Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...

Opinioni publik ka parë këto ditë se sa me lehtësi shqiptarët po vidhen nga qeveria që, me rregull, duhet jo vetëm të menaxhonte por edhe të garantonte mosvjedhjen e këtyre fondeve. Për Belinda Ballukun kemi folur dhe do të flasim gjatë. Por sot do të ndalemi te arsyeja se përse ju, të nderuar qytetarë, nuk i keni mësuar deri më sot këto vjedhje. Kjo arsye është zbuluar sërish nga dosja e SPAK, ku miliona euro të vjedhura nga ju janë përdorur për të blerë mediat që të bllokonin informacionin se si po vidheni dhe nga ana tjetër fokusin ta mbanin te sulmet ndaj opozitës. Do t’ju sjellim në vijim një prej përgjimeve më skandaloze, se si pronarë mediash bëjnë rolin e sekserit të tenderave. E madje ankohen se përse paratë e korrupsionit u vonohen dhe nuk shkojnë me urgjencë në xhepat e tyre.
Fjala e lirë dhe kapja e mediave ka qenë fjalë kyçe thuajse në çdo raport të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktin se si financohen apo se si janë kapur mediat nga pushteti për të bërë propagandën, që thuajse në çdo rast përdoren për të mbyllur gojën përballë skandaleve korruptive, për të sulmuar opozitën apo për t’i shërbyer qeverisë në momentet e saj delikate. Dosja e korrupsionit të zv. kryeministres Belinda Balluku është një nga panoramat më të qarta se si mediat blihen nëpërmjet parave që u vidhen shqiptarëve dhe më pas përdoren për t’u bërë atyre propagandë proqeveritare. Etalon në korrupsionin mediatik, sipas asaj që zbulojnë prokurorët e SPAK, është sërish biznesmeni italian Carlo Bollino, që siç ka rezultuar në shumë dosje të së shkuarës, emri i tij rezulton si përfitues i një pjese të pagesave të korrupsionit.
Nga mesazhet e siguruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, SPAK ka siguruar edhe rastin korruptiv, ku Carlo Bollino i ankohet zv. kryeministres Belinda Balluku se ai nuk kishte marrë pagesat siç kishte rënë dakord me të, mesazh të cilin Balluku ia bën forward Berberit që t’i japë zgjidhje.
CARLO BOLLINO
Buonasera Belinda, sento il dovere di informarti che nulla di quello che siamo detti è avvenuto, né il vecchio (il cui valore è stato addirittura spalmato tra “piani di liquidazione” nei prossimi tre anni), né il nuovo… Pasi i dërgon Evis Berberit mesazhin e biznesmenit italian Carlo Bollino, pronar i televizionit Report TV dhe Shqiptarja.com, Belinda Balluku urdhëron vartësin e saj të zgjidhë gjithçka e të mos krijojë probleme.
Belinda Balluku
Merre, zgjidhe këtë, se s’ta kam fare, por fare terezinë!
Pas urdhrit nga shefja e tij, Evis Berberi i përgjigjet Belinda Ballukut me një mesazh sqarues për të gjitha pagesat që janë bërë ndaj Carlo Bollinos kohët e fundit, ku siç do të shikoni bëhet fjalë për fatura të majme deri në 700 mijë euro.
Evis Berberi
Ja kam pranuar projektin në këshill teknik, ka marrë 28 milionë lekë të rinj nga 70 milionë të rinj dhe pagesën e mbetur ia kam shtrirë në tre vjet. Tani do marrë 3 milionë të rinj pasi kanë bërë një shpërndarje për gjithë projektet dhe nëse duhet ia japim në qershor 39 milionë të rinj që është diferenca. Për gjënë e re s’di për çfarë flet, pasi s’kam diskutuar gjë tjetër me të.
Pas këtij sqarimi, Belinda Balluku urdhëron Berberin që të thërrasë përfaqësuesin e Carlos dhe ta sqarojë, dhe për faktin se nëse i shkruan më ankesa zv. kryeministres duhet ta harrojë bashkëpunimin.
Belinda Balluku
Thirre atë plehrën që e përfaqëson dhe thuaji: kjo është skema, çfarë halli ke. Shko sqaro Carlon, thuaji mos shkruaj më tek min, ose pastaj harroje bashkëpunimin.
Nga verifikimet e kryera rezulton se kompania që ka përfituar tenderin, nga e cila Carlo Bollino nuk kishte marrë pjesën e tij, është Archi Space e Rais Petrelës, një personazh i njohur për afrimitetin me Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, me të cilin as vetë Carlo Bollino nuk e ka fshehur miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin.
Plug ka arritur të zbulojë se Carlo Bollino dhe Rais Petrela kanë një marrëdhënie të ngushtë biznesi mes tyre. Kjo marrëdhënie lidhet drejtpërdrejt me ndërtimin e godinës së Report TV, në pronësi të Carlo Bollinos, tek e cila do të ndalemi gjerësisht në këtë emision. Sipas asaj që reklamon vetë Petrela, kompania Archi Space ka bërë projektin e godinës së televizionit Report TV, godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore e për më tepër edhe me fonde shtetërore. Por ndërsa Rais Petrela bënte projektin e godinës së Report TV, në të njëjtën periudhë Carlo Bollino bënte sekserin tek Edi Rama që kompania Archi Space të përfitonte tenderat e supervizimit në Unazën e Madhe të Tiranës apo në projekte të tjera të ARRSH. Pra duket qartë se marrëdhënia e tyre e biznesit dhe financiare ka qenë e mirëkoordinuar, ku njëri bënte projektet dhe tjetri kujdesej për lekët.
Nga mënyra se si shfaqet në këto përgjime, Carlo Bollino bën rolin e sekserit të tenderave. Por situata bëhet edhe më e rëndë për mënyrën se si shpërndahen këto fonde për kapjen e mediave, pasi në përgjim del se ato shpërndahen edhe me ndërhyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama. Për këtë fakt, prova janë komunikimet e Belinda Ballukut me Evis Berberin, ku qartazi shprehet se për tenderat e supervizimit të loteve të Unazës, përfituesit kanë rënë dakord me kryeministrin Edi Rama, ku siç u provua, njëri prej tyre është edhe Carlo Bollino.
Pas bisedës së mësipërme, Belinda Balluku vijon bisedën me Evis Berberin për tenderat e hapur për supervizimin e punimeve të mirëmbajtjes të loteve të Unazës.
Belinda Balluku: “Ke një supervizion mirëmbajtjeje”.
Evis Berberi: “Po”.
Pa skanimin, Balluku i dërgon edhe fotografi nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17.03.2022, dhe konkretisht:
• Loti 4: Kontrata D “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
• Loti 3: Kontrata C “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Juglindor”;
• Loti 2: Kontrata B “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendror dhe Verilindor”;
• Loti 1: Kontrata A “Supervizion punimesh mirëmbajtjeje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”; si dhe “Supervizion për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtruara me VKM nr. 600, datë 13.10.2021”.
Belinda Balluku: “Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. E dyta, pse ia ke bërë për 3 vite? Se është çmenduri. Merru me këto se do më çmendesh. Sqaroji atij kurvë që nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.”
Evis Berberi: “Ok”.
Belinda Balluku: “Ça janë këto supervizione që paske hapur ti???”
Evis Berberi: “Po, pa, për tre vite. Janë të mirëmbajtjes.”
Belinda Balluku: “Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? E po një do ta marrë ky super k… se ia ka premtuar R?”
Evis Berberi: “Po, BB i kishte një të madhe, unë i ndava që të akomodohesh më shumë.”
Belinda Balluku: “S’më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti.”
Evis Berberi: “Po kë të doje.”
Belinda Balluku: “Jo, kë të doje jo.”
Evis Berberi: “Të vi në mijë.”
Pra, siç duket qartë nga ky komunikim, pagesa për të vjetrën u zgjidh, por sipas asaj që ka ndarë me kryeministrin Edi Rama, për Carlo Bollinon u zgjidh edhe tenderi i ri, që do të jetë objekt investigimi në një tjetër emision.
Ndërsa pagesat e tenderave abuzivë pa garë e me flamuj të kuq vijonin të çonin para korrupsioni në llogari të Carlo Bollinos, mediat e tij kishin arritur deri aty sa këtë akt korruptiv ta cilësonin mrekulli. Por siç u pa, mrekullia e vetme janë milionat e vjedhura shqiptarëve për të përfunduar në xhepat e biznesmenit italian, që po me ato para organizonte sulme publike ndaj opozitës.
Siç e thamë që në fillim të emisionit, Carlo Bollino është etaloni se si paratë e korrupsionit blejnë mediat për të sulmuar opozitën dhe për t’i bërë lavazh truri opinionit publik sipas propagandës qeveritare. Por fatkeqësisht, mesazhet e Belinda Ballukut faktojnë se jo vetëm Report TV dhe Shqiptarja.com, por pjesa më e madhe e mediave përfitojnë para krimi dhe korrupsioni për t’i shërbyer qeverisë. Në komunikimet me Berberin, Belinda Balluku zbulon se drejtorit të ARRSH-së i kishte lënë në patronazh vetëm pagesat për Carlo Bollinon, pasi drejtorët e tjerë paguanin për pjesën më të madhe të mediave.
Belinda Balluku: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat. Ty një të kam lënë, ngelë duke e bërë çorap.”
Evis Berberi: “Kuptova.”
Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin a...
Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ...
Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gj...
Çfarë kanë parë e dëgjuar deri tani shqiptarët nga dosja “Balluku” është vetëm maja e asjbergut p&eum...
Policia italiane ka ekzekutuar 16 masa paraprake të lëshuara nga gjyqtari hetues. Hetimi, i cili ka zgjatur prej më shumë se një vii, k...
Erdison Gjella, motorrist i WOLT Albania, është një nga personat e arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacio...
Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të &ldqu...
Massimo Ferro, 53 vjeç, themelues dhe pronar i kompanisë ‘Fmm Service srl’, ka humbur jetën në Shqipëri gjatë nj&eum...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtar&eu...
Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në...