
Bizneset përpunuese të manifakturës, peshkimit dhe pyjeve mund të aplikojnë nga sot në e-Albania për të përfituar kompensimin prej 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale, për shkak të rritjes së pagës minimale.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha se nga sot në e-Albania do të shfaqet linku i aplikimit për kategoritë përfituese të përcaktuara në VKM dhe udhëzim.
“Ne punuam për udhëzimin përpara hyrjes në fuqi të rritjes së pagës minimale, pasi procesi i aplikimit duhej detajuar dhe duhej të ndaheshin përgjegjësitë.
Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit që janë të përcaktaura në VLKM dhe udhëzim.
Nga sot në e-Albania do të shfaqet linku i aplikimit, ku mund të nisin aplikimet kategoritë përfituese.
Përfituesit janë të përcaktuar në VKM dhe udhëzim, ku përfshihet industria e manifakturës, si dhe seksionet që lidhen me bujqësinë, pyjet dhe peshkimin.
Kategoritë përfituese do të përfitojnë një masë subvencionimi për numrin e të punësuarve me pagë minimale që kanë pasur deri në dhjetor 2022. Numri i të punësuarve me pagë minimale merret automatikisht nga sistemi. Më tej do të bëhet një verifikim nëpërmjet AKPA dhe drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe më pas do të behet kompensimi”, nënvizoi Ibrahimaj.
Në shkallë vendi nga 1 prill paga minimale u rrit 6,000 lekë, duke shkuar në nivelin e 40,000 lekëve.
Pak ditë më parë Në Fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të aplikimit për kompensimin elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania . Afati i kërkesës është jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022. Aplikuesit nuk duhet të kenë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjoba të papaguara apo janë në proces falimentimi në të kundërt kërkesa e tyre do të refuzohet.
Pagat e administratës do të rriten në Qershor; Shtesa për shëndetësinë, arsimin, pagat e ulëta të administratës nis nga Maji
Për sa i përket rritjes së pagave të punonjësve të administratës Delina Ibrahimaj tha ndryshimet parashikohen të zbatohen nga muaji qershor, pas miratimit të projektligjit nga Parlamenti për ndryshimin e pagave sipas piramidës së hierarkisë. Ndërsa shtesa për pagat në shëndetësi, arsim dhe nivelet e ulëta të administratës, Ibrahimaj theksoi do të fillojnë të merren nga muaji maj.
“Projektligji për hierarkinë e pagave u punua nga qeveria dhe kaloi për diskutim pranë komisioneve parlamentare. Projektligji detajon një hierarki të re pagash dhe përcakton pagën e re të Presidentit të Republikës. Me miratimin e këtij projektligji ne do të kemi mundësi që të vijojmë me miratimin e vendimeve të këshillit të ministrave për pagat e administratës publike.
Fakti që ky projektligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit Prill siç ishte parashikuar nga qeveria do të thotë që pagat e administratës publike do të fillojnë të rriten pas miratimit të këtij ligji që besoj do të jetë brenda muajit Maj. Pra pagat e administratës publike do të rriten nga Maji dhe do të ketë efekt me pagat që do të merren në Qershor”, pohoi Ibrahimaj./MONITOR
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Maj09:57
"Shqipëria mes vendeve problematike"/ Gazetarët Pa Kufij: Nga lufta deri tek informacioni i rremë, gjendja e vështirë e shtypit në botë
Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keq&...
AKTUALITET
2 Maj22:56
Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës kyçin gojën, gjykata i lë në burg
Gjykata e Durresit në seancen gjyqësore të sotme ka lënë në burg 2 të akuzuarit për trafik droge.
Pronarin e linj&eum...
AKTUALITET
2 Maj21:33
Skeda kriminale e killerit të Shëngjinit, pse organizatorët e krimit zgjodhën portugezin Ruben Saraiva
Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiv...
AKTUALITET
2 Maj21:01
SPAK e burgosi pa faj si terrorist, tani drejtësia i vonon dëmshpërblimin
Legjislacioni shqiptar parashikon kompensim financiar për personat e burgosur me pa të drejtë. Por në aktualitetin e gjyqësorit n&eum...
AKTUALITET
2 Maj20:33
Zhdukja e “Koçoles” dhe "Mirit", Muhamet Rrumbullaku zhvillon takime në Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, n...
AKTUALITET
2 Maj18:29
Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier!
Një debat mes fqinjësh për një ballok ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë &cced...
AKTUALITET
2 Maj16:00
"Do të të vras, do të të ha"/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)
ITALI- Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në q...
AKTUALITET
2 Maj14:59
Tronditet Shkodra! Vrasje me armë në lagjen "Skënderbeg", qiraxhiu i futet në shtëpi dhe ekzekuton 51-vjeçarin
SHKODËR- Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vje&cced...
AKTUALITET
2 Maj12:34
Prokuroria dërgon për gjykim 15 call center dhe 13 administratorët/ Nuk deklaruan mbi 5.7 mln euro
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 15 call center dhe 13 administratoret, mes tyre 4 shqiptarë, pasi nuk kane deklaruar 5 milione ...
AKTUALITET
2 Maj12:34
‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar
Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emigracionin e lart&eum...