AKTUALITET

Çfarë informacionesh përmbanin?/ Ish-drejtori i SHISH “shiste” dosje sekret shtetëror!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 09:33
Çfarë informacionesh përmbanin?/ Ish-drejtori i SHISH

Një kontroll banese i kryer në 13 shkurt 2025 në shtëpinë e ish-drejtorit të SHISH për Qarkun Berat, Aleksandër Shulla, zbuloi prezencën e dy USB-ve, brenda të cilave u gjetën dy materiale “USB-Drive”, që përmbanin informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”.

Të dy ekzemplarët e dosjeve sekrete ishin kopjuar nga një kopje e vetme që mbahej në Aparatin Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe nuk dihet ende se në çfarë rrethana është kopjuar dhe ka përfunduar në banesën e ish-drejtorit të SHISH, Aleksandër Shulla.

Pas këtij zbulimi është njoftuar dhe Aparati Qendror i SHISH-it, i cili ka nisur një hetim të brendshëm,me shpresën e zbulimit të personit që ka kopjuar kopjen e vetme të informacionit që mbahej në SHISH, dhe më pas e ka nxjerrë atë jashtë mureve të godinës qendrore.

SHISH, ka ngritur dyshime të forta se brenda strukturave të tij vepron një celule spiunazhi, që kryen rol të dyfishtë dhe bashkëpunon me persona të tjerë të huaj, duke i tregtuar këtyre të fundit informacione të klasifikuara.

Nuk dihet ende saktësisht se në çfarë rrethanash është realizuar kopjimi i materialit, por SHISH përmes një shkrese të datës 19 mars 2025, i ka konfirmuar prokurorisë së Beratit, se dy materialet “USB-Drive” me informacione “Sekret Shtetëror”, mbaheshin në një kopje të vetme në godinën qendrore të SHISH.

“…nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “USB DRIVE”, janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH, në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i këtyre materialeve në media të lëvizshme është I ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH…”-thuhet në shkresën e SHISH-it.

Por kopjimi dhe më pas dalja në rrugë informale, i këtij materiali sekret shtetëror që nuk dihet saktësisht se për çfarë flitet, u zbulua krejt rastësisht nga policia dhe prokuroria e Beratit, e cila kishte nisur një hetim penal për “Organizimin pa lejë të lojrave të fatit”, ku në fokus ishte djali i ish-drejtorit të SHISH, shtetasi Pandeli Shulla.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast policia ka ushtruar kontroll në disa banesa, mes të cilave dhe tek shtëpia e ish-drejtorit të SHISH për Beratin, Aleksandër Shulla, ku jeton dhe djali i tij.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 26 fishekë që i përkasin kalibrit 7.62 mm.

Ndërsa sekreti shtetëror është gjetur në dy USB në banesën e Aleksandër Shulla, ku njëra nga USB-të rezulton të jetë e bashkëshortes së tij pasi, bashkë me materialin sekret në USB ndodhen edhe materiale të tjera që lidhen me detyrën e saj si mësuese në arsimin parashkollor në fshatin Otllak raporton “Ora news”.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy USB, brenda në banesën e Aleksandër Shulla, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Gjatë marrjes në pyetje Aleksandër Shulla, deklaroi se ka punuar si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat dhe zotëronte armë zjarri e llojit pistoletë “TT” me leje, si dhe municionin përkatës.

Shulla ka shpjeguar se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.

Ai sqaroi se, 5 fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e SHIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Ndërsa sipas tij djali i tij, Pandeli Shulla, nuk ka lidhje me municionin e gjetur gjatë kontrollit të banesës dhe nuk ka dijeni nëse është i përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan