Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me aksionin e SPAK kundër një grupi kriminal që dyshohet se ka vepruar brenda dhe rreth Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas Lalës, skandali i zbuluar në AKSHI është ndër më të rëndët e viteve të fundit dhe pasojat e tij pritet të ndihen edhe më vonë. SPAK, në kuadër të një hetimi disa mujor për kontrabandë, ka sekuestruar celularët e Ergys Agasit. Gjatë kontrollit të tij personal janë zbuluar të dhëna që çuan në zbulimin e një pengmarrjeje të një biznesmeni që kishte fituar një procedurë tenderuese në AKSHI.
Gazetarja tha se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, katër kompanitë e të cilit kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderave të AKSHI-t, dyshohet se ka urdhëruar pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe. Ky i fundit është rrëmbyer nga persona të veshur me uniforma policie, është mbajtur peng për disa orë nën dhunë dhe më pas është dërguar drejt Elbasanit. Ende nuk dihet nëse autorët kanë qenë efektivë policie apo persona të tjerë që kanë përdorur uniforma policie.
Sipas Lalës, gjatë pengmarrjes Meçe është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese të AKSHI-t, pasi për shkak të ankesave të tij ishin bllokuar miliona euro. Ai ka kontaktuar administratorin e kompanisë së tij për të tërhequr ankimimet dhe, pasi kjo është realizuar, është lënë i lirë në një fshat të thellë të Elbasanit, ku ka gjetur një taksi për t’u kthyer. Rasti nuk është denoncuar menjëherë, pasi biznesmeni është ndjerë i kërcënuar, ndërsa mësohet se ai ka informuar përfaqësi diplomatike dhe familjarë të tij kanë kërkuar azil jashtë vendit. SPAK e ka thirrur më vonë për deklarime biznesmenin Mece, i cili fillimisht ka refuzuar të flasë për pengmarrjen. Vetëm pasi është përballur me pamjet filmike të ngjarjes, ai ka dhënë dëshminë përpara prokurorisë. Deri tani, SPAK ka lëshuar tetë masa sigurie, ndërsa Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim. Sipas Lalës, Agasi dyshohet se ka emëruar dhe financuar zyrtarë policie, madje ka pretendime se ka ndikuar edhe në emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Po ashtu, flitet se ai është ndihmuar të largohet jashtë vendit pa u regjistruar në sistemin TIMS.
Ndërkohë, drejtoresha e AKSHI-t dhe zëvendësdrejtoresha ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë në radhët e policisë janë pezulluar dhe u është ndaluar dalja jashtë vendit. Lala theksoi se kjo çështje përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”, pasi autorët e pengmarrjes ende nuk janë identifikuar dhe dyshohet se edhe biznesmenë të tjerë janë marrë peng, pa u bërë publikë rastet.
Gazetarja nënvizoi se grupe kriminale kanë funksionuar paralelisht me shtetin, duke tronditur rëndë institucionet shqiptare. Dy tendera të AKSHI-t kanë ngritur shqetësim edhe te përfaqësitë diplomatike në vend. Njëri lidhet me tenderin e thesarit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, pasi dyshohet se grupi kishte akses në të dhënat bankare dhe lëvizjet financiare të qytetarëve. Tenderi i dytë kishte të bënte me administrimin e dosjeve gjyqësore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).
“Gjykata do të duhet të provojë fajësinë e personave të përfshirë, por dyshimet janë se ky grup kishte në dorë çdo lëvizje, madje edhe informacionet për përgjime sapo prokuroria i kërkonte ato”, tha Lala, duke e cilësuar të gjithë çështjen si një histori që dëshmon rrënimin e institucioneve shqiptare.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Ballu...
Janë publikuar pjesë nga një dosje hetimore që përmban komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, lidhur me s...
Një incident është regjistruar në një apartament në lagjen Pavarësia, ku një bombol gazi ka marrë flakë n&eu...
Ujërat e zeza të cilat kanë dalë sheshit po rrezikojnë dhjetëra familje në lagjet e Këlcyrës. Ndonëse ankesa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për ish-prokurorin Xhevahir Lita. KPK kishte vendosur për Li...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, q...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku ish-efektivi i Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Artjol Xhelo, u gjet...
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë. Bëh...
Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka paraqitur ankimimin për dënimin e tij me burg në Gjykatën e Lartë. ...
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, si dhe bash...