“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Dy vjet pas rënies në krye të detyrës në Fier, rivarroset në varrezat “Dëshmorët e Kombit” polici Novruz Cenalia.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut.
Vetëm tre ditë më parë familjarë, kolegë, të afërm dhe drejtues të uniformave blu kujtuan Cenalian në Fier, duke vendosur kurora e buqeta me lule.
Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale.
Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.
“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi sot (15 maj) Lamallari në një reagim në rrjetin social.
Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, sakrifica e Novruz Cenalisë forcon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.
“Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.
Gjatë ceremonisë, Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.
Ministri i Lamallari pati gjithashtu një thirrje për drejtësinë, duke kërkuar që autorët e krimit të marrin dënimin e merituar.
“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari.
Në përfundim të ceremonisë, ministri u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.
“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ai.
Një drejtues i lartë policor në Ekuador ka paralajmëruar për praninë në rritje të mafieve të huaja të lidhura ...
Rruga që lidh fshatrat Shikaj, Dukagjin, Shtanë, Simon dhe Dobrush me qendrën e Njësisë Administrative Malzi vijon të jetë n&...
Një valë e gjerë kontrolli ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku, veç verifikimeve për sende të n...
Pa u bërë ende 24 orë nga ulja e çmimit të karburanteve, ditën e sotme Bordi i Transparencës ka rritur sërish tarifat ...
Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Pol...
SPAK firmos një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare dhe kërkon që ai ta paraqitet...
Bizneset dhe kontabilistët ngrenë shqetësimin se urdhrat për bllokim të të gjitha llogarive, përfshirë edhe valutën...
Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve n&eum...