AKTUALITET

Porti i ri në Porto Romano, ekspertët sugjerojnë kapacitete më të mëdha: Thellësia e parashikuar nuk mjafton për anijet e mëdha të mallrave!

b.z Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 08:56
Porti i ri në Porto Romano, ekspertët sugjerojnë kapacitete
Porti

TIRANË - Në muajin shkurt, përfundon afati i ri për dorëzimin e ofertave të subjekteve të interesuara për ndërtimin e portit të ri të mallrave në Porto Romano.

Porti i ri do të zëvendësojë Portin aktual të Durrësit, në hapësirën e të cilit do të ngrihet një port jahtesh, bashkëngjitur me një kompleks të madh rezidencial dhe hotelier.

Gara për përzgjedhjen e subjektit kontraktor, që do të ndërtojë portin e ri, u hap fillimisht në korrik të vitit të kaluar dhe pritej që subjekti të zgjidhej në vjeshtë. Por, në fazën e parë, procesi dështoi dhe në vijim u vendos shtyrja e afatit për paraqitjen e ofertave.

Tenderi i shpallur verën e kaluar parashikonte një fond limit prej 392 milionë eurosh për ndërtimin e portit të ri. Projekti parashikon ndërtimin e një moli verior me gjatësi 1000 metra në shërbim të bazës së re të NATO-s dhe ndërtimin e një moli jugor 500 metra të gjatë në shërbim të portit tregtar.

Projekti i Durrës Marina parashikon një afat prej afërsisht edhe gjashtë vitesh, deri në shtrirjen në zonën e kalatës ku bëhet përpunimi i mallrave dhe kontejnerëve në Portin e Durrësit. Kjo kohë në teori duhet të jetë e mjaftueshme për të ndërtuar Portin e ri në Porto Romano, për ta zhvendosur përpunimin e anijeve të mallrave atje. Por, që në fillim, procesi i ngritjes së portit të ri ka pasur vonesa, me shtyrjen e afatit të përzgjedhjes së operatorit.

Ekspertët mendojnë se mund të ketë përfitime nga një port më i madh

Ekspertë të sektorit mendojnë se vendimi për të ngritur një port të ri jashtë zonës urbane të Durrësit ishte një zgjedhje e mirë, që gjithashtu shton mundësinë për të ngritur një port më të madh dhe më modern.

Megjithatë, ata shprehen se kapacitetet e parashikuara të portit nuk janë të mjaftueshme për t’ju përgjigjur potencialeve të mëdha që ka porti i ri për t’u bërë një pikë e rëndësishme rajonale e tregtisë.

Ata sugjerojnë që projekti mund të parashikojë që moli i portit të ndërtohet në përmasa më të mëdha, për të rritur kapacitetet e tij përpunuese. Sipas tyre, për pozicionin e vet, Porti i ri i Durrësit ka mundësinë të bëhet një pikë kyçe e tregtisë për të gjithë brendësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, qeveria shqiptare mund të bëjë një përpjekje më të madhe fillestare, ndoshta duke rritur lehtësisht vlerën e investimit, për të ndërtuar një port që do të ketë potenciale më të mëdha në afatgjatë.

Inxhinieri Joe Bugeja, konsulent teknik në shërbimet portuale, shprehet se qëllimi i portit të ri është ndërtimi nga e para i një infrastrukture strategjike për të gjithë rajonin me paratë tatimpaguesve. Por, sipas tij, nuk mund të mendohet një zhvillim i tillë i pavarur nga zhvillimet globale të tashme dhe të ardhshme.

“Pajtohem me faktin që qeveria mori një vendim të mirë për të transferuar transportin e mallrave detare jashtë mjedisit urban. Në terma afatgjatë, kjo është një gjë pozitive. Por, më duhet të theksoj kujdesin që duhet treguar për vendimmarrësit gjatë ndërtimit të një infrastrukture ‘greenfield’ për ngarkesat e të gjithë Ballkanit Perëndimor në veçanti.

Për më tepër, konfliktet në Detin e Kuq dhe në Kanalin e Suezit do të vazhdojnë të devijojnë transportin tregtar përmes Gjibraltarit në Mesdhe. Kjo do të theksojë ekonomizimin e transportit në maksimum. “Sa më i madh, aq më shumë dhe aq më pak konsum karburanti! Operatorët e linjës së transportit do t’i përmbahen fort këtij parimi në mënyrë që të konkurrojnë”, – shprehet ai.

Për ta ilustruar më mirë, ai sjell shembullin e problematikës që ekziston ende në aviacionin civil.

“Është si me avionët e pasagjerëve lokalë me madhësi të vogël dhe avionëve transatlantikë me çmim të ulët, por me trup të gjerë për të transportuar më shumë. Avionë të tillë nuk mund të ulen në aeroportet tona. Kështu, ata shkojnë në qendrat kryesore për të shkarkuar dhe për të hipur pasagjerët.

Kontejnerët janë të ngjashëm me këtë model të aviacionit. Pra, më shumë kontejnerë me kosto më të ulët dhe kohë minimale itinerari. Ndërprerja e furnizimit të Kinës gjatë periudhës së Covid-19 duhet të na japë të gjithëve një mësim se si të krijojmë avantazhe nga disavantazhet.

Pra, krijimi i një miniqendre vetëm nga rruga ndërkombëtare e transportit mesdhetar nga Kina për në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qendrore, paralelisht me programet e lidhjeve (koneksioneve) të BE-së do të gjenerojë patjetër më shumë përfitime ekonomike për shqiptarët”, – thotë z. Bugeja.

Afërsisht 400 milionë euro fonde publike (që është vlera limit e tenderit për fazën e parë të portit në Porto Romano) do të mbulojnë vetëm infrastrukturën kryesore dhe ndërtimin e një kalate të vetme për terminalin e kontejnerëve (360 metra). Sipas z. Bugeja, kjo nuk mund të lejojë përpunimin e dy anijeve në të njëjtën kohë. Gjithashtu, thellësia prej 13.2 metra, sipas tij, nuk mjafton për anijet më të mëdha.

Ai shprehet se afërsisht me të njëjtën kosto mund të kemi të paktën 600 metra gjatësi kalatë me thellësi 16 metra për ta shndërruar Porto Romanon në një Port minihub në Adriatik. Sipas tij, anijet kryesore për kontejnerë mund të kalojnë tranzit në Ballkan deri në Gjermani dhe Rumani, edhe sepse rrugët e Detit të Zi dhe lumit Danub do të jenë më të kushtueshme se sot.

“Ngrohja globale do të ndikojë negativisht në transportin përgjatë lumit Danub. Rruga e Detit të Zi nuk do të jetë ekonomike në asnjë konflikt global. Selaniku nuk do të jetë ekonomik për rajonin tonë. Rijeka dhe Koper do të kenë nevojë për një kohë shumë të gjatë dhe kosto të tepërt karburanti për anijet. Çfarë është më e mira? Ose Porto Romano ose Porti i Tivarit në Mal të Zi. Porti i Tivarit ka 14 metra thellësi tani. Por infrastruktura e tij dhe rrugët e lidhjes janë problem.

Ne kemi avantazhin e korridorit të lidhjes (koneksionit), por porti është një disavantazh. Parë në këtë këndvështrim, me pothuajse të njëjtin buxhet, mund të ndërtohet një Port për 200 vitet e ardhshme. Sepse nëse bazohemi dhe ndërtojmë projektin ekzistues, e ardhmja nuk do të na i lejojë më pas korrigjimet. Kujdes, po flasim për ndërtim nën ujë, jo në sipërfaqe. Pra, mbajeni konstruksionin nën ujë sa më të madh dhe lejoni përfundimet e punimeve mbi ujë me faza. Kjo është mënyra e duhur”, – thotë z. Bugeja.

Terminali i kontejnerëve drejt koncesionit

Në muajin janar të këtij viti, përfundoi edhe kontrata e operimit të Terminalit të Kontejnerëve në Durrës me kompaninë “Mariner Adriatic”.

Sipas burimeve nga tregu, kontrata me kompaninë në fjalë nuk do të rinovohet, sepse qeveria dhe Autoriteti Portual i Durrësit synojnë ta japin në vazhdim këtë shërbim me koncesion te një operator privat. Koncesioni parashikohet të jetë afatgjatë dhe do të shtrihet edhe pas zhvendosjes së terminalit në portin e ri që pritet të ndërtohet në Porto Romano.

Sipas një njoftimi të kompanisë “Mariner Adriatic”, që kur ajo mori përsipër operimin e Terminalit në vitin 2021, vëllimi vjetor i kontejnerëve të përpunuar është rritur me më shumë se 40%.

