AKTUALITET

“Një ‘Mercedes Benz’ me xhama të zinj bënte xhiro atë ditë”/ Zbardhen dëshmitë e personave që e panë për herë të fundit Klevis Lleshin. Nëna tregoi para hetuesve me saktësi emrat

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 19:58
“Një ‘Mercedes Benz’ me xhama të zinj bënte

Fatbardha Lleshi, nëna e 23-vjeçarit të vrarë Klevis Lleshi në një intervistë për emisionin “Në Shënjestër” dyshonte se vrasja e Klevis Lleshit, mund të ishte bërë për gjakmarrje.

Kjo pasi prej disa vitesh familja Lleshi ishte në një konflikt të hapur me familjen e Ali Hoxhës, nga fshati Shtjefën i Matit, që ishte me banim në Mamurras. Një hasmëri e gjatë, e cila kishte nisur fillimisht në Britaninë e Madhe dhe që më pas saga e vrasjeve kishte mbërritur deri në Burrel.

Në vitin 2012, Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit ka vrarë në Angli shokun e tij Agim Ali Hoxha i cili është gjetur i shkrumbuar në makinë. Një vit më pas, në vitin 2013 ai që vritet është Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit.  Dhe pas tij në vitin 2017 vëllai i tij dhe xhaxhai i Klevisit, Hajredin Lleshi.

Ndërkohë që po këtë vit rezulton i zhdukur në Kamëz, në rrethana ende të paditura, djali i Hajredinit, Artan Lleshi.  Të gjitha këto ngjarje pa autor. Do të ishin pikërisht këto vrasje dhe hasmëria me familjen Hoxha, të cilat do të sillnin edhe reagimin e parë të nënës së Klevis Lleshit e cila menjëherë pas zhdukjes së të birit, ngriti gishtin e akuzës ndaj familjes Hoxha.

Fatbardha, nëna e Klevis Lleshit, dha dhe dëshminë e saj për zhdukjen e të birit, si dhe mbi personat e fundit me të cilët Klevisi ishte shoqëruar atë ditë, hetime të cilat në atë kohë u nisën nga Prokuroria e Kurbinit.


Lleshi tha se i biri ishte në kërkim pas një konflikti që kishte me shtetasin Maringlen Hoti. Dhe për këtë arsye ai këtë kohë qëndronte i fshehur.  Por edhe pse qëndronte i fshehur, ai nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet me nënën e tij.

Me të cilën komunikonte vazhdimisht nëpërmjet ëhats app. Ashtu sikurse kishte biseduar edhe atë ditë, ku biseda e tyre e fundit kishte qenë rreth orës 12.00.

“Klevisi ka qenë në kërkim nga policia për shkak të një konflikti që kishte me shtetasin Maringlen Hoti. Për këtë arsye ai qëndronte i fshehur. Hera e fundit që fola me të ishte me datë 5 Gusht 2020 rreth orës 12.00 nëpërmjet whats app”, ka deklaruar Fatbardha Lleshi.

Por nëna e Klevis Lleshit duket se kishte informacione të sakta lidhur mbi personat me të cilët djali i saj ishte parë për herë të fundit në të gjallë.

Një nga këta emra që ajo përmendi ishte edhe Sabah Nuzi i thirrur ndryshe si Sabi. Një personazh me rekorde të shumta penale në zonë.  Dëshmi të cilat ajo dhe të afërmit e saj i kishin marrë në rrugë operative.

Aty ku kishin mësuar po kështu se Maringlen Hoti, personi me të cilin Klevisi ishte konfliktuar dhe qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim nga policia, ishte shprehur në shoqërinë e tij se Klevisin e kishte parë pasditen e datës 5 gusht në dalje të tunelit të Shkopetit në shoqërinë e Sabah Nuzit, jashtë një makine, duke pirë të dy cigare. dub

Por duke qenë se Maringleni ishte në konflikt me Klevisin dhe ishte i interesuar të dinte vendndodhjen e tij, ai mësohet se ishte kthyer sërish me makinë në vendin ku e kishte parë për herë të fundit atë në shoqërinë e Sabah Nuzit.

Por me t’u kthyer në hyrje të tunelit të Shkopetit, kishte konstatuar që automjeti i këtij të fundit nuk ishte në njëjtin vend. Por kishte lëvizur te një shtëpi e braktisur.

“Ajo që dua të deklaroj është se në lidhje me zhdukjen e djalit tim Klevisit unë kam dyshime të forta te shtetasi Sabah Nuzi. Si dhe te personat e tjerë, që atë ditë kanë qenë në praninë e tij.

Po kështu ne kemi mësuar se Maringlen Hoti është shprehur në rrethin e tij shoqëror se më datë 5 Gusht 2020, rreth orës 16.00, pasi ka kaluar tunelin e Shkopetit, ai ka parë makinën e Sabah Nuzit të parkuar në cep të rrugës dhe vetë  Sabahun që ishte jashtë makinës duke pirë cigare me Klevisin.

