëzit që kanë shkuar në burg.  Ndërsa këta po gëzojnë frutet e gjithë kësaj skeme.

 E njëjta gjë është edhe kjo me Ronin Yeffet. Ai mirë që i ka kuptuar që i ka marrë 8 milionë euro dhe e ka paditur në,  SHBA. Por ai mund të vinte këtu, t'i hidhte ato 8 milionë euro, t'ia merrnin dhe nga këtu ata, do hidhte dhe të tjerë, do thithnin dhe biznesmenë të tjerë, siç e ka bërë me zonën e Durrësit, që ka mbledhur një sërë biznesmenësh të kompanive të IT-së atje dhe në fund s'ke asnjë, 1 centimetër themel. E ke lëndinë. Dhe sërish pastaj... . Ikën nga sytë këmbët.

Atyre nuk i intereson strategji investimi, atyre i intereson vetëm pjesa që të gjejmë dikë, ta ulim në tavolinë, ta mashtrojmë, t'ia marrim ato lekë që ne e kemi projektin dhe më pas të vazhdojmë.

Ti e ke lexuar ndonjëherë dosjen e AKSHI-t çfarë bëhet atje? Tre shkrime kam botuar unë. I ke lexuar? Atje vjen tjetri, ulet tek zyra e drejtoreshës dhe këta argatët pastaj vazhdojnë bëjnë letra o zoti Peka. Bëjnë letra. Marrin vetëm atë rrogën se po s'i firmosën ato letrat s'e marrin as rrogën. Dhe më pas fillojnë dhe arkëtojnë këta pjesët e tjera. Dhe përfituesi më i madh nuk është ai që merr tenderin, është ai që rri në hije pas përfituesit të tenderit. Kjo është më e bukura. Prandaj themi që këtu nuk është çështje që erdhi ai dhe e ftuan këta. Këtu është që në thelb është mashtrim sepse ai vjen këtu për të bërë një foto me kryeministrin e Shqipërisë, me ministrin e Shqipërisë, me ministrin e kabinetit të qeverisë Rama dhe më pas largohet dhe këtë foto ai në çdo hotel, në çdo korridor dhe në çdo lobim thotë shikoje me ke jam unë. Ja po e marr tani në telefon, kemi një plan biznesi kemi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan