Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin lidhur me dënimet për ngjarjen e përplasjes me armë zjarri të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet. Në këtë ngjarje u përfshi dhe ish-kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni i cili u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 20-vite burg për veprat penale” “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe Altin Markun. Mësohet se prokurori i çështjes Françesk Ganaj kishte kërkuar dënimin maksimal me 40 vite burg në total për dy të pandehurit, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska ju dha një masë dënimi më të butë me 26 vite e 6 muaj burg në total.
Njoftimi:
Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 78/1 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit Altin Marku për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Altin Marku me 20 (njëzetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 266 pika 2 gërma b) të K.Pr.Penale, rivënien në fuqi të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.146, datë 04.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Altin Marku të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 83 dhe 22 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit Besnik Simonaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj me 6(gjashtë) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit për të dënuarin Besnik Simonaj të fillojë nga momenti i arrestimit 01.04.2022 dhe dënimi të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
SI NDODHI PËRPLASJA ME ARMË?
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit 2022, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni. Më pas u zbulua se konflikti mes Markut dhe Simonit nisi brenda zyrës së zyrtarit e më pas u zhvendos në rrugë. Marku u arratis për 4 orë. Kur u kap nga policia, u zbulua se edhe ai kishte mbetur i plagosur. Më pas u zbulua se mes dy personave kishte shkëmbim zjarri për konfliktin e 1 viti më parë që lidhej me sherrin në fushatën e PS-së.
KOSOVA- Banka Botërore ka njoftuar miratimin e ndihmës financiare prej 89.7 milionë dollarësh (87.2 milionë euro) për dy projekt...
VLORA- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Aeroportin e Vlorës, ku një drejtues kamioni mësohet se ka humbur jet&eu...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të j...
Foto ilustruese TIRANË - Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat...
KOSOVA- Në Kosovë, shoqata e gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan me shqetësim të premten ...
Skënder Brataj TIRANË - Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shën...
KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe ...
KRUJA-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidh...
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Mësohet se një 25-vjeçar ka p&e...
ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sipas...