Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Janë mbyllur dyert e transparencës në procesin penal ndaj 3 të pandehurve, Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët SPAK i akuzon për hakërimin e 3 e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Elida Kaçkini dhe Enkeleda Millonai.
Kërkesa është bërë në një kohë kur çështja penale ka kaluar për shqyrtim të zakonshëm gjyqësor, por prokurori i çështjes nuk ka pranuar që në seancën gjyqësore të jenë të pranishëm gazetarët dhe familjarë të të pandehurve.
Shkak i kësaj kërkese, sipas Maksutit lidhet me sekretet e vetë Prokurorisë së Posaçme SPAK që u hakerua nga Arnold Rrokaj.
Pikërisht në 3 e-mailet e prokurorëve Behar Dibra, Elida Kaçkini dhe Enkeleda Millonai, Rrokaj, ka mundur të shkarkojë dokumente hetimore dhe më pas t’ia shpërndajë Zambak Gjonit dhe mandej ky i fundit t’ia kalojë Agim Ismailit dhe personave të tjerë.
Prokuroria e posaçme i ndruhet rrjedhjes së dokumenteve sekrete që ka mundur të hakerojë i pandehuri Rrokaj dhe për pasojë nuk do të zbulojë veprimet dinamike që janë kryer për këtë hetim penal ndaj 3 të pandehurve.
Ndaj Maksuti, i kërkoi gjykatës mbylljen e dyerve duke mos lejuar që për këtë çështje të bëhet transparencë por gjithçka të mbetet hermetike.
Kërkesa e prokurorit të SPAK është kundërshtuar nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, të cilët i kanë kërkuar gjykatës të mos pranonte dhe rrëzonte kërkesën e prokurorit të çështjes.
Por në fund të diskutimit në seancë për këtë pikë, gjyqtarja e çështjes vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Maksuti duke mbyllur derën e gjyqit për gazetarët dhe publikun që ka interes të ndjekë këtë proces gjyqësor.
Ndërkohë seanca e sotme që ishte planifikuar të zhvillohej ndaj 3 të pandehurve, është shtyrë për mungesë të njërës prej gjyqtareve.
Dy nga tre të pandehurit, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, vijojnë të mbahen në burg, ndërsa i pandehuri tjetër Agim Ismaili, po hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë.
Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuza të rënda si: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjatë marjes në pyetje Arnold Rrokaj, e ka pranuar se ishte ai që kishte mundur të hynte në 3 e-mailet e prokurorëve të SPAK, duke përdorur vetëm një kod rutinë që ishte “Spak@2019”.
Ndërsa vetë dy të pandehurit e tjerë, nuk kanë pranuar të kenë hyrë apo të kenë pasur akses në sistemin e postave elektronike të asnjërit prej prokurorëve të SPAK.
Pavarësisht pretendimeve të SPAK, do jetë gjykata e Posaçme që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor do vendosi nëse 3 të pandehurit do shpallen fajtorë apo të pafajshëm. /Syri/
Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, është paraqitur ditën e sotme për herë të dytë në Gjykatën e Posaç...
Në mbledhjen e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e këtij institucioni të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar krizën dhe debatet politike në vend. Në një bisedë për progra...
Përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit,...
Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK, ku qëndroi p&eum...
Është zbardhur dëshmia e Kostandin Voglit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjashtë t&eu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar (SPAK), ka lexuar këtë të martë (12 maj 2026), konkluzi...
Katër persona janë arrestuar pas një hetimi disa mujor të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë t&eu...
Policia e Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e qy...
Portali që ofron shërbime për qytetarët, e-Albania do të jetë jashtë funksionit duke nisur nga 15 maji. Në një n...