Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi më 1 janar 2027
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar më 6 mars në gjimnazin “Sulejman Delvina” në Delvinë, ku mbeti i plagosur një nxënës 17-vjeçar.
Babai i të miturit të plagosur, ka rrëfyer momentet e konfliktit mes djalit të tij dhe një nxënësi tjetër, që përfundoi me përdorimin e thikës. Sipas tij, gjithçka nisi brenda ambienteve të shkollës dhe më pas u përshkallëzua jashtë saj.
Ai tregoi se djali i kishte rrëfyer se përplasja e parë kishte ndodhur në tualetin e shkollës, ku ishte goditur me shqelm nga bashkëmoshatari, edhe pse, sipas tij, i kishte thënë se nuk kishte asnjë konflikt me të dhe madje i kishte kërkuar ndjesë nëse kishte bërë ndonjë gabim.
Sipas babait, situata u mbyll për momentin në shkollë, ndërsa në vend kishte qenë edhe drejtori. Më pas, nxënësi tjetër kishte marrë një orë leje dhe ishte larguar nga shkolla.
“Kur djali im doli nga shkolla, një shok e thirri duke i thënë se e kërkonte ai. Djali ishte me një shok tjetër. Autori kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë një thikë. Kur u afrua për ta goditur, shoku i djalit tim i doli përpara për ta ndaluar dhe në atë moment iu pre dora”, ka treguar ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Babai shtoi se më pas autori është përpjekur ta godasë djalin në zemër, por 17-vjeçari kishte kthyer shpatullën, duke marrë katër goditje me thikë.
“Më tha se e qëlloi katër herë rresht. Më pas e çuan në spital në Delvinë dhe më vonë e nisën për mjekim më të specializuar në Sarandë”, u shpreh ai.
Sipas familjarit, mjekët fillimisht kishin thënë se djali nuk ishte jashtë rrezikut për jetën, por plagët ishin të mëdha për shkak të goditjeve me thikë.
Pas incidentit, nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” protestuan më 6 mars para Komisariatit të Policisë në Delvinë. Ata pretenduan se konflikti mes dy të rinjve ishte i njohur më herët dhe se situata ishte denoncuar në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin.
Nxënësit kritikuan mënyrën se si u menaxhua ngjarja, duke theksuar se një nga të përfshirët u lejua të largohej nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor dhe se prindërit nuk u njoftuan për atë që kishte ndodhur.
Babai i 17-vjeçarit tha gjithashtu se familjarët e autorit kanë kërkuar falje pas ngjarjes.
Ndërkohë, nxënësit e shkollës kanë protestuar në lidhje me ngjarjen, teksa kërkojnë masa konkrete nga institucionet për të garantuar sigurinë në shkolla, duke theksuar se neglizhimi i rasteve problematike mund të çojë në pasoja edhe më të rënda.
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt. Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës i ë...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive n&eum...
Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. ...
Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore që synon uljen e menjëhershme të çmimit të karburante...
Banorë të zonës së Rrjollit protestuan para ambienteve të SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik n&e...
Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe ...
Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të rritet në mënyrë galopante, duke kërcënuar të thyejë rekordi...
Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure, brenda një kanali me ujë n&...
Vajza që shikoni në foton e mësipërme është 25-vjeçarja nga Lezha, Xhuana Nikolli e cila një ditë më par&e...
Banorët e Baks Rrjollit në Shkodër kanë zhvendosur protestën e tyre para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (...