
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas shqiptar 42-vjeçar për tentativë vjedhjeje në banesë. Në orët e para të mëngjesit, gjatë shërbimit të zakonshëm të kontrollit të territorit në Torino, policët e UPGSP-së, duke kaluar në rrugën Via Sospello, vunë re një person që po vëzhgonte pjesën e sipërme të një porte me ndihmën e një elektriku.
Pasi iu afruan godinës, efektivët vendosën të kryenin një kontroll brenda saj dhe, teksa po afroheshin te porta, dëgjuan disa zhurma që vinin nga brenda. Papritur, pak çaste më vonë, prej andej dolën tre persona që u larguan me vrap në dy drejtime të ndryshme, duke hedhur në tokë objekte të ndryshme.
Reagimi i shpejtë i agjentëve bëri të mundur ndalimin e 42-vjeçarit shqiptar dhe konstatimin se tre personat kishin hyrë në ambientet e bodrumeve duke thyer drynat.
Përgjatë rrugicës nga kaluan dy prej personave në arrati, mes të cilëve edhe i arrestuari, policët gjetën një pistoletë, e vjedhur gjatë një vjedhjeje të mëparshme në banesë, me një fishek në karikator, si dhe një qese që përmbante disa unaza, byzylykë, varëse dhe orë të shtrenjta, të dyshuara si produkte të aktivitetit të paligjshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, burri u gjet në posedim të një shume prej 740 eurosh, e cila dyshohet gjithashtu si e përfituar nga veprimtari të paligjshme. /PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Mars15:45
Përfshihet nga zjarri masivi pyjor, era favorizon përhapjen e flakëve
Një zjarr ka rënë këtë të shtunë (21 mars) në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit&rd...
AKTUALITET
21 Mars14:58
Kanosi me hanxhar një person, e goditi dhe i dëmtoi xhamin e makinës, arrestohet 39-vjeçari
Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyr...
AKTUALITET
21 Mars14:25
Bie nga muri në Berat, përfundon te “Trauma” turistja e huaj
Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” n&eum...
AKTUALITET
21 Mars14:15
Denoncimi/ Banorët e Letanit në Elbasan: Mjetet e tonazhit të rëndë po na rrezikojnë jetën, prej 3 vitesh pa zgjidhje
Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksi, këtë herë nga banorë të fshatit Letan, në njësinë admin...
AKTUALITET
21 Mars13:58
Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për densitetin e autostradave
Vendet e Evropës vijojnë të dominojnë në infrastrukturën rrugore, ndërsa Shqipëria mbetet ende në një fazë...
AKTUALITET
21 Mars11:57
Shqipëria e 9-ta në botë për Sigurinë Kibernetike? Raporti u hartua me informacionet e Edi Ramës
Një organizatë qeveritare estoneze, e cila mat indeksin global të Sigurisë Kibernetike bazuar vetëm mbi dokumenta shtetërorë...
AKTUALITET
21 Mars11:45
Denoncimi/ Punonjësit e OSSH-së pa dieta prej muajsh, akuza për abuzime me punësimet
Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë një situatë shqetësuese që, sipas tij, po përjetojnë punonjës të...
AKTUALITET
21 Mars11:42
DETAJE/ Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arma ishte vjedhur në vitin 2024
Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po hedhin dritë mbi rrethanat e krimit t&e...
AKTUALITET
21 Mars11:30
Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Vlash Brahjas dhe vëllait të “Rrumit”
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kr...
AKTUALITET
21 Mars11:21
E RËNDË/ Nga ‘kryetar partie’ në ngacmues seksual, 65-vjeçari i ofron para 13-vjeçares për takime!
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e r&...