Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...

Gjykata e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së vlerësimit të masave të sigurisë për 14 persona të arrestuar në kuadër të një aksioni të fundit policor, ku debati i fortë mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit të çështjes, Gjergji Ceka, solli tensione në sallë.
Në deklaratën publike, Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit Barjami nuk ka ndodhur në ambientet e gjykatës dhe nuk lidhet me asnjë vendimmarrje gjyqësore. Sipas saj, përplasja mes palëve ndodhi gjatë zhvillimit të seancës më 17 tetor, por arrestimi i avokatit ndodhi më pas, si pasojë e një denoncimi për kërcënim ndaj prokurorit.
Avokati Ulian Barjami, përfaqësues ligjor i një prej të arrestuarve, u arrestua pasi akuzohet se i ka thënë prokurorit Ceka se “do merrej me të personalisht”. Barjami ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka ushtruar asnjë formë kërcënimi. Incidenti ka sjellë reagime të forta në radhët e komunitetit ligjor dhe ka çuar në një bojkot pesëditor të proceseve gjyqësore në mbarë vendin nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Në reagimin e saj, Gjykata e Elbasanit thekson se, pas shqyrtimit të seancës dhe ngjarjes së ndodhur brenda sallës, dënon çdo formë presioni, intimidimi apo ndërhyrjeje ndaj aktorëve të sistemit të drejtësisë, përfshirë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë.
Njoftimi i plotë për shtyp i Gjykatës së Elbasanit:
“Mbi ndalimin e avokatit pas procesit të zhvilluar në gjykatë”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, të kryer më datë 18.10.2025.
Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë.
Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.
Më datë 17.10.2025, u zhvillua seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për 14 persona, ndër ta një i mitur. Avokati Ulian Barjami ishte i pranishëm si mbrojtës i të ndaluarit M. S. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë; procesverbali audio-video iu vu në dispozicion organit procedues pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga ana e tyre. Duke qenë se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gjykata nënvizon rëndësinë e informimit të kujdesshëm dhe korrekt për ruajtjen e privatësisë së të miturve dhe të drejtave të palëve. Theksojmë se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve.
Gjykata dënon parimisht çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë — gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe çdo subjekt tjetër procedural — dhe rithekson se avokatët janë partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të domosdoshëm të të drejtave të qytetarëve Në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), përfshirë çështjen Nikula kundër Finlandës, gjykata nënvizon se respekti ndaj lirisë së shprehjes së avokatit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij është një element thelbësor i procesit të drejtë gjyqësor.
Këto standarde janë udhërrëfyes për gjykatat shqiptare në ruajtjen e balancës midis autoritetit të gjykatës dhe të drejtës së mbrojtjes. Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin; nxit komunikimin e matur dhe profesional të të gjithë pjesëmarrësve në proces; dhe fton median të informojë publikun me saktësi mbi zhvillimet procedurale, duke respektuar kufizimet ligjore për seancat me dyer të mbyllura dhe mbrojtjen e të miturve.
Gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin nr. 06, datë 13.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke ...
Pyetja që shtrohet është: mos vallë pas gjithë kësaj zhurmënaje për sigurinë kombëtare fshihet tentativa p&e...
Një 26-vjeçar nga Tropoja është zhdukur në rrethana misterioze, ndërsa kishte dalë ditën e hënë me në...
Specialistët e Krimeve në Tiranë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetasit Jetmir Llanaj, 46 vjeç, i cili ndodhet a...
Një vatër zjarri është shënuar mesditën e sotme në afërsi të Leskovikut, duke përfshirë një prej o...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare ka dëmtuar veten me thik&e...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar vendimin për pushimin e çështjes ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sef...
Një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, ka rënë në prangat e policisë...
Tom Nikaj, 50-vjeç, është arrestuar në Han të Hotit, pasi është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata. Mësohet se ...
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami, duke vendosur transferimin e saj në Pro...