
Fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian janë shkurtuar me 74% në aktin normativ të qershorit 2026, duke u kthyer në zërin kryesor që ka ulur financimin e huaj për investimet publike.
Sipas të dhënave të buxhetit të rishikuar, fondet për Planin e Rritjes zbresin nga 6.8 miliardë lekë në buxhetin fillestar në vetëm 1.79 miliardë lekë pas aktit normativ. Ulja është 5.01 miliardë lekë ose 74% e planit fillestar, duke treguar se qeveria nuk ka mundur të alokojë më shumë se 25 për qind të fondeve të BE -së këtë vit.
Në total, shpenzimet kapitale në buxhetin e rishikuar janë ulur nga 179.8 miliardë lekë në 176.2 miliardë lekë, me një shkurtim prej 3.6 miliardë lekësh, ose 2%, që po vjen si rrjedhojë e pamundësisë së qeverisë për të alokuar fondet e huaja për investime. Ky zë u ul nga 47 miliardë lekë në 42 miliardë lekë, me një reduktim prej 5 miliardë lekësh, ose 11%.
Për të kompensuar pjesërisht mungesën e fondeve të jashtme, qeveria ka rritur financimin e brendshëm për investimet. Ky zë shkon nga 126.8 miliardë lekë në 128.2 miliardë lekë, me një shtesë prej 1.35 miliardë lekësh, ose 1%.
Të dhënat tregojnë se problemi qëndron tek dobësia e institucioneve shqiptare në thithjen e financimeve të jashtme. Edhe pse qeveria shqiptare ka shtuar ekspertizën duke shtuar numrin e punonjësve në administratë dhe duke emëruar një ministër të re nga inteligjenca artificiale,, nuk po mundet të zbatoje kriteret e BE për fondet. Për pasojë, investimet kapitale në buxhetin e vitit 2026 janë rishikuar në ulje, ndërsa barra për financimin e tyre po zhvendoset më shumë drejt burimeve të brendshme.
Arsyet për dështimin e përdorimit të fondeve nga plani i rritjes lidhen me kushtet e paplotësuara dhe me zvarritjen e procedurave. Për programe si Plani i Rritjes i BE-së, disbursimi lidhet me përmbushjen e reformave të rena dakord me Komisionin Europian. Nëse këto nuk realizohen ose procesi i vlerësimit zgjatet, fondet nuk disbursohen.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027, e ndarë në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi të buta. Përfitimi i këtyre fondeve është i lidhur ngushtë me zbatimin e reformave socio-ekonomike të dakorduara në Agjendat e Reformave të çdo vendi.
Shqipëria, përmes përkushtimit ndaj këtij procesi, ka siguruar akses të rëndësishëm në këtë instrument që synon konvergjencën me tregun e BE-së. Shqipëria përfitonte nga plan rreth 940 milionë euro ndërmjet 2024-2027./MONITOR
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Korrik07:13
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të...
AKTUALITET
6 Korrik22:50
Incident i rëndë në Fier, tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë një bashkëmoshatare, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku tre vajza adoleshente kanë dhunuar një bashkëmoshatare, në ...
AKTUALITET
6 Korrik22:33
“Parlament i krimit”/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Arrestoni Ramën
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt rrugëve të kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri “Parl...
AKTUALITET
6 Korrik22:27
FOTO/ Gazeta britanike zbardh bisedat në shqip të trafikantëve. Ja pagesat e majme për të kaluar me jaht drejt Britanisë
Një jaht luksoz elegant përshkon ujërat e kristalta, si të ishte shkëputur nga një film i James Bond-it, dhe të lind pyetja...
AKTUALITET
6 Korrik22:13
Sherr mes tre personave në zonën e ish-Parkut në Tiranë, një i plagosur
Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiran&eu...
AKTUALITET
6 Korrik22:13
Momenti prekës/ I moshuari del me flamur në ballkon dhe përshëndet protestuesit
Atmosfera në rrugët e kryeqytetit ka arritur kulmin e saj të tensionit dhe emocionit. Marshimi masiv i qytetarëve, i cili nisi menjëher...
AKTUALITET
6 Korrik22:01
Protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të Tiranës
Pas fjalimeve ka nisur vala e marshimeve drejt rrugëve të Tiranës, ku protestuesit, mes thirrjeve dhe pankartave, do të përshkojnë...
AKTUALITET
6 Korrik20:45
Aktivisti: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu në bulevard derisa të rrëzohet Rama
Në nisje të protestës së 37-të para Kryeministri, aktivisti Edison Lika u shpreh se këtë verë shqiptarët kanë ...
AKTUALITET
6 Korrik20:32
Protestuesi: Rama është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 37-të ka deklaruar se protestuesit kanë një mbështetje t&e...