AKTUALITET

Operacioni - 'Për 10 muaj 250 mln euro'/ Detaje nga aksioni i Europol, kush është sarandjoti i arrestuar në Athinë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 10:22

Operacioni - 'Për 10 muaj 250 mln euro'/ Detaje nga aksioni i

Zbardhen detaje nga arrestimi i shqiptarit dje në Athinë, pas një aksioni të Europol. 52-vjeçari, i cilësuar si bosi i drogës, nga Saranda, pastronte paratë e trafikantëve më të mëdhenj.

Operacion i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bëri të mundur arrestimin në lagjen “Glifadha” të Athinës të shtetasi Thanas Bako alias Athanasios Bako. Operacioni është zhvilluar më 31 maj dhe është publikuar dje. “Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citon deklarata e para disa orëve e Europol. “Arrestimi i tij vjen pas një hetimi të gjatë nga Policia holandeze (Politie) për aktivitetet e këtij bankieri të fshehtë që vepron në Holandë. Burri dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale, e cila pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët.

Ky arrestim u mbështet në kuadrin e Task Forcës Operacionale “TOKEN” e ngritur në Europol për të synuar rrjetet që lehtësojnë bankingun nëntokësor në mbarë botën.

Policia greke: U qarkulluan 250 mln euro për 10 muaj
Policia greke ka reaguar lidhur me operacionin për kapjen e sarandiotit Thanas Bako në Glifadha. “Organizata kriminale trafikonte në baza ditore, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” duke përdorur komunikime të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore trafikoheshin shuma të rendit të 250 milionë eurove.

Në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe Rand të Afrikës së Jugut. Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM. Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë