Kolapsi i dytë i Eriksen në fushë e lojës, mjeku i Danimarkës tregon detajet: Pajisja në zemër funksionoi siç duhet
Kristian Eriksen ka kthyer sot në mendje skenat e tmerrshme të Euro 2020, kur ai pësoi kolpas gjatë aktivitetit. Këtë radhë...

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj p&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe socialistë...
Festivali i përvitshëm UNUM Festival, që zhvillohet në Shëngjin të Lezhës, ka nisur në mënyrën m&eum...
Me flamuj kuq e zi, me pankarta të ndryshme e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë marshuar në rrug&eum...
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, me mediat sportive që raportojnë se marr&...
Lamin Jamal ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi në “YouTube” se kishte mbetur shumë i zhg...
Nëntë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Kansas City, Missouri, vetëm pak minuta larg bazës ku q...
Valës së protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë shqiptare i janë bashkua...
Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Pre...
“1. Të njohë Sabrije Llagamin ish-pronare të një prone të përbërë nga një truall me sipërfaqe 5,650 m² që ndodhet në sinorin Shëngjin, në Lagjen e Re të Tiranës, e cila kufizohet: Lindje me tokën që ka marrë për pjesë Dylbere Vaqarri, Perëndimi me tokën e Ismail Haxhi Pëllumbit, Veriu me rrugën Kroi Shëngjinit dhe Jugu me tokën e vëllezërve Begeja. Prona kthehet dhe kompensohet si vijon:
Trualli i lirë me sipërfaqe 1,740 m² (siç përcaktohet në Gent-plan, duke përfshirë edhe ndërtime pa leje) dhe në bazë të nenit 19 të Ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993, i njihet dhe i kthehet pronares Sabrije Llagami, pronësia mbi këtë truall.
Trualli i zënë me ndërtime të përhershme (godina dhe terrene sportive të Klubit Sportiv Partizani me sipërfaqe 3,910 m²) dhe në bazë të nenit 16 të Ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993, të kompensohet pronarja Sabrije Llagami (trashëgimtarët e saj) për sipërfaqen e truallit të sipërpërmendur me një nga mënyrat e parashikuara në këtë nen. Në bazë të nenit 21 të Ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993, i njihet pronarëve Sabrije Llagami (trashëgimtarëve të saj) e drejta e parablerjes të objekteve sportive të Klubit Partizani, të përbërë nga një pjesë e palestrës me sipërfaqe 140 m², të godinës 4 KT me sipërfaqe 200 m², të godinës 2 KT me sipërfaqe 250 m², një pjesë e bandës me sipërfaqe 360 m² dhe terrene sportive të klubit sportiv Partizani me sipërfaqe 2,960 m² kur ato të privatizohen.
Një sipërfaqe trualli prej 8,470 m² komisioni i ka njohur pronësinë familjes Saliaga me vendimin nr. 7, datë 15.04.1995”.
Nga përcaktimet e kufijve të pronës dhe detajeve të godinave të përfshira të Klubit Partizani, si dhe kufitarët vëllezërit Begeja dhe familja Saliaga, kuptohet qartë se toka është pikërisht aty ku Carlo Bollino ka ngritur televizionin, i cili hapet dhe mbyllet duke sharë e fyer opozitën.
E madje ishte media që organizoi një fushatë akuzash dhe shpifjesh, duke i kërkuar llogari Jamarbër Malltezit pse po në atë zonë mori pronën e trashëguar nga gjyshërit e tij. Me standardin e Carlo Bollinos, përfitues duhet të ishte ai dhe jo trashëgimtarët e familjeve autoktone.
Trashëgimtarët e ish-pronares Sabrije Llagami i janë drejtuar kohë më parë ATP, ku i kanë kërkuar të bëjë vlerësimin financiar të pronës së tyre të disponuar me vendimin nr. 667, datë 16.08.1996 të KKKP-së. Me shkresën nr. 10160/1 prot., datë 27.11.2020, ATP iu kthen përgjigje kërkuesve se nuk identifikohet me prova zëri kadastral në të cilin ka bërë pjesë kjo pronë në kohën e shpronësimit dhe se në vitin 1941 kjo pronë ka qenë tokë bujqësore.
