AKTUALITET

Përndjekja e egër e familjes Resuli nga Çamëria më 1944, dëshmia e të mbijetuarit! Masakrat në Filat dhe Margëlliç

Sejdo Harka Përditësimi i fundit 13 Maj 2026, 07:50

Përndjekja e egër e familjes Resuli nga Çamëria më

Të shkruash për njerëz të shquar të ditëve tona është kënaqësi e madhe. Ndërsa të shkruash për njerëz të zakonshëm, por me zemër të madhe, si Mezan Resuli, është kënaqësi akoma më e madhe. Kjo ndodh jo vetëm se veprimtaria e tij humane kryhet pa bujë e tamtame, larg famës e përfitimeve vetjake, por edhe se njerëz të tillë bujarë, duket se janë një “specie” në zhdukje. Edhe pse veprimtaria e Mezanit në ndihmë të njerëzve në nevojë ka vite që nuk ndalet, zhurma e saj ruhet vetëm brenda shpirtit të heshtur dhe zemrës së bardhë të këtij njeriu sa të thjeshtë, aq dhe të rrallë. Këtë shpirt human Mezani e ka trashëguar që nga prindërit e tij, të cilët, edhe pse kanë bërë një jetë të vështirë, “kafshatën e bukës” përherë e ndanë me miqtë dhe të afërmit e tyre. Këtë ka bërë përherë edhe i biri i tyre, Mezani, thonë njerëzit, që e njohin nga afër.

Prandaj e mira i ka buruar përherë si uji i kristaltë. Dhe kjo është më se e vërtetë. Kush e njohu Mezan Resulin dhe nuk u mrekullua nga fjala e ngrohtë, atdhetarizmi i flaktë dhe nga shpirti i bardhë e tepër human. Mesan Resuli nuk shquhet për bëma të jashtëzakonshme, por ka një zemër të madhe, që nuk rreh vetëm brenda kraharorit të tij, por edhe brenda halleve dhe problemeve të disa njerëzve në nevojë. Ai u lind, më 15 dhjetor të vitit 1949 në fshatin Gramsh të Lushnjes. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa më pas mbaroi Shkollën Mekanike të Durrësit. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, u rikthye në kooperativën e Rezhbullit në Durrës.

Pasi punoi disa kohë në prodhim, e zgjodhën brigadier. Nga që brigada, që ai drejtoi u dallua për rendimente të larta, Mezanin, edhe pse ishte në një moshë shumë të re, e zgjodhën përgjegjës të sektorit më të vështirë kooperativës. Nëpërmjet artit të komunikimit me njerëzit, pasionit dhe përgjegjësisë së lartë ndaj detyrës, ai bëri, që sektori që drejtonte, të arrinte tregues të lartë ekonomikë, për disa vite me radhë. Puna dhe lidhja me njerëzit, tregon Mezani, ka qenë dhe mbetet për mua një diplomë me vlera universale, të cilën nuk e mora nga auditorët universitare, por nga jeta aktive mes njerëzve dhe vështirësive. Ka qenë shkolla e jetës, djersa e ballit dhe dashuria për njerëzit, të cilat kanë bërë që Mezanin përherë ta ndjekë pas mbarësia dhe suksesi. Sapo u prish sistemi, Mezani vendosi të merrej me biznes.

Mes vështirësive të mëdha, ai mundi të ndërtojë një fabrikë të vogël për prodhimin e konfeksioneve, jo vetëm për tregun e brendshëm, por edhe për tregun e jashtëm. Për të garantuar prodhimin e shumëllojshëm dhe cilësor, ai rriti gradualisht zgjerimin e prodhimit, të cilësisë dhe të fitimit, të cilat krijuan mundësi, jo vetëm për rritjen e mirëqenies së familjes, por edhe për trajtimin më të mirë të punëtorëve dhe për të krijuar fonde monetare për sponsorizime modeste e ndihma me veshmbathje, ushqime e mjete monetare të punëtorëve dhe njerëzve të tjerë në nevojë. T’u dhurosh të tjerëve nuk mjafton të kesh, sepse sot ka shumë biznesmenë të mëdhenj, që kanë krijuar pasuri përrallore, ndoshta dhe të dyshimta, por rrallë mendojnë për njerëzit në nevojë. Ndërsa Mezan Resuli, edhe pse ka një biznes modest, ka një zemër të madhe. Për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e biznesit, ai jo vetëm ka aktivizuar tërë familjen, por dhe e administron bashkë me dy djemtë e tij, Arturin dhe Ervisin. Ndihmesë për forcimin e biznesit kanë dhënë edhe vajza e tij Anila, e cila sot jeton në Amerikë, por edhe dy nipërit, Klejvisi dhe Aleksandri, të cilët krahas mësimeve universitare, punojë pa u lodhur në këtë biznes.