Dhe se ai Maringleni ishte kthyer sërish te i njëjti vend, por makina kishte lëvizur te një shtëpi e braktisur. Ndërkohë që A. D më ka thënë që ditën e zhdukjes së Klevisit, ai ka parë disa pamje filmike të kamerave të sigurisë në afërsi të lokaleve ‘Koliqi’ dhe ‘Ballabani’, ku kishte dalluar një automjet  ‘Mercedes Benz’  me xhama të zinj, që rreth orës 14.40 të asaj dite kishte bërë xhiro aty dhe më pas ishte larguar”, mësohet të ketë thënë nëna e Klevis Lleshit.

Shoqërimin e Klevis Lleshit me Sabah Nuzin ditën e ngjarjes e konfirmuan edhe të tjerë dëshmitarë okularë që kishin qenë në praninë e tij.

Njëri prej tyre R. U, tha për oficerët e policisë se në të njëjtën ditë kur pretendohej se ishte zhdukur ai e kishte parë Klevisin në prani të Sabah Nuzit, në cep të lokalit ku po qëndronin, në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pas ata ishin larguar dhe Klevisi kishte mbetur në praninë e Sabah Nuzit dhe një personi tjetër që rrinte shtrirë në makinë.

“Më datë 5 Gusht 2020 unë kam qenë në lokalin ‘Koliqi’, dhe bashkë me mua në këmbë duke pirë cigare kanë qenë edhe tre persona të tjerë, si edhe Klevis Lleshi, Sabah Nuzi  dhe një person që rrinte shtrirë në makinë që nuk ia di emrin.

Pasi unë dhe tre personat e tjerë u ulëm në kafe, Klevisi vazhdoi të qëndronte jashtë lokalit me Sabahun dhe personin tjetër, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Më tej unë nuk e di se ku shkuan Klevisi, Sabahu dhe personi tjetër. Unë qëndrova në lokal deri në orën 21.00 dhe më pas lëviza drejt Milotit dhe më tej drejt Tiranës”, ka deklaruar një nga dëshmitarët që e panë për herë të fundit Klevis Lleshin. U tha për oficerët e policisë gjyqësore se vetëm të nesërmen ai mësoi se Klevis Lleshi ishte zhdukur. Dhe këtë ia tha një shoku i tij.

Por dyshimet e nënës së Klevis Lleshit se Sabah Nuzi ishte personi që kishte dorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e të birit, mbetën vetëm të tilla në atë kohë. Edhe pse i gjithë Burreli kur vinte fjala te zhdukja e Klevis Lleshit nuk ngurronte të përmendte emrin e tij, askush nuk kishte prova të mjaftueshme që të provonte bashkëpunimin e tij në krim.

Por ajo që do të përbënte një çudi më vete dhe që do të përkonte me gjetjen e eshtrave të Klevisit, ishte fakti se mbetjet e trupit të tij u gjetën të groposura në pronën e familjes Kolaveri që ishte lidhje gjaku me atë Hoxha që ishin hasmët e familjes Lleshi. Lidhje gjaku me familjen e Ali Hoxhës që i pranoi dhe vetë Edmond Kolaveri. Pronari i ullishtes në fshatin Shpërdhet në Mamurras, ku më datë 8 Dhjetor 2020, u gjetën mbetjet kockore.

“Ali Hoxha është bashkëshorti i hallës sime, dhe djemtë e tij i kam djem halle. Po kështu Ali Hoxha banon në të njëjtën lagje ku banoj edhe unë dhe i kemi shtëpitë ngjitur, në lagjen ‘Demokracia’, në Shpërdhet, Mamurras”, ka deklaruar në polici Kolaveri.

Por a ishte kjo një ngatërresë e qëllimshme nga ata që kishin kryer krimin, për ta groposur pikërisht trupin në tokën në pronësi të hasmit të tyre.Apo kjo ishte një mënyrë për t’u kujdesur që trupi të ruhej pikërisht në pronën e tyre me qëllim që të mos gjendej asnjëherë nga familjarët e viktimës dhe policia.

E vërteta është që Edmond Kolaveri duket se nuk ishte i informuar për këtë fakt. Në të kundërt ai nuk kishte pse të kallëzonte në polici gjetjen e eshtrave të një personi që ishte në hasmëri dhe mund të implikonte familjen e tij.

Por për të zbuluar të gjithë mekanizmin dhe autorët e këtij krimi makabër do të duhet të kalonin shumë kohë. Madje vite, derisa në lojë u futën bisedat në Sky Ecc.

Ku ashtu si në shumë raste të ngjashme, vrasësit u kishin besuar të gjitha krimet e tyre. Siç në fakt kishin bërë edhe porositësi, autori dhe ndërmjetësi në zhdukjen e Klevis Lleshit.

Biseda tronditëse të cilat jo vetëm zbuluan grupin por edhe mendësinë kriminale me të cilën ata vepronin. Gjë që shihet qartë edhe te bisedat në Sky Ecc të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’. Materiale të vëna në dispozicion për SPAK nga nga autoritetet ligjzbatuese në Francë.

klevis lleshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan