U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, e ka quajtur të paligjshëm përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për dhjetë ditë.
“Përjashtimi i paligjshëm i Kryetarit të Opozitës nga punimet e Kuvendit, një akt i paprecedent dhe një regres i madh në funksionimin normal të Kuvendit”, tha Gazment Bardhi duke shtuar se "është akt censure, shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit".
Reagimi i plotë:
Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ një partiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Çdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës.
Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë Kavajë, pak para mbledhjes se Kryetarëve të degëve, që do të mbahet në selinë b...
Qytetarët e Vlorës janë sërish të indinjuar me mënyrën se si Bashkia po zhvillon punimet për shtrimin e rrugëve d...
Banorët e Durrësit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e pronave ku do të realizohet proj...
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin ng...
Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike. PD kishte...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, ka folur për mediat jashtë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimi...
Karabinierët e Komandës Provinciale të Barit kanë arrestuar në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me ...
Pas shtyrjes së afatit për mbajtjen e seancës gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme ka ardhur edhe reagimi i Monika Kryemadh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në Komisionin për Nismat qytetare dhe mbikëqyrjen e institucioneve, ka kër...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqitet në SPAK këtë të martë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë të re ndaj saj. &...