Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin ka reaguar Qeveria shqiptare. Autoritetet e sigurisë në vend theksojnë se nuk kanë marrë informacione të tilla dhe e cilësuan njoftimin si hamendësim.
Ditën e sotme, ambasada amerikane në Tiranë publikoi një “alarm sigurie”, ku paralajmëroi se objektiva të mundshme të sulmeve nuk janë vetëm elementë të opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, restorante dhe vende turistike. Në njoftim u bë thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët amerikanë që jetojnë në vend.
Ambasada amerikane ngre alarmin: Irani mund të sulmojë qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante në Shqipëri
Nga ana e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se Shqipëria mbetet e sigurt dhe turistët amerikanë nuk duhet të humbasin mundësinë për të përjetuar mrekullitë e vendit. Qeveria nënvizoi se agjencitë e sigurisë monitorojnë situatën dhe nuk ka asnjë të dhënë konkrete për kërcënime të tilla.
“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane. Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Prill22:31
VIDEO/ Çfarë po ndodh në Fushë-Krujë? Policia blindon zonën
Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë dhe ka vendosur postoblloqe në të gjithë akset kryesore të...
AKTUALITET
1 Prill22:09
"Hajdeni se kam vrarë mamanë!" Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Vlorës, blutë "rrufe" drejt vendngjarjes
Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: &ldquo...
AKTUALITET
1 Prill21:59
Qeveria miraton fondin, ja sa para shkojnë për komunitetet fetare
Këshilli i Ministrave ka miratuar financimin për bashkësitë fetare për vitin 2026, duke akorduar një fond total prej 203 milion&eu...
AKTUALITET
1 Prill21:25
Kush është anëtari i Ndranghetës i arrestuar për trafik droge që protestoi para PD për Salianjin
Lavdosh Serani, ishte sot në seli te PD së bashku me Dritan Burgine dhe Arlind Boshku, pas përjashtimit të këtyre të fundit. Ata p...
AKTUALITET
1 Prill21:19
EMRI/ Vrau kamionistin që transportonte çanta luksoze, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm dy autorët që vranë kamionistin argjentinas, një prej tyre shqiptari ...
AKTUALITET
1 Prill21:15
Në 2024 e hoqi, sot e vendos, kujt i'a ka premtuar Edi Rama koncensionin e ri të markimit në mes të krizës së naftës
Edi Rama e ka treguar shpesh herë që është i paqëndrueshëm në politikat fiskale të qeverisë së tij, e rrjedhim...
AKTUALITET
1 Prill20:49
LISTA/ Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro
Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal.
Lista, e c...
AKTUALITET
1 Prill20:29
Emri-Foto/ U arrestua sapo zbriti nga avioni, si u çmontua rrjeti i drogës “Vito Line”. Kush është bosi shqiptar
Kreu i një rrjeti të madh kokaine u arrestua në pistën e aeroportit Stansted pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, duke i ...
AKTUALITET
1 Prill20:18
Vodhi para nga posta si arkëtar, arrestohet 38-vjeçar në Përmet
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ...
AKTUALITET
1 Prill20:09
“Lideri bënte jetë luksoze”/ Investigimi i medias britanike: Bandat shqiptare mbushin Skocinë me drogë
Në kuzhinën e një shtëpie të zakonshme në një rrugë të zakonshme në qendër të Aberdeen-it, një ...