Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi hetimet që po zhvillohen për zhdukjen e 34-vj...
Për mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer kontrollin mbi një ishull të vogël e të harlisur pranë ...
Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me një sërë personalitetesh italiane, ku i ka pritur në zyrën e tij në selin&...
Një shekull më parë, flamingot amerikane u gjuajtën pothuajse deri në zhdukje në Florida gjatë periudhës së tregt...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...
Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale në ngarkim të tij.
Në një postim në facebook, Prifti shkruan se është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor dhe se ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke zgjedhur të përballet me shqyrtimin e plotë të çështjes në gjykatë.
Ai thekson se hetimi ndaj tij ka zgjatur mbi pesë vite dhe se, sipas tij, burimet e tij financiare janë vlerësuar si të ligjshme nga një audit i SPAK.
Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të kardiokirurgut, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Prifti dyshohet se ka marrë pagesa për ndërhyrje kirurgjikale në zemër, të kryera pranë QSUT, ndërsa gjatë kontrollit në banesë dhe zyrë janë sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në cash.
Reagimi i Edvin Priftit
Çdo njeri duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh, duke qenë rasti i parë në historinë e gjykatave në botë, por edhe në Shqipëri, ku dikush akuzohet për korrupsion pasiv dhe nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv.
Po ashtu, pas 5 vjetësh, auditi i SPAK ka cilësuar se burimet e mia financiare janë plotësisht të ligjshme dhe nuk ekziston pamundësia financiare. Sot, seanca paraprake e GJKKO-së, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua gjykimi i shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo fakt dhe argument.
Në këto kushte, ftoj të gjithë pacientët e mi që, kushdo që e ndjen, të vijë në gjykatë dhe të dëshmojë se cili jam unë.
Gjithsesi, pas një seance “maratonë”, ku pritja zgjati dy vjet dhe vetë seanca vetëm 5 minuta, u ktheva në sallën e operacionit në QSUT, ku sapo përfundova me sukses operacionin e radhës të pacientit I.T.
Ndërkohë, natën e kaluar, së bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr. Sci. Merita Zeka dhe Dr. Blerim Arapi, kryem një nga operacionet më komplekse te një pacient 38-vjeçar, i operuar 8 muaj më parë nga kolegët me zëvendësim të valvulës së aortës. Pacienti u paraqit me shkolitje të protezës valvulare, absces në zemër, si dhe insuficiencë kardiake masive, me edemë dhe likid në bark.
Pas trajtimit adekuat në terapi intensive dhe eliminimit të mbi 20 litrave ujë të akumuluar në trup, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë, që zgjati mbi 8 orë. Ndërhyrja konsistoi në mbylljen e një dhome anormale gjigante në zemër, të krijuar nga abscesi, si dhe rizëvendësimin e valvulës së aortës. Sot pacienti është i ekstubuar dhe në gjendje shumë të mirë.
Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse këta të fundit kanë fatin në dorë dhe mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu, askush nuk mund të më ndajë nga lumturia që ndjej kur shpëtojmë një jetë më shumë.
Çfarë kanë parë e dëgjuar deri tani shqiptarët nga dosja “Balluku” është vetëm maja e asjbergut p&eum...
Policia italiane ka ekzekutuar 16 masa paraprake të lëshuara nga gjyqtari hetues. Hetimi, i cili ka zgjatur prej më shumë se një vii, k...
Erdison Gjella, motorrist i WOLT Albania, është një nga personat e arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacio...
Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të &ldqu...
Massimo Ferro, 53 vjeç, themelues dhe pronar i kompanisë ‘Fmm Service srl’, ka humbur jetën në Shqipëri gjatë nj&eum...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtar&eu...
Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në...
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshua...
Një projektligj, i cili synon të parandalojë korrupsionin në administratën publike, është depozituar në Kuvend nga dep...