Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), kanë deklaruar se janë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të marrë miratim në Kuvend.
Me anë të një deklarate të përbashkët Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shpreh shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, që sipas tyre bien ndesh me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua dhe për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj.
Reagimi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:
Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.
Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.
Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
24 Shtator09:19
“Kaos, 4500 studentë në konviktet pa kushte”, Shahini e pranon: E vërtetë, presim projektet nga BE për ekzaminimin e godinave
Kriza në Qytetin Studenti shpërtheu hapur këtë javë, duke ekspozuar dështimin e qeverisë Rama përballë mijëra ...
AKTUALITET
24 Shtator08:28
BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët
Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga sht...
AKTUALITET
24 Shtator07:55
Këmbimi valutor 24 shtator 2025, ja sa vlejnë monedhat e huaja sot
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.7 lekë.
Euro blihet me 96.3 lekë dh...
AKTUALITET
24 Shtator07:44
Një arsye për emigrimin/ Të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke re...
AKTUALITET
24 Shtator07:34
BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik
Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.
Në datën 17 shtator, ...
AKTUALITET
24 Shtator07:25
Nuk ka më njerëz, treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar t...
AKTUALITET
24 Shtator07:12
Parashikimi i motit 24 shtator 2025, ja si do të jetë dita sot
Më 24 shtator 2025, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë pjesës më të...
AKTUALITET
23 Shtator22:27
Zhvatën të moshuarin italian, arrestohen shqiptarët. Si e vunë në jetë rrengun për të përfituar para
Karabinierët arrestuan në flagrancë dy burra, Z.F, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, dhe Z.F, 21 vjeç, të akuzuar për ...
AKTUALITET
23 Shtator22:04
Qindra efektivë ranë pre e skemave piramidale. Dy qarqet me numrin më të lartë të policëve të mashtruar
Skemat piramidale online nuk mashtruan vetëm qytetarët, por edhe vetë Policinë e Shtetit. Qindra efektivë policie të rolit baz&eum...
AKTUALITET
23 Shtator21:47
Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcela me ullinj
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia adm...