Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport inspektues për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal, i cili është dënuar nga një gjykatë amerikane me 28 muaj për marrjen 225 mijë dollarëve, fshehjen e vizitave të tij në Shqipëri ku është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama, dhe për bashkëpunimin me oligarkun rus Oleg Deripaska, i cili kërkonte të hiqej nga një listë sanksionesh amerikane.
Në raportin e bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, evidentohet se veprimet e ish-agjentit Charles McGonigal kanë njollosur vlerat thelbësore të FBI-së si integriteti, përgjegjshmëria dhe lidershipi që pritet nga çdo punonjës i FBI-së.
“Përmes skemës së tij, McGonigal ka dëmtuar me qëllim një çështje penale të rëndësishme, ka shkelur besimin publik dhe ka kompromentuar integritetin e FBI-së”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet e këtij raporti.
Po ashtu, theksohet se Charles McGonigal nuk raportoi për vizitat e tij në Shqipëri, duke i fshehur këto udhëtime. Sipas aktakuzës, McGonigal raportoi një udhëtim "jozyrtar" të ardhshëm në Shqipëri në shtator 2017, por nuk arriti të identifikonte shoqëruesin e tij të udhëtimit ose se kush do të paguante për akomodimin dhe qëndrimin e tij, ose se ai do të udhëtonte edhe për në Kosovë. Pas udhëtimit të shtatorit 2017, McGonigal paraqiti një formular informimi për udhëtimet e tij jashtë vendit, në të cilat ai nuk kishte zbuluar se ishte takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ose me një politikan kosovar.
"Lidhur me udhëtimin e nëntorit 2017, McGonigal raportoi një udhëtim "zyrtar" të ardhshëm në Vienë të Austrisë, por nuk tregoi se do të udhëtonte edhe për në Shqipëri, kush ishte shoqëruesi i tij i udhëtimit, kush do të paguante për akomodimin dhe qëndrimin e tij, ose kontaktet e tij të parashikuara. Pas udhëtimit të nëntorit 2017, McGonigal paraqiti një formular për raportimin e udhëtimit jashtë vendit, ku nuk zbulonte për udhëtimet në Shqipëri ose se u takua Dorian Duçkën dhe Kryeministrin e Shqipërisë", thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.
Charles McGonigal u dënua me 28 muaj burgim në shkurt të vitit 2024 nga Gjykata Federale e Uashingtonit, për 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me Kryeministrin Rama. Në gjyq, vetë McGonigal pranoi se kishte fshehur nga FBI-ja marrjen e pagesave nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, dhe takimet e tij me zyrtarë të huaj, përfshirë Kryeministrin shqiptar.
Ndërkohë, ai ka edhe një dënim tjetër me mbi 4.2 vite burgim për ndihmën që i dha oligarkut rus, Oleg Deripaska, i cili kërkoi të hiqej nga lista e sanksioneve amerikane.
Një fermë kanabisi me vlerë rreth 80,000 paund është zbuluar në një shtëpi në Dudley pas një bastisjeje në...
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me nj&eum...
Kolegji Zgjedhor ka rrezuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, e cila kundërshton vendimin e 28 gushtit të Komisionit Rregu...
Ka përfunduar në prangat e policisë kolumbiane Samir Rosales Rodríguez, i njohur si "El Kimiki", ndërsa ishte shpallur në kë...
Një qytetar shqiptar ka ngritur alarmin për një ndryshim të rëndësishëm në procedurat kufitare të Greqisë, q...
I kërkuar që nga gushti i vitit 2020, një 44-vjeçar shqiptar u arrestua në Brindisi nga policia kufitare italiane pas kontrolleve t&e...
Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër Air Albania para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pr...
Për kryetaren e komisionit të medias Ina Zhupa asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me...
Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime. Pas operacionit ku në pranga ra administratori E...
Një rrjet i mirëorganizuar i kontrabandës së karburantit që vepronte në Atikës u godit nga policia greke ndërsa një...