“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Një funksionar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka rënë në rrjetën e Prokurisë së Posaçme si person kyç në skemën e pastrimit të parave që gjeneronte korrupsioni i përbindshëm në AKSHI.
Aurel Cenolli me detyrë drejtor kontrolli në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, rezulton se ndihmonte biznesmenin Andis Papa të pastronte paratë e korrupsionit duke lëshuar 10 milionë euro fatura fiktive për blerje çokollatash dhe biskotash tek kompania Mega Distribution e Bedri dhe Rogert Rrytas.
Andis Papa, pronar i Fastech
Roli i Cenollit në skemën e pastrimit të parave ka dalë nga dëshmia e një kontabilisteje të quajtur Arlinda Meko, e cila ka legalizuar transaksionet fiktive. Sipas dëshmisë të publikuar nga Weblajm, Meko ka dëshmuar në SPAK se kalimi i faturave i është kërkuar nga Andis Papa, Ermal Beqiri dhe Aurel Cenolli.

Pjesë nga dëshmia e Mekos në SPAK
Nga Procesverbali datë 19.01.2025 për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale rezulton se Znj. Arlinda Meko ka deklaruar ndër të tjera se ka punuar me mbajtjen e kontabilitetit të shoqërisë Megadistribution sh.p.k., duke treguar se ka dijeni për faturimet ndërmjet kompanisë Megadistribution sh.p.k. me Fastech sh.p.k. dhe Soft & Solution sh.p.k., duke shpjeguar se Z. Andis Papa ka ardhur në zyrën e saj me Z. Aurel Cenolli (Drejtor në Drejtorinë e Tatimeve Rajonale Tiranë) dhe se i kanë kërkuar të bëjnë blerje të produkteve të kompanisë Megadistribution sh.p.k. dhe se blerjet nuk do të bëheshin me shkëmbim malli por faturime të Megadistribution sh.p.k. tek shoqëria Fastech sh.p.k.
Ajo sqaron se interesi i Fastech sh.p.k. ishte që përmes këtyre blerjeve të rritej niveli i shpenzimeve të kompanisë me qëllim që fitimet që merrte kjo kompani nga aktiviteti i saj të tatoheshin sa më apk nëpërmjet rritjes së shpenzimeve dhe se nga ana tjetër Megadistribution sh.p.k. kishte interes se shitjet pa faturë në treg do të mbuloheshin nga shitjet e këtyre faturave fiskale dhe se në këtë mënyrë do të balancohej me importet e subjektit. Ajo sqaron se kjo u diskutua ndërmjet Z. Bedri Rryta dhe Z. Andis Papa.
Nga Procesverbali datë 20.01.2025 mbi deklarimet e personit ndaj të cilës zhvillohet hetimet, me prezencën e mbrojtësit, Znj. Arlinda Meko ka deklaruar se nuk i kujtohet nuk ka ardhur në zyrë Znj. Arjola Koromani dhe se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë Soft & Solution dhe se mendon se emrin e këtij subjekti ia ka dhënë Z. Andis Papa, duke treguar se ka patur edhe debate për mënyrën e deklarimit të disa faturave me Znj. Koromani.
Znj. Meko tregon më tej se Z. Ermal Beqiri dhe Z. Andis Papa kanë takuar më tej Z. Bedri Rryta dhe se ka qenë edhe ajo prezent, pasi e ka kërkuar ky i fundit. Ajo shpjegon se ato i ishin ankuar Z. Bedri Rryta se nuk donin të punonin me Znj. Meko dhe se kërkonin të punonin drejtpërdrejtë me Z. Rryta.
As ky i fundit dhe as Znj. Meko, tregon ajo, nuk kanë marrë ndonjë herë përfitime nga ato. Z. Rryta, tregon ajo, i ka thënë më pas se do të punonte vetëm me Z. Andis Papa dhe se me Z. Ermal Beqiri nuk donte ta shihte fare./Kapitali
Gjykata e Durrësit vijon të funksionojë në kushte alarmante infrastrukture dhe sigurie, pavarësisht rritjes së volumit të &cc...
Moti i keq me reshje shiu që përfshiu vendin pasditen e kësaj të shtune, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në ...
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidhur me nisjen e një auditimi në disa burgje të vendit, p...
Rreth mesditës, qarku i Elbasanit u përfshi nga reshje shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe rrebeshe lokale. Edhe pse...
Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të...
Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit t&e...
IGJEO ka ngritur alarmin për rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash në disa qarqe të vendit, si pasojë e reshjeve intensive d...
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit ndaj ish-ministrit Lefter Koka nuk mund të zbatohet për ta rikthyer në qeli pë...
Gazetarja e emisionit Piranjat, Edona Gashi, ka përcjellë sot përmes rrjeteve sociale një mesazh prekës në përkujtim të ...
Beach bari pa leje në zonën e Kanalit të Çukës në Sarandë ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit...