
Një banor i Peshkopisë ka denoncuar për Piranjat news mungesën e masave minimale të sigurisë në Pallatin e Kulturës, pas djegies së tij më 27 shkurt 2026. Pamjet e dërguara tregojnë dëme të mëdha brenda godinës, ndërsa mungesa e sistemeve kundër zjarrit dhe e bombolave fikëse ka bërë që incidenti të shkaktojë shkatërrime të konsiderueshme.
Disa institucione po tentojnë të justifikojnë zjarret duke fajësuar dëmtimet e shkaktuara nga brejtësit, por realiteti tregon se përgjegjësia kryesore lidhet me neglizhencën institucionale dhe moskujdesin për sigurinë e qytetarëve.
Në gjithë këtë situatë, ku nëse do të kishte shfaqje do të rrezikohej një tragjedi, drejtuesit e Pallatit të Kulturës, Zjarrfikëseve apo edhe të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, deri më sot e kanë gjetur fajtorin, “miu që hëngri kabullin”, si shkaktari kryesor.
Nga pamjet rezulton se godina ka instalime elektrike të vjetra, kabuj përtokë, në mure dhe mungesë të bombolave të fikjes së zjarreve. Nga vëzhgimi rezulton se zjarri kishte rënë afër skenës, në një pjesë që e përdornin artistët para skenës. Shkëndija kishte rënë te paketa e brendshme e shpërndarjes së energjisë, te disa kabuj që dërgonin energji në paketat dhe prizat.
Ndërkohë, në afërsi të vendit, kishte edhe një hidrant, por që nuk funksiononte. Zjarri ishte përhapur në gjithë dhomën, ndërkohë tymi në gjithë ndërtesën.
E gjithë godina ishte mbuluar nga një hi i zi, i shkaktuar nga tymi që pushtoi të gjithë godinën.
Në këtë vendin tonë duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të marrin masa. Përgjegjësia në këtë rast është e të gjithë institucioneve, që me veprime apo mosveprime, sollën që një institucion i rëndësishëm të shkrumbohej./Piranjat news
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Mars20:33
Vlonjati rreh policin bashkiak për gjobën, e pëson!
Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për...
AKTUALITET
13 Mars20:29
“Prej dy muajsh pa pushime”/ Ushtari denoncon situatën e pazakontë në batalionin e Forcave të Armatosura
Prej rreth dy muajsh, disa efektivë të një prej strukturave të Forcave të Armatosura pretendojnë se po punojnë pa ndërpr...
AKTUALITET
13 Mars20:26
EMRI/ U kap me 94 pako kokainë, i riu shqiptar ‘dorëzohet’ para gjykatësit
Një burrë shqiptar është paralajmëruar se do të marrë një "dënim të menjëhershëm me burgim" pasi pra...
AKTUALITET
13 Mars20:19
EMRI/ 31-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje në trotuar, burri u përball me skenën tragjike
Një mëngjes me diell u kthye në tragjedi në Eboli, në zonën Santa Cecilia. Rreth orës 09:00 të mëngjesit të so...
AKTUALITET
13 Mars20:14
E rëndë në Durrës, i moshuari godet me sende të forta dhëndrin 69-vjeçar
Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë d...
AKTUALITET
13 Mars20:03
Aleanca lokale, pastrim parash dhe emisarë të vrarë/ Ja si funksionon mafia shqiptare në Ekuador
Operacionet ‘Bremen’ dhe ‘Costa’ kurorëzojnë dy vite hetimesh që zbuluan modelet e veprimit të mafias shqiptare n&eu...
AKTUALITET
13 Mars18:51
EMRI/ Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, tre masa sigurie për efektivin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë t...
AKTUALITET
13 Mars18:28
Nafta ka shkuar 200 lekë/litri, qytetarët bllokohen në trafik kilometrik prej disa orësh në aksin Tiranë-Durrës
Trafiku në autostradën Durrës-Tiranë është kthyer në një tmerr të vërtetë për qindra qytetarë q...
AKTUALITET
13 Mars18:23
EMRI/ E reja shqiptare vdes tragjikisht
Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, pas disa ditë në gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banes...
AKTUALITET
13 Mars18:18
Tabaku: Përjashtimi i gazetarëve nga konferencat për shtyp, presion i papranueshëm ndaj medias
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson përjashtimin e gazetarëve Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj nga konferenca për sh...