
Një prind ka denoncuar pranë Piranjat News gjendjen e amortizuar të shkollës “17 Shkurti”, në zonën e Freskut në Tiranë, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e nxënësve dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Sipas denoncuesit, godina paraqet dëmtime të konsiderueshme, ndërsa situata është përkeqësuar prej vitesh. Prindi pretendon se në vitin 2022 janë shembur pjesë të mureve të brendshme të shkollës, të cilat, sipas tij, janë mbuluar me gips, pa u kryer ndërhyrje të tjera për zgjidhjen e problemit, shprehet ai për Piranjat News.
Ai ngre shqetësimin edhe për lagështinë në katin e parë dhe në katin zero, ku, sipas tij, muret janë të lagura dhe pikojnë ujë. Pavarësisht peticioneve të drejtuara, siç pretendon ai, kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, prindi thotë se nuk është marrë asnjë masë konkrete.
“Na thonë se janë vetëm plasaritje muresh, ndërkohë që situata është alarmante”, shprehet denoncuesi, i cili kërkon që pamjet të bëhen publike për të ndërgjegjësuar prindërit e tjerë.
Sipas tij, në këtë shkollë mësojnë mbi 900 fëmijë dhe shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë e tyre. Prindi kërkon përmes Piranjat News ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse dhe një vlerësim të gjendjes së godinës, për të përcaktuar nëse ajo garanton kushte të sigurta për zhvillimin e mësimit.
Duke e cilësuar situatën për Piranjat News, si emergjente, denoncuesi u bën thirrje autoriteteve të marrin masa pa vonesë, përpara se dëmtimet të sjellin pasoja për nxënësit dhe stafin e shkollës./Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor09:21
Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?
Me fillimin e vitit të ri akademik, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, AKFAL, çeli aplikimet për skem&e...
AKTUALITET
13 Tetor09:00
Targa VIP deri në 6 mijë euro: Nga “7777” te “QU33N”, ja sa po paguajnë sot shqiptarët për targat e personalizuara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur zyrtarisht ankandin e parë elektronik për targat e per...
AKTUALITET
13 Tetor08:45
Shpërthim me eksploziv në një biznes, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt pr...
AKTUALITET
13 Tetor08:24
SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal, lëshohen pesë urdhër-arreste
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është vënë në l&eum...
AKTUALITET
13 Tetor08:05
Mes të izoluarve edhe Agasi, BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit.
Mes personave që ndodhen të izoluar në k&eum...
AKTUALITET
13 Tetor07:49
Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër ...
AKTUALITET
13 Tetor07:37
Ministria e Financave, kundër Garancive Sovrane për kreditë e strehimit social
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e strehimit social.
Një nga instrumentet kryesore të projektligjit të mëparsh&e...
AKTUALITET
13 Tetor07:15
Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa v...
AKTUALITET
13 Tetor07:08
Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizo...
AKTUALITET
12 Tetor23:41
I riu shqiptar arrestohet me kokainë dhe 19 mijë euro
Policia në Ravenna të Italisë ka arrestuar një shtetas shqiptar, të dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike dhe pa...