Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.Sh., i cili po hetohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale”, sipas nenve 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal. Hetimet kanë treguar se E.Sh., përmes një aktiviteti “Call Center” në qytetin e Fierit, dyshohet të ketë përfituar vlera monetare të konsiderueshme, depozituar në llogari bankare pa justifikim për origjinën e tyre ligjore, dhe më pas investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Këto veprime dyshohet se kanë pasur për qëllim fshehjen e burimit të paligjshëm të parave.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u sekuestruan pasuritë e shtetasit E.Sh., nën hetim për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1381, datë 16.12.2021, i regjistruar ndaj personit nën hetim E.Sh., dyshohet se nëpërmjet një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të hetimeve, u dokumentua fakti i depozitimit të vlerave të konsiderueshme monetare Cash, në llogaritë bankare të cilat nuk justifikojnë burimin e ligjshëm të origjinës. Më pas, këto vlera u investuan në pasuri të luajtshme të paluajtshme, të cilat janë ende në verifikim. Nëpërmjet veprimeve juridike u synua transferimi i pasurive, me qëllim mbulimin e origjinës së paligjshme, fakt që përmban elementë të veprës penale të dyshuar “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Në funksion të këtij procedimi penal ndaj personit nën hetim, u caktuan masat e sigurimit personal me karakter shtërngues. Njëkohësisht, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë në mbështetje të nenit 274 të Kodit të Proceduës Penale, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi:
1 – Pasurinë e llojit Njësi, me sipërfaqe 230 m2;, si dhe
2 – Pasurinë e llojit apartament me sipërfaqe 100 m2, në Fier.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars09:58
EMRAT/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, arrestohen 4 persona! Në kërkim dy të tjerë
Policia e Sarandës ka zbardhur një ngjarje me të shtëna me armë zjarri në ajër, të ndodhur në lagjen nr. 1 të ...
AKTUALITET
14 Mars09:11
Dita e Verës/ Ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë
Tirana është sot, në atmosferë festive për Ditën e Verës, ndërsa në disa akse kryesore të kryeqytetit vijon ku...
AKTUALITET
14 Mars08:17
Kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alterni...
AKTUALITET
13 Mars23:49
Gazetari: Porti do bëhet. Çfarë nuk bëhet me shumë lekë, bëhet edhe me më shumë lekë akoma
Nga Klodian Tomorri
Sot kryeministri tha që organizatat ndërkombëtare të krimit janë shqetësuar shumë nga ndërtimi i po...
AKTUALITET
13 Mars22:38
Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan, makinat presin me orë për të hyrë në qytet (FOTO)
Mbrëmjen e sotme është regjistruar një trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.
Me qindra mjete kanë mbetur...
AKTUALITET
13 Mars21:56
Tronditet Shkodra/ Familjarët gjejnë të vdekur në oborr djalin 19-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij....
AKTUALITET
13 Mars21:19
EMRI/ Akuza për trafik armësh, gjykata britanike “dritë jeshile” ekstradimit të 28-vjeçarit në Shqipëri
Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...
AKTUALITET
13 Mars20:43
“Miu hëngri kabullin”/ Denoncimi: Si tentuan autoritetet t'ia hedhin fajin brejtësit për djegien e Pallatit të Kulturës në Peshkopi
Një banor i Peshkopisë ka denoncuar për Piranjat news mungesën e masave minimale të sigurisë në Pallatin e Kulturës, p...
AKTUALITET
13 Mars20:33
Vlonjati rreh policin bashkiak për gjobën, e pëson!
Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për...
AKTUALITET
13 Mars20:29
“Prej dy muajsh pa pushime”/ Ushtari denoncon situatën e pazakontë në batalionin e Forcave të Armatosura
Prej rreth dy muajsh, disa efektivë të një prej strukturave të Forcave të Armatosura pretendojnë se po punojnë pa ndërpr...