AKTUALITET

Përgjimet Sky Ecc/ E vrau dhe e groposi, si tentoi Aurel Hoxha të korruptojë ekspertët mjekoligjorë për analizat e gjakut të Klevis Lleshit: Mos u streso vëlla, do ja hedhim

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 21:29
Përgjimet Sky Ecc/ E vrau dhe e groposi, si tentoi Aurel Hoxha të

Zbulimi i trupit të Klevisi Lleshit më datë 8 Dhjetor 2020, duket se i trazoi edhe njëherë autorët të cilët u vunë sërish në lëvizje këtë herë për të ndryshuar përgjigjet e analizave të ADN-së.

Në emmisionin “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën u publikuan të dhëna tronditëse të dala nga përgjimet e SkyEcc, ku shihet se si Aurel Hoxha, cili bën të gjitha përpjekjet që të korruptojë ekspertët mjekoligjorë. Aq i shqetësuar është Aurel Hoxha nga gjetja e eshtrave të Klevis Lleshit sa që vendos të djegë të gjithë telefonat që mund ta implikojnë. Për këtë arsye ai kontakton me një person me pseudonimin ‘Boli’ që të shkojë te banesa e tij dhe të djegë telefonat.

Bisedat Sky Ecc

9 Dhjetor 2020

Aurel Kolaveri bisedon me një person të paidentifkuar të cilit i bën më dije që po shkon te lokali i këtij të fundit për ta takuar sepse ka një problem. Dhe i kërkon që të takoj një person me emrin ‘Boli’ me qëllim që të komunikonte me të nëpërmjet telefonit të këtij përdoruesi.


‘A e more çantën aty vëllai? Ato telefonat mbaj vetëm një Iphone, të tjerat digji. Në vazhdim Aureli i thotë ‘Bolit’ që të shkojë të shtëpia të marrë rrobat e tij, pasaportën, cigaret dhe tja japë dikujt që tja çojë Aurelit

Nga bisedat lihet të kuptohet që Aurel Hoxha është vënë në dijeni të gjetjes së eshtrave të Klevis Lleshit dhe për këtë arsye është shqetësuar dhe merr masa për djegien e aparateve telefonikë.

Duke iu druajtur një ndjekje nga policia, ai nuk shkon vetë në shtëpinë e tij, por çon persona të tjerë që të marrin vëshmbathje dhe pasaportën e tij.

Bisedat Sky Ecc

27 Janar 2021

Aurel Hoxha bisedon me një person të paidentifkuar i cili thotë se ka takuar një avokat d.he kanë lënë një takim me shefin e Laçit

Ndërsa në darkë po ky person i çon faqen e fundit të një dokumenti të shkruar në ëord i cili është vendimi për kryerjen e ekspertimit të ADN-së së kockave të gjetura më datë 8 Dhjetor 2020.

Ku e informon Aurelin se ka çuar dy nga njerëzit tanë për të thënë në polici që personi i gjetur duke iu referuar Klevis Lleshit, nuk ka qenë me pantallona të shkutra. Nga sa kuptohet Aurel Hoxha është i interesuar për të ndryshuar kampionët e gjakut që do të merren si të tillë për kryerjen e ekzaminimit të ADN-së.

Ndërkohë nga ana e tij, personi që bisedon me të që ka mbetur edhe sot i panjohur, që mendohet se është në prani të personit që po i jep informacion, i thotë që do t’i japë një kafe shefit të Laçit.

Bisedat Sky Ecc

Aurel Hoxha: Po me ia ndërruar gjakun s’ka ndonjë shans. ‘Kur ta çojnë për ADN do marrim kampion gjaku dhe aty dhe mund t’i manovrojmë Me ndërruar analizat e gjakut’.

‘Këto të ADN-së që i bëjnë në kafkë nuk është se e nxjerrin se kush është, thjesht moshën dhe kohën e  humbjes’. Por Aurel Hoxha nuk ka ndërmend ta lerë me kaq këtë punë. Pasi kupton që do ta ketë të pamundur të ndërrojë kampionët e gjakut, ai mendon një plan tjetër.Atë të kërcënimit të oficerëve të policisë gjyqësore që do të bëjnë dorëzimin dorazi të provave shkencore, që provojnë se eshtrat i përkasin Klevis Lleshit.

Bisedat Sky Ecc

Gjatë komunikimit midis Aurel Hoxhës dhe personit të paidentifikuar, pasi Aureli lexon në fund të shkresës emrat e dy oficerëve të policisë gjyqësore që do të dorëzojnë dorazi vendimin e ekspertimit  dhë bashkëlidhur provën, ai i thotë personit të paidentifikuar që t’u dalin në rrugë oficerëve dhe tua marrin shkresat me provat.

Nga ana e tij personi i paidentifikuar i thotë që kjo do bënte shumë rrëmujë dhe do të prishte shumë punë. Aureli i thotë se nëse të gjitha provat do të jenë aty me një dorë nuk kishte problem le të bëhej rrëmujë. Por ai kishte hall se mos ishin vetëm një pjesë

Aurel Hoxha: Këta dy oficerët e policisë gjyqësore do i çokan këto. Me i gjet këta dhe me ua marrë rrugës m…. Personi i paidentifiuar: Do bëhet rrëmujë e madhe. Se pyeta dhe më thanë prish punë shumë.Aurel Hoxha: Po ta dijmë që janë të gjitha aty në qese, ç’ja q. motrën, le të bëhet rrëmijë. Po thuaj ti mos janë vetëm ndonjë gjë e vogël

Mos u streso vëlla, do ja hedhim

Aurel Hoxha:Varja se çkam ça bëj. Le të bëhet ça të bëhet. Veç ta di 2 orë përpara. Këmbëngulja e Aurel Hoxhës për të ndryshuar përgjigjet e ADN-së vazhdon më tej. Teksa ai ka mësuar se laboratori që do të nxjerrë përgjigjet është në Prishtinë.

Çka lë të kuptojet se ai ka informacione të sakta mbi të gjitha lëvizjet që po kryhen.

Bisedat Sky Ecc

27 Dhjetor 2021

Aurel Kolaveri bisedon me një person të paidentifikuar.

Ai i kalon vendimin e ekspertimit të ADN-së dhe adresën e institucionit ku do të kryhet ekspertimi duke kërkuar që të pyesë një person me emrin Fuat,

Aurel Hoxha: Ça bëre patriot?

Bulevardi Bill Klinton

Zona Industriale Nr 1 Prishtinë

Kjo është adresa fiks ku do bëhen ato patriot,

Pyete njëherë Fuatin kot.

Por përgjigjet e ADN-së edhe pse vonuan nuk lanë asnjë mëdyshje se eshtrat e gjetura më datë 8 Dhjetor 2020, të groposuara në fshatin Shpërdhet në Mamurras në ullishten e shtetasit Edmond Kolaveri, kushëririt të Aurel Hoxhës, ky i fundit i njohur edhe me gjeneralitetet e ndryshuara Aurelinjo Kolaveri, nuk ishin të askujt tjetër përveçse të 22 vjeçarit Klevis Lleshi.

Klevis Lleshi që u varros në një ceremoni familjare vetëm më datë 6 Shkurt 2023. Ndërkohë që SPAK arriti të provojë me anë të kryqëzimit të bisedave në Sky Ecc dhe provave në terren, të gjithë atë që ishte inkriminimi i personave të interesuar për të vrarë Klevis Lleshin.

Siç ishte edhe në rastin e Sabah Nuzit. Dhe sediljeve të pasme të automjetit tip ‘Seat’, një prej makinave që mendohet që ai ka përdorur në vrasjen e Klevis Lleshit. Të cilat ai i përmend edhe gjatë bisedave në Sky Ecc.

Sedilje që u gjendën në një servis në Burrel. Hetime të cilat çuan në arrestimin për llogari të SPAK të 31 vjeçarit Sabah Nuzi. Si autori i dyshuar i vrasjes dhe groposjes së Klevis Lleshit. Sabah Nuzi, apo ndryshe Sabi, i cili që në moshën 18 vjeçare mbante me vete disa precedentë penalë, Ku në vitin 2012, ai kishte plagosur me armë zjarri tre persona.

Ndërkohë që në Itali u arrestua edhe Saimir Kolaveri si ndërmjetës për vrasjen e Klevis Lleshit. Ndërsa ende në kërkim është Aurel Hoxha, apo Aurelinjo Kolaveri. Pronar i lokalit të njohur ‘Monopol’ në Tiranë. Të cilit SPAK i sekuestroi një pasuri prej 5 milion eurosh së fundmi.

Por edhe kjo ngjarje si shumë të tjera ka pikëpyetjet e veta. Si është e mundur që një vrasje e tillë, kur emri i vrasësit përflitej lart e poshtë në Burrel të mos zbardhej për vite të tëra. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do vinin në ndihmë bisedat e Sky Ecc?

A do kishim një tjetër krim të pazbuluar? A është Aurel Hoxha vrasësi në burg i Arben Lleshit, më 15 Dhjetor 2023, nga Sokol Mjacaj. Arben Lleshi që po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, pasi ishte arrestuar nga policia britanike për vrasjen e Agim Hoxhës. Dhe pas ekstradimit në Shqipëri, i ishte njohur vendimi i dënimit të huaj me burgim të përjetshëm.

klevis lleshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan