
I pandehuri si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij në GJKKO detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase.
Hoxha ka dëshmuar se biznesmenin e kanë monitoruar për rreth një vit, ndërsa për lokalizimin e djalit të tij, kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do u jepte informacione nëse ai do futej në Shqipëri, pasi ndodhej në Maqedoni.
Henrik Hoxhaj është shprehur se shënjestër e tyre ishte i biri i biznesmenit dhe për ta sjellë atë në pritë kishin planifikuar t’i vrisnin fillimisht të atin që ai më pas të vinte në varrim dhe ta ekzekutonin atje.
“Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë cikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri. Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni.
Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim. Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte.”, dëshmon ai.
Hoxhaj tregon se për atentatin përdorën një “Golf 4” që ua kishte siguruar Nuredin Dumani dhe se qitësi në vrasjen e biznesmenit ka qenë Skerdi Tase.
“Për ngjarjen përdorëm një “Golf 4” të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy. Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekë borxh.
Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator.
Kisha radio policie, e dëgjoja komplet çfarë kishte ndodhur. Pastaj me Skerdin u takuam tëk 21-shi. Skerdi më tha, i qëllova dy herë, por më ngeci arma. Unë një ditë më parë shkreva 1 karikator me atë armën, por atë ditë ngeci.
Unë i dëgjoja në radio komunikimet e policisë, kur thonin “një person kështu ashtu, me karakteristikat e Skerdit””, ka dëshmuar Hoxhaj.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shkurt12:21
Henrik Hoxha tregon sekretet e Dumanit: Kërkoi vrasjen e biznesmenit për të nxjerrë në pritë të birin
Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen e njohur si “Plumbi i ar...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
10 Shkurt12:07
VIDEO/ 7 muaj pa paga, punonjësit e “Bankers” dalin në protestë: Na kanë gënjyer për rrogat! Shteti ‘fle’ gjumë
Punonjësit e kompanisë “Bankers”, dolën sot në protestë për shkak se prej shtatë muajsh nuk marrin paga...
AKTUALITET
10 Shkurt12:13
Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant
Dy persona kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme në Tiranë, në dy ngjarje të ndara. Një burrë ka ndë...
AKTUALITET
10 Shkurt12:00
Lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit dhe trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit
Albcontrol lidhi së fundmi kontratën me objekt “Studimi i Fizibilitetit për Infrastrukturën e Trafikut Ajror në Aeroportin e Kuk&...
AKTUALITET
10 Shkurt11:23
74 vjeçari humb jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës, dyshimet e para
Një i moshuar ka humbur jetën në rrethana fatkeqe, teksa ishte duke u transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Ngjarja ka ndodhur dit...
AKTUALITET
10 Shkurt11:15
U dënua me burg për korrupsion, arrestohet kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënim...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
10 Shkurt10:51
13-vjeçarja shqiptare u vra nga i dashuri, flet nëna e saj: Vrasësi i vajzës sime mburret për krimin
"Rastet si ai i Aurorës, i Giulia Cecchettin dhe i Zoe Trincheros tregojnë se si një feminizëm normalizon dhunën:...
AKTUALITET
10 Shkurt10:40
SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.
Pak...
AKTUALITET
10 Shkurt09:51
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro të dy personave të dënuar për drogë
Policia ka sekuestruar pasuritë e Pajtim Braçaj dhe Gjino(Shkelqim) Lleshaj të cilat arrijnë vlerën 200 000 euro.
Sipas ...
AKTUALITET
10 Shkurt09:29
VIDEO/ Efektivi kanosi me pistoletë qytetarin, reagon Policia e Shtetit
Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me efektivin e policisë që kanosi me pistoletën e shërbimit një qytetar, pas konfliktit p...