
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Memolla u vetëdorëzua në polici pas vendimit të datës 9 shkurt 2026. Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Blerim Xhamani, 48 vjeç, dhe Ndriçim Tafgjata, 54 vjeç, të tre banues në Rrogozhinë.
Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Me 1 vit burg është dënuar edhe Blerim Xhamani për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “falsifikim dokumentesh”, të kryera në bashkëpunim. Ndriçim Tafgjata është dënuar po ashtu me 1 vit burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ndërsa Isuf Tosku, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”, është dënuar me 8 muaj burg, por dënimi i tij është pezulluar dhe është vendosur në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.
Hetimet ndaj Memollës nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku sipas Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ai dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të siguronte votën e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
Në atë kohë, Memolla kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Socialiste.
SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje më 2 nëntor 2023, ndërsa tashmë, me vendimin e formës së prerë, dënimi ka hyrë në fuqi.
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
10 Shkurt10:51
13-vjeçarja shqiptare u vra nga i dashuri, flet nëna e saj: Vrasësi i vajzës sime mburret për krimin
"Rastet si ai i Aurorës, i Giulia Cecchettin dhe i Zoe Trincheros tregojnë se si një feminizëm normalizon dhunën:...
AKTUALITET
10 Shkurt10:40
SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, çon dosjen në GJKKO për gjykim
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.
Pak...
AKTUALITET
10 Shkurt09:51
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro të dy personave të dënuar për drogë
Policia ka sekuestruar pasuritë e Pajtim Braçaj dhe Gjino(Shkelqim) Lleshaj të cilat arrijnë vlerën 200 000 euro.
Sipas ...
AKTUALITET
10 Shkurt09:29
VIDEO/ Efektivi kanosi me pistoletë qytetarin, reagon Policia e Shtetit
Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me efektivin e policisë që kanosi me pistoletën e shërbimit një qytetar, pas konfliktit p...
AKTUALITET
10 Shkurt08:59
Paratë e pista dhe flukset informale “fundosin” euron? Çfarë thonë të dhënat
Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ...
AKTUALITET
10 Shkurt08:58
Lumi Vjosa vendos Shqipërinë në hartën e ekoturizmit
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion kyç i ekoturizmit në Evropë falë Parkut Komb&e...
Dashnor Kaloçi
AKTUALITET
10 Shkurt08:29
Historia e konflikteve, zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950: Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja me Enverin vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin
Historia e konflikteve, raporteve të acaruara dhe përplasjeve ndërmjet Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, e ka zanafillën që nga pe...
AKTUALITET
10 Shkurt08:03
Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Kosova pëson rënie, Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm
Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkomb...
AKTUALITET
10 Shkurt08:02
BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion
Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive...
AKTUALITET
10 Shkurt07:55
75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon
Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky pres...