KLP vendosi me shumicë votash të deklarojë të përfunduar mandatin ligjor të drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj, ndërkohë që procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri vazhdon.
Pasi në këshill u lexua relacioni për mbarimin e mandatit ligjor të Hajnajt më datë 31 gusht, u propozua po ashtu që të deklarohej përfundimi i mandatit më datë 1 shtator. Ky propozim u hodh poshtë nga gjashtë prej anëtarëve të KLP-së, kryetarja Mirela Bogdani dhe anëtarët Ledina Riza, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Erion Fejzulla e Vatë Staka, të cilët vendosën përfundimin e mandatit më 31 gusht. Në pakicë mbetën anëtarët Sokol Stojani, Erind Mërkuri, Erind Gërmenji dhe Olger Eminaj.
Aktualisht BKH mbetet pa drejtues, ndërkohë që postin e zëvendësdrejtuesit e mban Joni Keta, i cili është dhe një prej shtatë kandidatëve që janë në garë për pozicionin që mbante Hajnaj.
Në muajin prill, Prokuroria e Posaçme, SPAK nisi procedurën e riemërimit të Hajnajt si drejtuese e BKH-së, pasi ajo shprehu interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars. Por, më 13 maj SPAK njoftoi se Hajnaj nuk do t’i nënshtrohej procedurës së riemërimit, pasi ndonëse shfaqi interes për një mandat të dytë, nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes. Për rrjedhojë, u hap gara e re për të gjithë të interesuarit.
Nga 13 kandidatët që aplikuan për pozicionin e drejtorit të BKH-së, për në fazën e verifikimit të pasurisë e pastërtisë së figurës u kualifikuan prokurori Andi Pogaçe; dy hetuesit e BKH-së Elton Kërluku dhe Joni Keta; si dhe funksionarët e Policisë së Shtetit, Gentian Ndoi, Gentian Shehaj e Gledis Nano./Piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shtator12:31
FOTO/ Dalin pamjet, zbardhet ngjarja ku mbetën 2 të plagosur. Arrestohen 10 persona
Policia e Korçës zbuloi në një njoftim zyrtar se ka zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë, ku n...
AKTUALITET
1 Shtator12:03
Katër anëtarë votuan kundër, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP-së) liroi nga detyra drejtoreshën e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. ...
AKTUALITET
1 Shtator11:32
1 mijë euro “qerasje” për të mos hequr tendën, lihet në burg inspektori i IMT-së
Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin tjetër të IMT-së në Bashki...
AKTUALITET
1 Shtator07:42
Zi në artin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i madh Dhimitër Anagnosti
Një emër i madh i artit shqiptar, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare.
Vajz...
AKTUALITET
1 Shtator07:35
Motori përplas të moshuarën në Sarandë, dy të plagosur (detajet)
Gjatë mbrëmjes së djeshme në Sarandë ka ndodhur një aksident me dy të plagosur.
Një e moshuar u përplas nga nj&eum...
AKTUALITET
31 Gusht23:19
EMRAT/ Identifikohen autorët e dyshuar të përleshjes me thika
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pazarit të Korçës, ku një sherr me...
AKTUALITET
31 Gusht23:06
Dy grupet u konfliktuan me thika, policia shoqëron 3 persona
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku dy persona mbetën t&eu...
AKTUALITET
31 Gusht22:17
Detaje nga aksidenti në Lezhë-Milot, tre të plagosur nisen drej Traumës në Tiranë
Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njo...
AKTUALITET
31 Gusht17:07
Qëlloi një fëmijë në kopsht/ Ja çfarë ndodhi me edukatoren...
Një edukatore është proceduar penalisht ditën e sotme. Shkak për procedimin është bërë një shpullë që...
AKTUALITET
31 Gusht15:21
Qeveria ‘ha’ sigurinë ushqimore: Ligji i ri ndëshkon pasojat, jo burimin e rrezikut
Kodi i ri Penal sjell risi në fushën e sigurisë ushqimore, duke përfshirë disa vepra penale të reja që synojnë të n...