Le Monde: Kontroll i dhunës apo kufizim i protestës, çfarë synon ligji i ri i Edi Ramës?
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...

Vetëm 66.92% e totalit të kuotave të ofruara nga universitetet në Shqipëri janë plotësuar me studentë për vitin akademik 2024–2025. Të dhënat nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe tregojnë se mbi 10 mijë vende studimi kanë mbetur bosh në rang kombëtar. Sipas raportit, universitetet publike dhe private kanë ofruar gjithsej 32 177 kuota, ndërsa janë regjistruar vetëm 21 547 studentë, çka dëshmon një rënie të ndjeshme të interesit për arsimin e lartë.
Raporti ndalet veçanërisht te Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend. Edhe pse mbetet një nga universitetet më të preferuara nga maturantët, një pjesë e konsiderueshme e kuotave nuk janë plotësuar, veçanërisht në disa programe specifike studimi.
Sipas të dhënave të QSHA-së, interes më i ulët është regjistruar kryesisht në:
degët e mësuesisë,
shkencat natyrore,
bujqësinë dhe disa degë inxhinierike,
programet profesionale.
Në universitetet jashtë Tiranës, diferenca mes kuotave të ofruara dhe regjistrimeve reale është edhe më e theksuar, duke bërë që auditorët të mbeten pjesërisht bosh.
Emigrimi dhe arsimi i lartë
Rënia e numrit të studentëve përkon me rritjen e largimeve nga vendi, ndërsa qeveria vijon të mbajë një ton optimist për të ardhmen. Sipas Anketës së Migracionit të Familjeve 2024, të realizuar nga INSTAT në bashkëpunim me Banka Botërore, rreth 37% e familjeve kanë të paktën një anëtar që jeton aktualisht jashtë vendit ose ka migruar dhe është kthyer.
Anketa vlerëson se rreth 1.6 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa mbi 108 mijë persona janë kthyer në vend gjatë 12 viteve të fundit, duke treguar se migracioni funksionon si një cikël i vazhdueshëm dhe jo si një lëvizje e përkohshme. Sipas të dhënave, 22% e familjeve kanë aktualisht anëtarë jashtë Shqipërisë, ndërsa 20% raportojnë të paktën një migrant të kthyer. Emigracioni prek kryesisht të rinjtë në moshë pune, veçanërisht meshkujt që siç duket nga raporti i QSHA po regjistrohen gjithmonë e më pak në universitete.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2027, por me këto shifra në arsim, duket se festimi do t’i mbetet vetëm një rrethi të ngushtë: patronazhistëve dhe socialistëve që nuk do të kenë përfunduar pas hekurave.
Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjetër. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ...
Kardiologu Edvin Prifti ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi kalimin për gj...
Çfarë kanë parë e dëgjuar deri tani shqiptarët nga dosja “Balluku” është vetëm maja e asjbergut p&eum...
Policia italiane ka ekzekutuar 16 masa paraprake të lëshuara nga gjyqtari hetues. Hetimi, i cili ka zgjatur prej më shumë se një vii, k...
Erdison Gjella, motorrist i WOLT Albania, është një nga personat e arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacio...
Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të &ldqu...
Massimo Ferro, 53 vjeç, themelues dhe pronar i kompanisë ‘Fmm Service srl’, ka humbur jetën në Shqipëri gjatë nj&eum...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani përmes një mesazhi ka uruar të gjithë besimtar&eu...
Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në...
Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...