Gjaku i të parëve të Mezan Resulit buron nga Margëlliçi i Çamërisë. Historia e përndjekjes së çamëve autoktonë nga trojet e tyre ka nisur që herët, por ajo, sa vinte dhe bëhej më e egër. Napolon Zerva, edhe pse ishte suljot, kur ishte në krye të milicisë greke, në bashkëpunim me qarqet shoveniste vorioepiriste, pas largimit të ushtrisë hitleriane, në qershor të vitit 1944 shumëfishuan egërsinë për largimin me dhunë e përgjakje të çamëve të Filatit dhe të Margëlliçit. Në këtë valë të egër përndjekjeje, vetëm në këto dy vende, u masakruan 626 burra, gra dhe fëmijë, për të vetmin faj, se ishin shqiptarë. Në këto masakra, prej këtij fisi kishin mbetur gjallë vetëm dy djemtë e familjes: Zyberi 18- vjeçar, (babai i Mezanit) dhe xhaxhai i tij, Jusufi. Të mbetur vetëm mes tmerrit të përdjekjes gjakësore, ata u nisen drejt Shqipërisë. Të vetmen pasuri që morën me vete, ishte një makinë e thjeshtë vaji, e cila u kishte mbajtur frymën gjallë. E morën në krahë, pa e ditur, se do të mbërrinin gjallë. Babait, tregon Mezani, i kishin mbetur në mendje vargjet e këngës çame, të cilat i belbëzonte, edhe kur ecte rrugës: “Se ç’pashë një ëndërr, me llahtari./ Pashë Çamërinë, djegur, bërë hi./ Gratë çame me foshnje në gji/ Morën udhën, o, për Shqipëri”. Vargje të tilla të trishta, që babai s’i hoqi kurrë nga goja, thotë Mezani, më kanë motivuar përherë, që t’i dua njerëzit dhe t’i ndihmoj për t’u lehtësuar sadopak hallet dhe varfërinë.

“ZAMBAKU” I SHOQËRISË “FLAKA”

“Zambak” i shoqërisë, kështu e thërrasin Mezan Resulin të gjithë anëtarët e shoqërisë atdhetare e kulturore kombëtare “Flaka”, tregojnë drejtuesit e saj, Bajram Berisha, Rexhep Xhepa, Qemal Cala, dhe Idriz Ymeri. Ai jo vetëm është një nga themeluesit dhe ideatorët e veprimtarive të dendura që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit, por është dhe sponsorizuesi kryesor i shumicës së këtyre veprimtarive të dendura atdhetare e kulturore. Mezani ka kohë që nga fitimet e tij mujore heq diçka më vete për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Por kurrë nuk dëshiron të tregojë, se kë ka ndihmuar.

Nuk mund t’u përflitet njerëzve dhurata modeste që ua ke dhënë me dëshirën tënde, thotë Mezani. Për mua, vazhdon ai, është njëlloj sikur t’u përmendësh miqve bukën në shtëpinë tënde. Janë të shumta veprimtaritë e kësaj shoqërie që janë ideuar dhe sponsorizuar nga Mezan Resuli, por ne do të ndalemi tek dy prej tyre. Njëra prej tyre përshkruhet bukur edhe në librin e Rexhep Xhepës, me titullin “Prushi i Shoqërisë Flaka”. Mezan Resuli, thuhet në të, nuk mund të harronte mikëpritjen e ngrohtë që i patën bërë lusianët në vitin 1968, në kohën kur ai me një grup të rinjsh shkuan vullnetarë për të ndihmuar për zhvillimin kulturor e arsimor të njerëzve të këtyre anëve. Ecnim drejt këtij fshati të largët malor, tregon Mezani, por nuk dinim se si do të na prisnin.