Sipas kompanisë, në themel të kësaj rritjeje ishte përmirësimi i produktivitetit, falë një programi gjithëpërfshirës që përfshiu elemente si trajnimin e burimeve njerëzore dhe investimet në teknologji informacioni, pajisje të reja dhe të mirëmbajtjes.

Programi përfshiu edhe zbatimin brenda disa muajsh të sistemit operativ më të avancuar të terminaleve, Navis N4 Saas.

“‘Mariner Adriatic’ shprehet se ishte kompania e parë globalisht që zbatoi këtë zgjidhje dhe kjo ishte thelbësore për të ndryshuar performancën e terminalit në një hark kohor të shkurtër.

Për të garantuar stabilitet operacional, ‘Mariner Adriatic’ ndërmori një program riparimesh të mëdha për të rikthyer pajisjet kyçe në gjendje optimale, ndërkohë që ngriti një sistem të mirëmbajtjes periodike”, – thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ekspertët mendojnë se faza mes përfundimit të kontratës me operatorin aktual dhe përzgjedhjes së një koncesionari mund të sjellë problematika në funksionimin e shërbimit.

Këto mund të përfshijnë vështirësitë e transferimit të shërbimit nga “Mariner Adriatic” drejt Autoritetit Portual të Durrësit, vëmendjen jo të duhur ndaj Portit të Durrësit edhe për shkak të projektit që lidhet me transferimin e Portit në Porto Romano, apo edhe zgjedhjet e përgjithshme, të cilat po afrohen dhe që në mënyrë të pashmangshme i frenojnë apo ngadalësojnë këto proceset e dhënies me koncesion.

Sipas inxhinierit Karl Naudi, Autoriteti Portual i Durrësit e ka pothuajse të pamundur operimin dhe menaxhimin e terminalit të kontejnerëve. Strukturës dhe administratës së Autoritetit Portual tashmë i është shtuar edhe Terminali i Kontejnerëve.

Para zgjedhjeve, administrata shtetërore nuk mund t’u ofrojë operatorëve ekonomikë një kontratë koncesionare dhe asnjë operator serioz nuk do të ofrohej në këtë periudhë. Pas zgjedhjeve, edhe në rast se nuk do të ketë ndryshim të pushtetit, koha e nevojshme për të ngritur institucionet e dala nga zgjedhjet do të përkthehet në kohë më të gjatë tranzicioni për terminalin dhe përkeqësim edhe më shumë të shërbimeve të tij, gjë që nuk është aspak e favorshme për biznesin e transportit dhe për të gjithë aktorët e tij.

Ekspertët mendojnë se Autoriteti Portual i Durrësit nuk mund të funksionojë me të njëjtën shpejtësi, fleksibilitet dhe efikasitet sikurse operon një kompani private. Për shkak të problemeve të mundshme me shërbimin, operatorët e linjave të kontejnerëve mund të kërkojnë një port të ri. Ata mund të shkojnë në Selanik ose në Tivar (Bar) të Malit të Zi, duke shmangur Shqipërinë.

Biznesi: Shqipëria ka mundësinë të jetë qendër rajonale e logjistikës

Arben Shkodra, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, mendon se Shqipëria ka mundësi dhe potenciale të mëdha për të qenë një qendër (hub) e rëndësishme logjistike për rajonin. Sipas tij, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është një element i rëndësishëm i mozaikut, por sugjeron një program gjithëpërfshirës për ta bërë Shqipërinë një qendër të rëndësishme në logjistikën rajonale.

“Të qenët një qendër rajonale logjistike kërkon së pari infrastrukturë, por edhe një kuadër të përgjithshëm politikash që bëjnë vendin konkurrues. Në këndvështrimin e infrastrukturës, po hidhen hapa pozitivë me ndërtimin e porteve, aeroporteve, me rijetëzimin e hekurudhave dhe me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Por, po kaq e rëndësishme janë politikat mbështetëse që e bëjnë një vend tërheqës në kuptimin e uljes së kostove dhe lehtësimit të procedurave”, – thotë z. Shkodra.

Sipas tij, vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme të ciklit të integrimit europian dhe duhet të mendojë për një model të qëndrueshëm ekonomik, duke vendosur përparësi në sektorët ku mund të jetë konkurrues. Në këtë këndvështrim, transporti dhe logjistika mund të jenë pika kyçe./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan