Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Në vitin 2018, një aksion i policisë vuri në pranga shumë pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak, të akuzuar për disa vepra penale, në Shqipëri edhe Europë. Nën akuzë u vunë disa persona, ndër të tjerë edhe Astrit dhe Flamur Avdyli.
Kjo familje njihet si mbështetëse e mazhorancës aktuale, ku anëtarë të saj kanë dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste dhe të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Disa episode janë denoncuar edhe nga gazeta gjermane “Bild”, teksa në Shqipëri ka pasur denoncime të shumta të lidhjes mes mazhorancës dhe kësaj familje.
Koha ka kaluar dhe, në vend që të hetoheshin të gjitha këto lidhje, rezulton se pjesëtarët e së njëjtës familje vijojnë të shtojnë pasuritë. Deri më sot janë bllokuar disa pasuri nga institucionet ligjzbatuese, por kush guxon që t’ua tjetërsojë pronat?!
Normalisht që asnjë individ, pasi kjo familje i ka marrë mbrapsht disa pasuri të sekuestruara, teksa institucionet shtetërore, si agjencia që merret me këto pasuri, e ka pasur thuajse të pamundur që t’i nxjerrë në ankand apo t’ua japë me qira personave që s’kanë lidhje me Avdylajt.

Vitet zgjedhore kanë qenë tepër fitimprurëse për të gjitha bizneset, të cilat e kanë pasur të lehtë të marrin leje me firmë të krerëve të shtetit. Disa individë dhe familjarë të të kërkuarve, apo edhe vetë persona me të shkuar kriminale, kanë arritur që të marrin leje pothuajse në gjithë Shqipërinë. Janë dhënë leje për resorte, kulla apo edhe pallate.
Në këto radhë do të ndalemi te një tjetër leje, ndoshta “shpërblyese” të qeverisë për familjes Avdyli. Me firmë të kryeministrit Edi Rama dhe të ish-ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, firma “Orges Albania 2016” ka arritur të marrë dy parcela plazhi në Durrës.
Sipas dokumenteve, bëhet fjalë për leje për stacion plazhi, me numër 5055, të dhëna në datë 21 korrik 2025. Informacionet që kanë mbërritur në redaksinë tonë flasin se leja është dhënë shumë kohë para kësaj date, teksa zbardhja e lejes është vonuar, për shkak të zhurmës që mund të krijonte.
Duket se, familja Avdyli ka vijuar të “punojë” për Partinë Socialiste në zgjedhjet e fundit, pasi arrin të marrë në mënyrën më të lehtë leje nga krerët e shtetit. Gjithçka e shkruar e zeza mbi të bardhë, ku rezulton se kompania “Orges Albania 2016” ka arritur të marrë 2 parcela plazhi, respektivisht “DR 515” dhe “DR 516”.

Sipas dokumenteve zyrtare që ka hulumtuar VoxNews, kompania “Orges Albania 2016” është themeluar në vitin 2016 nga Flamur Avdyli. Fillimisht firma merrej me bare dhe restorante, teksa më pas e kanalizoi biznesin në “stacione plazhi”.
Aksioneri i vetëm i kësaj kompanie është një emër i njohur, pasi vetëm 2 vite pas themelimit, u ndalua dhe u hetua për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Flamur Avdyli, sëbashku me Astrit Avdylin dhe anëtarë të tjerë të familjes, janë akuzuar për disa vepra penale, në Shqipëri dhe Europë.
Por, megjithëse ka pasur një duzinë me akuza, ata ia kanë hedhur paq, pasi me metoda tepër të dyshimta, ia kanë arritur që të ruajnë të paprekur pasurinë.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit firma në fjalë ka aktivitet të rregullt, megjithëse sezonal, pasi herë del me status të pezulluar dhe herë aktive. Por, aksioneri i saj i vetëm, Flamur Avdyli, ka firmosur edhe bilancet e kësaj kompanie, ku për vitin 2024 (bilanc i dorëzuar në vitin 2025) ka dalë me një fitim prej 32 mijë eurosh.
Nga dokumentet rezulton se kompania e Flamur Avdylit ka një aktivitet të rregullt dhe të pandërprerë nga institucionet ligjzbatuese. Aq të pandërprerë sa arrin që të marrë edhe leje për stacion plazhi nga kupola qeverisëse.
Zbardhen detaje të tjera nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uka. Anila Hoxha, e cila ishte e ftuar në emisionin...
Për njëfarë kohe, karabinierët kishin monitoruar lëvizjet e një shtetasi shqiptar, pronar i një dyqani ushqimor, për t&e...
Drejtuesit e automjeteve dhe vizitorët në qytetin e Durrësit po përballen prej kohësh me një fenomen shqetësues. Individ&eu...
Një skandal i ri kibernetik ka plasur, ndërsa janë hakuar 120 mijë kamera sigurie shtëpish, duke publikuar pamjet private a...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaron se kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ministres së Infrastrukt...
Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim ...
Imagjino sikur je një trafikant droge që ke sjellë një ngarkesë armësh nga Evropa Lindore; kartelet meksikane të kanë ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjar...
Argjinatura e Lagunës Kune-Vain është çarë përsëri, duke e rikthyer në vëmendje një nga problematikat e zo...
Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha zbuloi detaje nga atentati ndaj bi...