U mrekulluam kur ata na pritën me këngë e valle. Mua më ra fati që me dy të rinj të tjerë të strehoheshim në shtëpinë e Kasëm Bibës, i cili na mbajti një vit të tërë, si të na kishte djemtë e tij. Papritur në një magazinë pashë një pompë të vjetër. Sapo e preka me dorë, mendja më shkoi ta mbushja me gëlqere dhe me të të lyeja shtëpinë e Kasëmit. Kur e mbarova së lyeri, shtëpia nisi të shkëlqente si një kullë e bardhë në mes të fshatit. Njerëzit të befasuar nga kjo bukuri e rrallë, kërkuan që të lyeja edhe shtëpitë e tyre. Pasi i lyem të gjitha shtëpitë, fshati nisi të ndrinte edhe në dritën e hënës. Për këtë veprimtari në atë kohë folën edhe Radio “Kuksi” e Radio “Tirana”.

Bashkë me të rinjtë e tjerë bëmë që jo vetëm të gjallërohej veprimtaria e të rinjve, por edhe shumë vajza e djem nisnin mësimet në shkolla të ndryshme të zonës, duke thyer paragjykimet. U miqësuam aq shumë me njerëzit e këtij fshati, saqë kur u larguam, nisëm të fshinim lotët, por mikpritjen dhe këngët e vallet me të cilat na përcollën ata njerëz të mirë, s’kemi për t’i harruar kurrë. Kaluan 50 vjet nga ato vite të vështira, por Mezani nuk mund t’i harronte ata miq të rrallë, që e mbajtën në shtëpi si djalin e tyre. Prandaj, edhe pse pas një gjysmë shekulli, një ditë të bukur të tetorit të vitit 2016, bashkë me një grup veprimtarësh të Shoqërisë “Flaka” u nis drejt atyre njerëzve të mirë të Lusnit, por jo vetëm për nostalgjinë e kohës, por edhe për të dhënë ndihmesën modeste për disa familje. Këtë herë, përveç mirënjohjes dhe respektit ndaj atyre njerëzve, kishte sjellë edhe disa ndihma me veshmbathje e ushqime. Ndërsa për disa familje të varfra, ai vendosi të dhuronte një rrogë modeste të përmuajshme për një vit. Në këtë takim të përzemërt me miqtë e tij të hershëm, Mezani u drejtohet atyre përzemërsisht me këto fjalë: “Jo vetëm s’kam për ta harruar kurrë bujarinë tuaj, sa të jem gjallë, por do t’ua lë si këshillë të përhershme edhe fëmijëve të mi: Nëse doni të ecni përpara, ktheni sytë nga njerëz të tillë bujarë”.

Një udhëtim i rrallë i shoqërisë “Flaka” ishte edhe ai drejt Margëlliçit të Çamërisë. Shpesh, tregon Mezani, babai plot dhimbje më thoshte: “S‘ka për të më tretur as dheu pa e parë edhe një herë Margëlliçin ku linda dhe pashë vdekjen me sy atë ditë që na përzunë me dhunë”. Por fatkeqësisht babai im për shkak të sëmundjes së gjatë nuk mundi t‘i rishkelte, qoftë dhe një herë ato troje. Ndaj Mezani, për të realizuar amanetin e babait, bashkë me veprimtarët më të zellshëm të shoqërisë atdhetare, morën udhën drejt Margëlliçit. Nëse atje, e pati porositur babai, nuk do të gjesh ndonjë shenjë nga shtëpia dhe trojet tona, merr një rrënjë ulliri (simbol i mbijetesës) dhe mbille kudo në Shqipëri, si shenjë e vazhdimësisë së fisit tonë. Për shumë vite me radhë Mezani ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë shumë njerëz në nevojë.

Ka sponsorizuar shumë veprimtari atdhetare e kulturore, festa e ditëlindje, njerëz të sëmurë e me pamundësi ekonomike. Ka akorduar rroga modeste mujore e vjetore. Ka ndihmuar për një periudhë të caktuar Qendrën e Autikëve të Tiranës. Si dashamirës i arsimimit dhe librit, ka sponsorizuar pajisjen me libra të disa shkollave për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Filadelfia të Amerikës. Si atdhetar i flaktë, diasporës shqiptare shpesh i ka dhuruar flamuj shqiptarë. Ka sponsorizuar libra artistikë e studimorë. Një nga ndihmesat më humane të kohëve të fundit është ajo për familjen Astrit Hysenit, i cili fatkeqësisht humbi jetën në përmbytjet që ndodhën në Durrës. Ja, kjo është arsyeja që njerëzit që e njohin Mezan Resulin, e thërresin me emrin “Zambaku ynë”. Ndërsa shoqata “Bijtë e Shqipes” e ka nderuar me titullin “Ambasador i Paqes”./Memorie

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan