E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...

Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare pritet të rritet në nivelin e 6 milionë lekëve brenda vitit 2027.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u shpreh të martën gjatë raportimit të Kuvendin e Shqipërisë, se po punon për përgatitjen e projektligjit që do të mundësojë përafrimin e legjislacionit shqiptar për sigurimin e depozitave me direktivën përkatëse europiane.
Një nga çështjet kryesore në përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe niveli maksimal i sigurimit të depozitave. Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në shumën e 2 milionë lekëve. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.
Megjithatë, rritja e menjëhershme me afërsisht katër herë e nivelit maksimal të mbulimit të depozitave do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, ASD projekton një rritje me dy etapa.
Me ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave”, që parashikohet të dërgohet për miratim brenda vitit 2026 ose fillimit të vitit 2027, do të ketë një rritje të ndërmjetme të shumës së mbulimit të depozitave, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë. Në një etapë të dytë, në momentin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, shuma maksimale e sigurimit të depozitave do të rritet në kufirin e parashikuar në direktivë, prej 100 eurosh.
Informacioni i ASD tregon se aktualisht 95% e depozitave të siguruara me ligj kanë një vlerë brenda nivelit maksimal të mbulimit, prej 2.5 milionë lekësh. Vlerësohet se me rritjen e nivelit maksimal në 6 milionë lekë, përqindja e depozitave të mbuluara do të rritet në 98%.
Një përfarim tjetër i domosdoshëm me direktivën e BE-së do të jetë mënyra e llogaritjes së primit të sigurimit që paguajnë subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
Sipas ligjit, për të gjitha bankat tregtare në skemë, primi tremujor i sigurimit përllogaritet në mënyrë uniforme, si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Për SHKK-të primi tremujor i sigurimit është 0,075% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara. Direktiva e BE-së kërkon që primi i sigurimit të llogaritet bazuar mbi nivelin specifik të rrezikut të secilit subjekt anëtar të skemës.
ASD bën të ditur se e ka përgatitur tashmë metodologjinë e re për llogaritjen e primit të sigurimit të depozitave me bazë rreziku. Megjithatë, aplikimi i kësaj metodologjie mund të fillojë vetëm pas të jenë miratuar ndryshime e nevojshme në ligjin “Për sigurimin e depozitave”.
Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej vitin e kaluar. Sipas informacionit të ASD, raporti arriti në 7.61%, nga 7.27% që pati qenë një vit më parë.
Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.
Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 70.14 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.3% krahasuar me një vit më parë.
Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit. Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në 4.39 miliardë lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.
Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se në vitin 2023./Monitor
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. ...
Sot, 15 tetor 2025, dollari amerikan blihet me 83.1 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.2 lekë. Franga ...
Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është...
Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojn&eu...
Për shkak të ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Sh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellim...
Policia e Shtetit pezulloi nga detyra një efektiv policie që u denoncua në media duke marrë ryshfet. Briken Tereziu, u filmua në aeropo...
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si Bushtricë,...
Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Nga dosja e publikuar në media mësohet s...
Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmet...