Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Një ngjarje e rëndë u shënua me 3 mars në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet u rrëzua nga kati i dytë i një objekti privat gjatë punës për pastrimin e godinës, e cila ishte sekuestruar nga banka.
Si pasojë e rrëzimit, ai ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pas publikimit të ngjarjes nga Piranjat News, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, shtetasi Adriatik Onjea akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Sipas burimeve, menjëhere pas ngjarjes ai është larguar drejt shtetit fqinj Greqi dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, sot në gjykatë u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve. Sipas avokatit të çështjes, Çlirim Rabaj, prokurori i çështjes, Bledi Bala kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit P.C dhe A.B, ndërsa për shtetasin A.L kërkoi masën “arrest në shtëpi”. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Ermira Bushi, e cila vendosi të lërë në fuqi të njëjtat masa sigurie.
Mbetet ende e paqartë përse punonjës të Shërbimeve Komunitare të Bashkisë Gjirokastër ndodheshin duke punuar në një objekt privat të sekuestruar nga banka.
Pyetja që lind natyrshëm është: Çfarë marrëveshjeje ka patur mes bankës dhe Bashkisë Gjirokastër për ndërhyrjen në këtë objekt?
Njoftimi i Policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë "Përgjegjës" në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti./Piranjat News
*Vendi ku u aksidentua punëtori
Banorët e lagjes Uznovë, ankohen për komshiun e tyre i cili mban pranë banesave 150 dele duke shkaktuar ndotje, pa marr parasysh jetes&eum...
Ergis Sefa, ekspert ekonomie, bëri një analizë të pasojave ekonomike. Ai ka shpjeguar se Shqipëria rrezikon inflacion në rast s...
Një aksident është shënuar rreth orës 14:30 në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz&rd...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar një mesazh nga drejtuesi i saj Klodjan Braho lidhu...
Në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në një intervistë për SYRI...
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 3 mars (e hënë), në autostradën Naro-Camastra të Siçilis&eu...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal të Inez Hajrul...
Prokuroria e Posaçme goditi mëngjesin e kësaj të shtune një grup kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, që vepron në ...
Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar ...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas Policisë, një kami...