Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, ndodhet në qendër të akuzave të rënda për plagjiaturë në punimin e tij të doktoraturës.
Sipas denoncimeve, Tafa, i cili mban edhe titullin "profesor i asociuar" dhe është pedagog në Universitetin Politeknik, dyshohet se ka kopjuar materiale nga leksionet e një profesoreshe rumune për të ndërtuar një pjesë të tezës së tij.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetin akademiko-shkencor të drejtuesit të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, i cili menaxhon të dhënat delikate personale të qytetarëve shqiptarë.
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', studiuesi Taulant Muka tha se kjo ngjarjes është pjesë e një modeli të vazhdueshëm ku individë me kredenciale të dyshimta katapultohen në poste të larta drejtuese.
Muka bëri me dije se edhe ish-drejtoresha e mëparshme e AKSHI-t ka qenë e përfshirë në një skandal të ngjashëm plagjiature, çka sugjeron një problem sistemik në emërimet në krye të institucioneve kyçe.
Pas skandaleve të mëdha të rrjedhjes së të dhënave personale, të cilat u bënë publike dhe dyshohet se u vunë në dispozicion të botës së krimit, vendosja në krye të agjencisë e një personi të akuzuar për shkelje të rënda etike dhe ligjore, konsiderohet tejet problematike.
Muka argumentoi se shkeljet e tilla nuk janë vetëm të natyrës etike, por edhe ligjore, pasi plagjiatura dënohet nga ligji dhe nga rregulloret e brendshme të universiteteve.
Deklarata e plotë:
“Kam pasur një rrugë në tren në atë kohë dhe thjesht hap laptopin futem në Google, i gjej një publikim dhe direkt i del plagjatura.
Pra në tren e kam bërë gjithë gjënë, doja të shtyja kohën në tren dhe aq e thjeshtë ishte për ta gjetur plagjaturën sa ma bëri udhëtimin me tren të këndshëm.
Pra, ishte kurioziteti që më lindi dhe për të treguar që faktikisht ne nuk po ndryshojmë modelin, po ndryshojmë thjesht emër dhe vazhdojmë në të njëjtin sistem.
Kujtoj këtu që edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, që tashmë bien mbi të disa sidenoncime apo që është edhe nën hetim, ka pasur një doktoraturë plagjaturë.
Dhe tregon se si personazhe të botës akademike, pasi këta persona kanë marrë doktoraturë, zoti Igli Tafa mban dhe titullin profesor i asociuar, është pedagog në Universitetin e Politeknikut, katapultohen për t'i përdorur këto kredenciale me demek për të ndërtuar një imazh të ri të drejtimit të institucioneve të rëndësishme.
Dhe tregon edhe një herë, si të thuash, dashurinë e madhe, platonike të kryeministrit të vendit, ndonjëherë edhe më shumë se aq, me njerëzit që kopjojnë dhe janë specialista të copy-paste-it.
Pra, njerëz që përdorin si të thuash, të dhënat e të tjerëve, punën e djersën e të tjerëve, e përvetësojnë dhe e bëjnë të tyre.
Rasti i zotit Igli Tafa është edhe rast interesant pasi po të shikojmë doktoraturën, unë sa hapa kapitullin e parë, i gjej që ka kopjuar materialet e leksioneve të një profesoreshe rumune.
Kjo tregon pak a shumë edhe kapacitetin akademiko-shkencor të zotit Tafa, i cili është drejtues i një institucioni shumë të rëndësishëm në vend, pasi ka të bëjë në radhë të parë dhe mbi të gjitha, me të dhënat tona personale.
Pra, sistemet kompjuterike dixhitale krijohen mbi studime dhe atë që ne e quajmë në shkencë validime shkencore, për të garantuar ne qytetarëve shqiptarë, në radhë të parë, që ato të dhëna nuk bëhen publike, që nuk na i përvetëson dikush.
Dhe praktikisht kjo gjë ka ndodhu, haptazi, ku këto të dhënat tona personale janë bërë pasuri ose janë bërë, si të thuash, të dhëna publike, pra çdokush i përvetëson.
Madje janë vënë në dispozicion të krimit, sipas SPAK-ut. Dhe kjo është një gjë shumë e rëndë.
Nga ana akademike, sigurisht që Universiteti i Politeknikut duhet të mblidhet, duhet të analizojë të gjitha, si të thuash, dokumentat që kanë ndikuar në zhvillimin akademik të zotit Tafa dhe duhe të kishte një vlerësim, në qoftë se doktoratura dhe botimi akademik duhet të mbaheshin dhe nga ana tjetër t'i kërkoheshin dhe rrogat mbrapsht.
Dhe në kushte normale patjetër që nuk duhet të vazhdonte më si drejtues i AKSHI-t.
E ka treguar bota perëndimore, kur del një drejtues i një institucioni të lartë me plagjaturë, automatike përkthehet edhe në dhënien e dorëheqjes, pasi është një problem etik, sikurse e përmenda, është një problem ligjor dhe dënohet nga ligji, por edhe nga ana tjetër edhe nga rregulloret e universiteteve".
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë Krujë. Një 34-vjeçare ka humbur jetën ...
Një 44-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkot...
Një 25-vjeçar nga Sudani është arrestuar nga policia në Korçë në kuadër të një operacioni kundë...
Në segmentin Peshkopi-Muhur në vendin e quajtur Kthesa e Maneve pranë fshatit Vakuf nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë &eum...
Në një reagim ndaj zhvillimeve të fundit me kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, për të cilën SPAK kërkoi dënimin...
Gjatë natës, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, ndërsa reshje dëbore është shfaqur vetëm në akset...
Banorët e fshatit Kraps në Fier, denoncojnë gjendjen e keqe të rrugës. Rruga e Krapsit është e mbushur me baltë dhe uj...
Rritja e vazhdueshme e pagës minimale në Shqipëri po shndërrohet në një nga sfidat më të mëdha për industrin...
“Vij me një maj, me trenin e orës 9-të, dil e më prit”, ky ishte telegrami që i erdhi Bedra Kabës nga brigadieri kom...
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon t&eu...