
Dhjetëra fermerë dhe blegtorë kanë protestuar kundër rritjes stratosferike të kostove të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, duke paralajmëruar për një faliment të pashmangshëm të sektorit.
Problemi kryesor, sipas tyre, qëndron te rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike, të cilat janë thelbësore për aktivitetin e tyre. "Blejmë plehrat me 120,000 lekë kuintali dhe naftën me çmime marramendëse, ndërkohë që pikat e grumbullimit na kanë ulur çmimin e qumështit, duke e çuar në 400 lekë. Si mund të mbijetojmë?", shprehet njëri prej tyre. Kjo disbalancë mes shpenzimeve dhe të ardhurave po e bën të pamundur vazhdimësinë.
Fermerët theksojnë se bujqësia dhe blegtoria janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe falimentimi i njërës do të tërheqë zvarrë edhe tjetrën. Ata paralajmërojnë se nëse prodhimi vendas shuhet, vendi do të bëhet i varur nga importet. "Po falimentuam ne, do të vijë qumështi nga Serbia apo Amerika. Ne po na zhdukin blegtorinë", deklarojnë ata.
Protestuesit drejtojnë gishtin nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, duke u ankuar për mungesën totale të subvencioneve dhe mbështetjes. "Asnjë subvencion, asnjë ndihmë. Kjo është një çmenduri," thonë ata. Njëri prej fermerëve shprehet se kjo situatë duket e qëllimshme: "Po e bëjnë kastile, për të na zhdukur të gjithëve". Ndërsa pranojnë se rritja e çmimit të naftës është një fenomen global i ndikuar nga lufta, ata kërkojnë me forcë ndërhyrjen e shtetit për të lehtësuar barrën e tyre, "që të mos na duhet të masakrojmë lopët, për të cilat kemi dhënë një jetë".
Fermeri: Edhe bujqësia tani po na shkon drejt falimentimit. Edhe blegtoria bashkë. Se kjo është e lidhur bashkë, si bujqësia dhe blegtoria. Tani nafta është ngritur, plehrat janë ngritur. Çdo gjë këta thonë e bëjnë me bursë. Po mirë ne fermerët tani, pse na kërkojnë qumështin me 500 lekë? Pse ne s'e marrim me bursë? Apo ne të falimentojmë? Se po falimentuam ne si fermerë, do vijë qumështi nga Serbia, apo do vijë nga Amerika këtu. Se ne do t'i zhdukim blegtorinë. Po na kanë ulur, jo s'kanë ulur neherë, na kanë ulur ata pikat e grumbullimit. E kanë ulur qumështin do ta çojmë me 400 lekë. Qysh shitet me 400 lekë? Blejmë naftën. Plehrat, me 120,000 lekë kuitali. Po pastaj? Se unë po falimentova, falimentojnë dhe bankat. Jo, bankat do vijnë të ndjekin mua, po s'ndjek më askënd. Kjo është çmenduri qysh shitet, bie qumështi, një bidon ujë kushton 800 lekë, një kile qumësht 400 lekë. Po e di sa do të bëhet një kile qumësht? A e di kjo qeveri, po e di shumë mire, po e bëjnë kastile. E bëjnë për t'u zhdukur të gjithë këtu. Mos ngeli asnjë këmbë fermeri se shumica kanë ikur. Kemi ngelur ne. Hajde se rrehemi ne, do marrim ca toka edhe bëjmë ndonjë fermë. Çfarë ferme do bëjmë me këta? As subvencion, asnjë gjë…
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Prill12:13
Ish-drejtoresha e IKMT-së rreth dy orë në SPAK, Dallëndyshe Bici del nga Prokuroria e Posaçme
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e...
AKTUALITET
7 Prill12:10
Skandali me rrugët dhe AKSHI-n, Konferenca e Kryetarëve shqyrton dy kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i dy kërkesave të op...
AKTUALITET
7 Prill11:57
Saka dhe Timber do mungojnë në çerekfinalen e parë të Champions ndaj Sporting-ut
Arsenali do të duhet të luajë pa dy lojtarë titullarë të rregullt për ndeshjen e parë çerekfinale të Lig&e...
AKTUALITET
7 Prill11:45
Tronditëse/ Qytetari gjen mbetje kockore pranë Kishës së Shën Marisë në Drisht (VIDEO)
Një situatë e pazakontë dhe shqetësuese është raportuar së fundmi nga një qytetar në redaksinë e Piranjave, ...
AKTUALITET
7 Prill11:32
Ofroi garanci pasurore për ndryshim mase, GJKKO merr vendimin për kërkesën e Ilir Beqajt
Ish-ministri Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërk...
AKTUALITET
7 Prill11:28
Protesta e blegtorëve, Malaj dhe Salla ftojnë përfaqësuesit në takim në Ministrinë e Bujqësisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kanë ftuar një përfaqësi të protestuesve pë...
AKTUALITET
7 Prill11:21
“Mungesë konkurrence dhe transparence”/ Ina Zhupa: Ligji për portet, antikushtetues! Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese!
Në një deklaratë për mediat Ina Zhupa u shpreh se ligji për portet është antikushtetues.
Ajo thekson se procedura konkurru...
AKTUALITET
7 Prill11:14
Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Duam politika të qëndrueshme
Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, minist...
AKTUALITET
7 Prill11:06
U denoncua nga PIRANJAT/ Zhvillohet sot seanca për kryebashkiaken e Tropojës, Zyra Islamaj
U denoncua nga emisioni investigativ Piranjat, duke ngritur dyshime të forta për abuzim me detyrën në Bashkinë e Tropojës, sot p...
AKTUALITET
7 Prill10:44
Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës, porositë që u la
Gjatë takimit, Hita kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e k...