Sa më sipër, pala paditëse dhe ndërhyrësit kryesorë si trashëgimtarë të ish-pronares Sabrije Llagami, më 27.07.2020, i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me padinë. Pra deri këtu shihet se trashëgimtarët e Sabrie Llagamit i janë drejtuar Agjencisë së Trajtimit të Pronave për të bërë vlerësimin dhe kompensimin financiar dhe deri në vitin 2020 nuk e kanë përfituar.
Një nga trashëgimtarët e Sabrie Llagamit është dhe i biri, Adnan Llagami, i ati i Naureda Llagamit, e cila që nga dhjetori i vitit 2018 mban detyrën e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky pozicion i një prej trashëgimtarëve do të ishte i mjaftueshëm për ndërhyrje në sistemin gjyqësor, që në kulmin e bllokimit të dosjeve, Gjykata të merrte vendimin në kohë rekord.
Siç shprehej në vendim, trashëgimtarët i janë drejtuar kohë më parë ATP, por çuditërisht kjo e fundit i është përgjigjur në nëntor të vitit 2020. Kohë kjo që lidhet me ndërtimin e televizionit Report TV.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 2179, datë 06.07.2021, ka vendosur:
Pranimin e kërkesëpadisë së paditësve Adnan Llagami, Argjend Tafaj, Lindita Tafaj, Kamela Tafaj, Megi Tafaj, Adela Vasili, Mirnije Llagami, Artan Verzivolli, Arta Shehu.
Pranimin e kërkesëpadisë së ndërhyrësve kryesorë Rudina Llagami, Artur Llagami, Ervin Llagami, Ardian Llagami.
Vlerësimin financiar të vendimit nr. 667, datë 16.08.1996, të ish-Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Bashkisë Tiranë në vlerën monetare 292,438,500 lekë (rreth 2.9 milion euro).
Pra, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur të kompensojë trashëgimtarët dhe detyron shtetin të paguajë 292 milion lekë.
Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është argumentimi që ATP ka dhënë para gjykatës përse nuk e ka kryer më parë kompensimin, pasi vlerat financiare do të kishin një faturë më të ulët për Buxhetin e Shtetit.
Pika 16 e vendimit të ATP:
“ATP, edhe pse ka patur kërkesë për këtë vlerësim financiar dhe procedurë verifikimi, nuk ka kryer vlerësimin financiar të vendimit nr. 667/1996.”
Në lidhje me këtë moment, ende pa u përcjellë çështja në gjykatë, ATP iu ka kthyer trashëgimtarëve të Sabrije Llagami se ky vlerësim nuk mund të kryhet pasi nuk arrihet të identifikohet zëri kadastral i pronës në kohën e shpronësimit.
Gjatë gjykimit, pala e paditur përsëriti një tjetër argument: shkaku pse ATP nuk kishte bërë vlerësimin financiar është fakti se trashëgimtarët e Sabrije Llagami nuk kanë hequr dorë nga e drejta e parablerjes, cituar në vendimin nr. 667/1996. Pra, është e qartë se trashëgimtarët kanë kërkuar vlerësimin financiar dhe ATP nuk e ka kryer brenda afatit 3-vjeçar.
Kjo tregon se prona dhe godina që iu dha Carlo Bollinos, në fakt duhej t’u kthehej ish-pronarëve, duke shmangur një dëm financiar prej 2.9 milion euro për shtetin dhe taksapaguesit shqiptarë.
Me procedurën e nisur nga ATP për kthim dhe kompensim prone dhe procesin gjyqësor, procedura e Anila Denajt dhe qeverisë së Edi Ramës për t’ia dhënë pronën Belind Ballukut është bazuar mbi falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit.
Më 20.06.2019, me shkresën nr. 10919/1 prot., Ministria e Financave dhe Ekonomisë i drejtohet Ndërmarrjes Industriale Nr. 1 me lëndë:
“Dërgohet për shqyrtim kërkesa nr. 134 datë 06.06.2019… Sa më sipër, Ndërmarrja Industriale Nr. 1, si njësia që ka në varësi administrative pronën shtetërore, përgatit dokumentacionin:
dh) Konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtetërore të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone.
Gjithashtu, kërkojmë të konfirmoni nëse ka kërkesa nga ish-pronarët e truallit, me vendime të ndryshme të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave, që konsistojnë në njohjen, kthimin apo të drejtën e parablerjes mbi pasurinë e sipërcituar.
Nëse mbi pasurinë e sipërcituar ka filluar ndonjë procedurë privatizimi ose mund të jetë dhënë me privatizim.”
Pra, Ministrja Denaj ishte e qartë se nuk mund të vazhdohej procedura e qiradhënies me Carlo Bollinon nëse mbi atë pronë kishte vendim për kthim, kompensim dhe të drejtën e parablerjes.
Në praktikën e dërguar Deputetit Flamur Noka për këtë procedurë, mungonte vetëm përgjigjia e ATP me shkresën nr. 6396/1, datë 11.06.2019. Të gjitha këto do të verifikohen nga SPAK, e cila ka mbi dy vite që nuk ka vepruar mbi kallëzimin e Partisë Demokratike. I takon Prokurorit Sotir Kllapi të hetojë nëse kjo pronë është pjesë e kontratës së qirasë për Carlo Bollinon, gjë që do të ekspozonte shkelje të rëndë ligjore.
Deri tani është e qartë: trashëgimtarët i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në korrik 2020 dhe korrik 2021. Kundër vendimit nr. 2179, datë 06.07.2021, pala e paditur, Agjencia e Trajtimit të Pronave, ka ushtruar ankim. Kundër këtij vendimi, Avokatura e Shtetit ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e padisë.
Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 82, datë 01.02.2023, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 2179, datë 06.07.2021 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.”
Pra, brenda 18 muajsh, Gjykata Administrative e Apelit vendosi kompensimin prej 2.9 milion euro të familjarëve të Naureda Llagamit. Ky është një skandal, për të cilin deputeti Këlliçi pyeti drejtuesin aktual të KLGJ në komision parlamentar, dhe ende nuk ka asnjë përgjigje.
Sigurisht, për këtë rast nuk ka veprim as nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pasi shqiptarët presin mesatarisht 5–7 vjet për një vendim në gjykatat e Apelit. Ndërsa familjarëve të Naureda Llagamit i janë dashur vetëm 4 vite për tu shpërblyer me 2.9 milion euro.
E për më tepër, ky rast përfaqëson një dëm të dyfishtë ndaj qytetarëve shqiptarë: nga njëra anë biznesmeni italian Carlo Bollino, që bën propagandë qeveritare, mori godinën dhe milionat për të ndërtuar televizionin; nga ana tjetër, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, përfiton 2.9 milion euro për pronën që Edi Rama i dha Bollinos, në vend të kthimit tek ish-pronarët./Plug/

Një efektiv policie u arrestua në flagrancë pasi mbrëmjen e sotme ka aksidentuar për vdekje një qytetar. Agjencia e Mbikëq...
Një efektiv policie ka përplasur për vdekje një qytetar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30 në bulevardin &ldqu...
Çfarë kanë parë e dëgjuar deri tani shqiptarët nga dosja “Balluku” është vetëm maja e asjbergut p&e...
Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit. Fatmir&eum...
Evis Berberi e kuptoi që një pjesë e parave të korrupsionit duhen çuar për të blerë mediat! Po ju, të dashur qyte...
Të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se nga viti 2014 deri në 2024 janë regjistruar 503...
Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të ...
Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin a...
Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ...
Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gj...