Aksident/ Makina përplas të moshuarën, dërgohet në spital
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore.
Në seancën e kësaj të enjteje ai është parë të jetë ulur në krah të avokatit të tij.
Kërkesa për daljen nga kafazi drejtuar GJKKO është bërë nga avokati i tij dhe u pranua qe ne daten 28 prill, ku u vendos që në seancën e sotme ai do të ishte në krah të avokatit.
Një kërkesë e tillë u është mohuar më parë ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Ish-ministri është arrestuar lidhur me hetimet e SPAK për dosjen e “Sterilizimit”.
SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.
Krahas masës së sigurisë, ndaj ish-ministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.
Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese.
Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht.
Gjithasut analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje.
Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm 2025 tregon se pjesa më e madhe e procedimeve për veprat penale kundër rendit dhe si...
Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar sot masën e sigurisë për shtet...
Një 70-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të ...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezh&eu...
Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, kur për pasojë një 50-vjeçar që po udhët...
Shqipëria është kthyer në një shtet të mirëfilltë ku çdo individ nga mbarë bota mund të gjejë pa...
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje...
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një pers...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...