AKTUALITET

Nisja e shkollës të hënën/ Automjetet do kenë kufizime në këto segmente

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 10:38
Nisja e shkollës të hënën/ Automjetet do kenë kufizime

Me nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka prezantuar një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë në dhe përreth shkollave.

Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, deklaroi se do të ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore dhe patrullave të ndryshme pranë institucioneve arsimore. Masat përfshijnë kontrollin e automjeteve që transportojnë nxënësit, kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu, në bashkëpunim me institucione të tjera, do të mbyllen pikat e shitjes që përbëjnë rrezik për nxënësit. Policia garanton prindërit dhe qytetarët për angazhim maksimal në mbrojtje të fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor.

Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues Agron Çeli, deklaratë për median për marrjen e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim:

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë tuaj sot, për të informuar qytetarët  dhe prindërit, për masat e marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me aktorët e tjerë që i ngarkon ligji për sigurinë në shkolla.

Me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla dhe përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, më datë 8 shtator 2025, dhe në vazhdimësi gjatë gjithë vitit shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në mbështetje të ligjit ”Për Policinë e Shtetit” dhe të rregullores së Policisë së Shtetit, të miratuar me VKM, si dhe në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në Shkolla, ka nxjerrë një urdhër të posaçëm, në zbatim të të cilit  u  hartua plani i detajuar i masave me detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë të angazhuara për sigurinë në shkolla.

Për zbatimin e këtij plani do koordinohen veprimet me  Policitë bashkiake, oficerët e sigurisë në shkolla, drejtuesit e shkollave, qeveritë e nxënësve,  bordet e prindërve, si dhe me AKU-në. Ndërkohë drejtuesit e drejtorive vendore, komisariateve dhe stacioneve të Policisë, në zbatim të detyrave të  përcaktuara në urdhrin e  Drejtorit të Përgjithshëm,  hartuan plane masash për shërbimet e kontrollit të territorit me detyra konkrete që do të kryejnë punonjësit e Policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, të mesme  por dhe ato të larta kur të fillojë viti  i ri akademik.

Komisariatet dhe Stacionet e Policisë, për shkollat që kanë në juridiksion, do sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, me Ndihmës/specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale, duke planifikuar, organizuar dhe kryer shërbime në bashkëpunim me Policitë bashkiake në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.

Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Do të kryhen kontrolle të vazhdueshme dhe rigoroze për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të nxënësve.

Ndihmës/specialistët e Policisë në zona dhe punonjësit e Policimit në Komunitet, do të mbajnë kontakt të përditshëm me drejtuesit e shkollave dhe oficerët e sigurisë në shkolla, dhe do të jenë në gatishmëri të plotë 24/7, për të koordinuar veprimet, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve negative nëpër shkolla, si dhe për ndërhyrjen e menjëhershme për parandalimin e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë drejtorive vendore të Policisë, do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimin dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione.

Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla dhe Programit të Ri të veprimit të Ministrisë së Arsimit, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, të Shëndetësisë, AKU-në, pushtetin vendor, psikologët  dhe punonjësit socialë  në shkolla.

Në vazhdimësi do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, si dhe të pushtetit vendor për përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet e mësimdhënies, duke përcaktuar masa për:

-Përcaktimin e perimetrit të sigurisë në shkollat e të gjitha niveleve.

-Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

-Vendosjen e sinjalistikës përkatëse vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave.

Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë.

Strukturat vendore të Policisë do vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me prishjen e rendit publik dhe kryerjen e çdo veprimtarie kriminale në këto institucione, si dhe konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit brenda shkollës, fenomenin e bullizmit, si dhe mosmarrëveshjet që mund të kenë me shtetas të tjerë jashtë institucioneve arsimore, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në rastet e njoftimeve të rreme, që shkaktojnë panik te nxënësit dhe stafet pedagogjike,strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit  në bashkëpunim me prokuroritë, do punojnë  për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Nga ana e drejtuesve të strukturave për krimet në volum, të rendit publik dhe Policisë Rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat joqeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucionet arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me kolektivin mësues-nxënës,   të shkollave 9 vjeçare dhe ato të mesme si në ambientet e Policisë dhe në ato të shkollave,  për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me Policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, për rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit në banesa apo nga të rinjtë dhe rrezikun nga krimet kibernetike, etj.

Njëkohësisht në zbatim të programit për reduktimin e drogave duhanit dhe alkoolit në shkolla, (SCPA) specialistët e policimit në komunitet do vijojnë të japin orë mësimore në shkollat 9-vjeçare. Specialistët për krimet në volum dhe ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet (SPZ) do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla si: takimet e bordit të prindërve, senatit të nxënësve, etj., duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione.

Do të zhvillohen analiza periodike, në lidhje me sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në shkolla, duke evidentuar problemet që hasen dhe përcaktimin e detyrave konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe parandalimin dhe goditjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që mund të zhvillohet në ose pranë institucioneve arsimore ose ambienteve shkollore.

Për raste apo ngjarje të veçanta do të zhvillohen takime dhe analiza të përbashkëta me drejtues të këtyre institucioneve dhe do të dërgohet informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë në numrin pa pagesë 112 çdo dyshim apo konstatim që cenon jetën, shëndetin dhe procesin mësimor të nxënësve.

Policia e Shtetit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, garanton prindërit dhe gjithë qytetarët për një angazhim maksimal për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Urojmë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme suksese në këtë vit shkollor! Policia është pranë jush, mos ngurroni të bashkëpunoni dhe të  bisedoni me punonjësit e Policisë për çdo shqetësim tuajin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan