Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, solli për herë të parë detaje tronditëse nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht të vitit 2020.
Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro.
“Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.
Kolaveri deklaroi në polici se, kafkën dhe disa kocka i ka sjellë qeni i tij. Çka ka bërë që ai menjëherë të njoftojë policinë. I pyetur nga grupi hetues në vendngjarje, i zoti i ullishtes nuk diti të japë shpjegime më të gjata se si kishin përfunduar ato eshtra në pronën e tij. Madje ai tha se as kishte parë dhe as dëgjuar ndonjë gjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.
Pas kqyrjes së mëtejshme të vendit të ngjarjes, u fiksua ndërkohë edhe një kockë si ajo e gjymtyrëve të sipërme dhe tre kocka të tjera të vogla. Po kështu 250 metra nga ana jugore e vendit ku u gjet kafka, brenda rrethimit të ullishtes, mbi përrua, u fiksuan të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metra, mbetje kockash të dekompozuara si ato të qenieve humane.
Si dhe pjesa e një nofulle të poshtme si ato të kafkave të qenieve humane, në të cilën janë vënë re prania e dhëmbëve fundorë të pjekurisë. Po kështu 3 metra mbi rrethimin e ullishtes u fiksuan një palë pantallona të shkurtra si ato sportive me mbishkrimin ‘Nike’ si edhe një fëshfëshe e padëmtuar. Ndërsa në distancën 12 metra u fiksuan një palë mbathje.
Sipas përshkrimit të vendngjarjes, pozicioni ku u gjet trupi tashmë i dekompozuar ndodhej brenda rrethimit me rrjetë të ullishtes. Në pikën më të ulët të pritës dhe kodrës.
Por, Klevis Lleshi u pa për herë të fundit atë pasdite gushti teksa qëndronte me shoqërinë e tij në një nga lokalet, pranë zonës ku banonte. Që nga ai moment ai u zhduk sikur njëherësh ta kishte përpirë dheu.
Pa lënë asnjë njoftim, qoftë edhe për të lajmëruar nënën e tij, e fundit që kishte kontaktuar me të, gjatë orëve të paradites të po asaj dite, të datës 5 Gusht të vitit 2020.
Nëna, e cila duke ditur problematikat e të birit që ndërkohë rrinte i fshehur pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, por edhe të familjes së tyre që ishte në hasmëri të gjatë me një tjetër fis në zonë, ishte gjithmonë në merakun se të birit do t’i ndodhte diçka e keqe.
Ashtu sikur në fakt edhe ndodhi.
Ajo së cilës nëna e Klevis Lleshit i druhej më së shumti. E keqja e paralajmëruar që do të përndiqte dhe djalin e saj, i cili pas zhdukjes së papritur, vetëm disa muaj më pas trupi i tij do të gjendej i groposur, i vrarë me një armë zjarri në një ullishte.
Fare pranë zonës ku banonte. Një krim tronditës, ku vrasësit do të duheshin 5 vite të gjata për t’u zbuluar.
Të cilët në fakt nuk ishin edhe aq të panjohur me viktimën, apo krimi nuk ishte aq i sofistikuar sa të krijonte kaq shumë vështirësi gjatë hetimeve për zbulimin e tij.
Po ku edhe këtë herë policia dhe drejtësia kishin dështuar në mënyrën më të paprecedentë për të gjetur dhe vënë në kohë përpara përgjegjësisë autorët. Por ajo që familja Lleshi uroi të mos ishte e tillë do të konfirmohej në vazhdim.
Eshtrat të cilat u gjendën fare pranë përroit, ku më herët kishte pasur një përmbytje, rezultuan të ishin pikërisht të familjarit të tyre të zhdukur. Kjo e konfirmuar edhe nga analiza e ADN-së, e cila u përputh plotësisht me ato të nënës së Klevis Lleshit.
E cila nga ana e saj nuk kishte asnjë dyshim se i biri kishte pasur të njëjtin fat sikundër edhe babai i tij apo edhe të afërm të tjerë të familjes Lleshi, të cilët ose ishin vrarë ose ishin zhdukur në rrethana të paqarta.
Nga ekspertimi biologjik është konkluduar se nga krahasimi i profilit gjenetik të përfituar nga një dhëmballë e mbetjeve kockore, paraqet lidhje gjenetike bir e nënë, me profilin gjenetik të shtetases Fatbardha Lleshi. Por nëna e Klevis Lleshit dhe të afërm të tij, nuk pritën që të gjendeshin eshtrat, për të filluar kërkimet se kush ishin vrasësit e njeriut të tyre të dashur. Ata i nisën hetimet e tyre që ditën që Klevisi u zhduk.
Duke u ndalur fillimisht te vendi ku ai kishte qëndruar për herë të fundit dhe te personat me të cilët ai ishte shoqëruar atë ditë. Aty ku gjetjet e tyre do të çonin edhe te ngritja e gishtit të akuzës ndaj hasmit të tyre, familjes Hoxha. Si të interesuar direkt në zhdukjen e Klevisit.
Fatbardha Lleshi, nëna e 23-vjeçarit të vrarë Klevis Lleshi në një intervistë për emisionin “Në Shënje...
Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të marte në vendin e quajtur Qafë Plloçë, në aksin rrugor Pogradec-Kor&cced...
Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit 3.4 milionë eurot e konfiskuara në dosjen Toyota Yaris. Gjykata e L...
Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakt...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka gjobitur në Tiranë dy subjekte për tregtim pa licencë të pesticideve, si dhe u ...
Tre të rinj Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega, janë arrestuar pasi udhëtonin me me automjet me lëndë...
Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme (...
Gjykata e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së vlerësimit të masave të sigurisë ...
Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin nr. 06, datë 13.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke ...
Pyetja që shtrohet është: mos vallë pas gjithë kësaj zhurmënaje për sigurinë kombëtare fshihet tentativa p&e...