AKTUALITET

Pastrimi i parave, individët grupi më i madh potencial, më pas biznesi, skenarët e rrezikut më të lartë

n.f Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 07:27
Pastrimi i parave, individët grupi më i madh potencial, më pas
Foto ilustruese

TIRANË- Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030 ka qenë javëve të fundit pjesë e tryezave lidhur me politikat dhe masat që mund të merren për të luftuar fenomenin.

Në këtë dokument që ishte për konsultim deri pak ditë më parë, një pjesë e paraqitjes i kushtohet edhe gjetjeve që janë ardhur nga Vlerësimi Kombëtar i Riskut ku janë marrë në analizë edhe subjektet e përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave. Kështu sipas një pasazhi të përfshirë në strategji nënvizohet :

Individët rezident : Në Shqipëri vazhdojnë të jenë grupi më i madh i subjekteve të përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave.

Skenarët e rrezikut më të lartë që lidhen me individët janë:

• Blerje pasurish me burim të panjohur apo të pajustifikuar;

• Përfitimi i transfertave të shpeshta dhe në vlera të vogla nga individë pa një lidhje të qartë mes tyre;

• Depozitimi në llogari bankare të shumave cash me burim të panjohur;

• Blerje pasurish të paluajtshme nën vlerë dhe rivlerësim brenda një kohe të shkurtër;

• Veprime financiare (depozitim/ transferta/ investim në pasuri të paluajtshme/ luajtshme) nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale;

• Investim në vlerë të lartë në pasuri të paluajtshme nëpërmjet përdorimit të personave të tretë;

Personat juridik rezident: Vazhdojnë të përfaqësojnë numrin e dytë më të madh të subjekteve të përfshirë në aktivitetin e mundshëm të PP, kryesisht me burim të ardhurash nga krime në fushën tatimore, mashtrimi, krimi i organizuar, korrupsioni ku skenarët kryesorë përfshijnë:

• Vendosja e fondeve me origjinë të panjohur në qarkullimin real tregtar;

• Investim në pasuri të paluajtshme emër të shoqërisë ekzistuese të zotëruar nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale në vlera të pajustifikuara me burime të ligjshme;

• Përfitimi i transfertave të larta në llogari biznesi të personit të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale nga shoqëri pa një lidhje të qartë mes shërbimit/mallit të ofruar dhe pagesës;

• Përfshirja e një individi të vetëm në disa subjekte të cilat kanë të njëjtin objekt veprimtari apo të njëjtën adresë dhe kryerja e transaksione pa një lidhje të qartë midis palëve të transaksionit;

• Transferta të dyshimta të përfituara në llogari të një shoqërie, që nuk ka aktivitet të mirëfilltë ekonomik;

• Përdorimi i subjekteve juridike për përfitimin e transfertave nga jashtë nëpërmjet mashtrimit ku pjesa dërmuese e fondeve kanalizohen jashtë vendit dhe një pjesë tërhiqen cash;

Individët jo rezident: Skenarët kryesorë të lidhur me këtë kategori janë:

• Krijimi dhe regjistrimi i subjekteve juridike rezidente dhe përdorimi i llogarive të tyre bankare për marrjen apo dërgimin e transfertave nga/drejt juridiksioneve të ndryshme pa një lidhje të qartë me objektin e veprimtarisë së shoqërisë me dyshime të lidhura kryesisht me evazionin fiskal;

• Realizimi i investimeve kryesisht rezidenciale pa një burim të qartë të ardhurave.

PEP Rezident : Për shkak të funksionit të tyre rastet e dyshuara të lidhura me PEP janë kur vepra të origjinës vlerësohet të ketë qenë “Shpërdorim detyre/Korrupsion” dhe ndër skenarët kryesorë janë:

• Investime në vlera të larta në një biznes mbas mbarimit të detyrës (ish PEP) pa një burim të qartë të ardhurave apo edhe deklarimi i fitimeve të larta të menjëhershme nga një biznes i zotëruar nga një ish PEP;

• Qarkullim fondesh të larta në llogaritë individuale nga PEP deklaruar nga biznesi, por të pajustifikuara nga të ardhurat e biznesit;

• Investime në pasuri të paluajtshme mbas mbarimit të detyrës pa një burim të qartë të ardhurave ;

• Investime në pasuri nga PEP me vlerë të deklaruar nën çmim tregu;

• Vendosja fillestare e administratorëve/përfaqësuesve ligjor por edhe e ortakëve të personave juridik pa të dhëna për aktivitet kriminal, por dukshëm pa përgatitje të duhur në kulturë ekonomike apo arsimore për të zotëruar ose zhvilluar aktivitete të tilla tregtare, që zotërohen de facto nga PEP dhe që më pas kalohen në emër të tyre. Një pjesë e këtyre shoqërive, në raste sporadike, janë të përfshira në fushën e prokurimeve publike.

Marre nga Monitor

pastrimi i parave biznesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan