Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe për 10 vjet të tjera taksën private të markimit në çmimin e karburanteve. I dhënë nga qeveria e Sali Berishës në shkurt të vitit 2013, koncesioni i markimit përfundon zyrtarisht në fund të qershorit. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi brenda muajit që vjen qeveria do të miratojë zgjatjen e tij.
Për të legjitimuar zgjatjen e koncesionit, qeveria ngriti dhe një grup të posaçëm pune. Grupi, i cili ka në përbërje punonjës të ministrisë së Financave, Doganave dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, pasi ka analizuar kontratën e koncesionit do të përpilojë një raport, ku do t’i propozojë qeverisë zgjatjen e saj.
Të gjitha këto kulisa janë zhvilluar në heshtje të plotë. Ministria e Financave ka qenë hermetike duke mos nxjerrë asnjë informacion për këtë çështje. Por burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se tashmë vendimi për zgjatjen e koncesionit është marrë dhe brenda pak javësh do të zyrtarizohet.
Në vitin 2013, markimi ka qenë një nga koncesionet më të kundërshtuara nga socialistët, që në atë kohë ishin ende në opozitë. Vetë Edi Rama e ka cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Sali Berishës, duke u zotuar madje se do ta anulonte mënjeherë sapo të merrte pushtetin.
Rrotacioni i pushtetit ndodhi, por markimi mbeti aty. Qeveria jo vetëm që nuk e anuloi koncesionin, por tani po e zgjat me 10 vjet të tjera. Afera u bë biznes, ndërsa korrupsioni u harrua.
Sinjalet e para se koncesioni i markimit mund të zgjatej u dhanë vitin e kaluar. Në shkurt 2022, kompania që ka koncesionin e markimit ndryshoi pronarin përfitues. E zotëruar për vitet me radhë nga Ismail Mulleti, kompania u shit tek një grup turk.
Në ekstraktin e saj tashmë figuron si pronarë fundor një shtetase turke e quajtur Nerve Korkmaz. Zonja Korkmaz ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e biznesmenit Sinan Idrizit, ortakut të qeverisë tek kompania Air Albania. Ndryshimi i pronarëve të koncesionit, kur kishte mbetet vetëm dhe një vit nga afati i përfundimit të kontratës tregon se vendimi për zgjatjen e markimit është marrë kohë më parë.
Madje synimet e këtij grupi për të shtënë në dorë markimin u zbuluan që në maj të vitit 2020, kur një biznesmen turk akuzoi Sinan Idrizin për mashtrim duke i marrë 3.5 milionë dollarë për të blerë koncesionin e markimit. Për këtë çështje pati dhe një hetim penal në Turqi, por gjykata turke e nxorri të pafajshëm zotin Idrizi.
Nuk dihet nëse qeveria do të propozojë garë formale për zgjatjen e koncesionit. Dhe ende nuk është e qartë nëse kontrata do i lihet edhe për 10 vjet GFI-së. pasi nën zë është duke qarkulluar edhe një skenar për vals koncesionesh mes markimit dhe pullave. Me pak fjalë, qeveria ndan bizneset që kanë fitime të garantuara me ligj tek njerëzit që zgjedh ajo.
Në vitin 2021, koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron. Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës. Dhe në 10 vitet e ardhshme fatura do të jetë minimalisht 50 milionë euro./oligarkia.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër...
LAC- Nje sherr i paralajmëruar disa javë më parë nga "Piranjat" tashmë ka degjeneruar në dhunë fizike. Shitësit a...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër...
GJERMANI- Një 28-vjeçare nga Kosova është dhunuar për vdekje në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjerma...
Vepra penale e mashtrimit me kreditë pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, n&eum...
Një 28-vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani në Aach...
Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve t&eum...
SHBA- Eric J. Reese emërohet agjent i posaçëm në krye të Divizionit të Kundërzbulimit dhe Kibernetikës në Zyr&e...
Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gush...
TIRANË- Një 30 vjeçar malazez është vënë nën hetim nga policia pasi u kan në aeroportin e Rinasit në tenta...