AKTUALITET

"Rebelët mbështeten nga Erdogan"/Flet kushëriri i Bashar Al Assad: E kishte më të lehtë ta shkatërronte sesa ta demokratizonte Sirinë

r.ll Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 16:34
"Rebelët mbështeten nga Erdogan"/Flet kushëriri i
ribar al assad

TIRANË- Ribar Al Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad ka folur në një intervistë lidhur me zhvillimet e fundit në shtetin sirian.  Ai ka treguar përplasjet e babait të tij me të vëllanë Hafez al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri në vitin 1971. Ribal theksoi se në vitin 1986 ai dhe familja e tij u larguan nga vendi pasi nuk ishin dakord mbi brutalitetin e regjimit të vendosur nga familjarët e tyre.

Ai tha në intervistën për Euronews Albania se ishte kthyer disa herë në Siri, ku ishte tentuar të vritej në sulme me raketa nga djali i xhaxhait, Bashar al-Assad. Ribali bëri fajtor për situatën në Siri liderin e rrëzuar, për të cilin tha se e pati më të lehtë ta shkatërronte vendin sesa ta demokratizonte Sirinë.

“Është kushëriri im i parë, baballarët tanë kanë qenë vëllezër. Im atë ishte Riffat al-Assad dhe u largua nga Siria në vitin 1984 pasi nuk binte dakord me qëndrimete Presidentit të larguar. Siç e dini, për një periudhë të shkurtër që u ktheva në Siri, regjimi u përpoq të më vriste edhe njëherë kur u ktheva nga Bostoni për Krishtlindje, ata dogjën shtëpinë tonë, qëlluan me raketa dhe vranë shumë njerëz. Sa herë jemi përpjekur të flasim për një tranzicion të qetë të pushtetit, kemi pësuar shumë nga regjimi sirian. Ndryshe nga rrjeti ynë që po promovonte demokraci dhe ndryshim në Siri, ndaj e ngrita dhe organizatën për demokraci, për t’u treguar sirianëve se diktatorët nuk mund të na ndalonin nga ajo që besonim, në mënyrë që vendi të mos shkatërrohej. Por fatkeqësisht, kushëriri im nuk ka dëgjuar kurrë dhe është përpjekur të sigurohet që njerëzit në komunitetin ndërkombëtar të mos luftonin dot forcat ekstremiste dhe ka sulmuar ata që promovonin paqen dhe demokracinë.

Vite më parë, rreth 6 milionë sirianë emigruan për shkak të konfliktit. Preferoi ta shkatërronte vendin sesa të humbiste pushtetin. Kemi 60% të infrastrukturës që është shkatërruar, numri i viktimave të konfliktit të nisur 13 vjet më parë është shumë më i lartë se ai që është deklaruar. Siria mbetet një nga vendet më të varfëra në botë me pagat më të ulëta dhe gjendja sociale është përkeqësuar shumë, ndaj nuk e kuptoj pse ai nuk bëri diçka për ta shmangur këtë katastrofë sociale dhe të lëvizte drejt demokracisë. Ai refuzoi gjithçka dhe sot e la vendin në kaos, dhe sot të gjitha qytetet në Siri kontrollohen nga HTS,” tha ai.

Ribal al-Assad tha se ai shpreson që Siria të marrë një drejtim demokratik dhe jo të kthehet në një vend ekstremist, si Irani. Ai tha se shpreson që sirianët që jetojnë jashtë vendit, përfshirë dhe ai, të kthehen dhe të marrin drejtimin e strukturave drejtuese të vendit.

“Unë jam një nga miliona sirianët që duan të kthehen në Siri. Ne kemi shumë persona inteligjentë sirianë në SHBA dhe BE, të cilët së bashku me mua duan të kontribuojnë në Siri. Ne duam të jemi brezi që promovon demokracinë në Siri, ne duam të jemi miq me Perëndimin. Ne na duhet mbështetja nga Perëndimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë. Ne nuk duam të bëhemi vend si Irani apo Turqia dhe për ta parandaluar këtë, e vetmja mënyrë është ndihma nga vendet perëndimore,” tha ai.

Kushëriri i liderit të hekurt të Sirisë ka deklaruar se rebelët në Siri kontrollohen nga Erdogan dhe nuk dihet se cilat janë qëllimet e tyre në të vërtetë. Ribal al-Assad tha se me ardhjen e tyre në pushtet Siria rrezikon të kthehet në një vend të sigurt për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse kjo ndodh sipas tij do të ishte katastrofë për Evropën dhe gjithë botën.

“Duhet të bëjmë kujdes më kë po merremi vesh pasi këta njerëz nuk përfaqësojnë demokracinë, flas këtu dhe për nismën që Britania e Madhe dhe SHBA-të po heqin (HTS) nga lista e oraganiztave terroriste pasi gjatë ofensivës së tyre nga Alepo në Damask ata bënë masakra. Ata po luftojnë si të gjitha grupet gjihadiste dhe tani nuk mund ti lejojmë këta njerëz të marrin nën kontroll Sirinë dhe ta kthejnë në një vend të sigurtë për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse  kjo ndodh do jetë katastrofë për Evropën dhe gjithë botën.

Këta njerëz kontrollohen nga Erdogan dhe mund të kenë influencë vetëm tek arabë shiit në Liban dhe Emirate dhe se vendet perëndimore nuk mund të harrojnë se pas shpërbërjes se Perandorisë Otomane ne i pamë pasojat  që ndodhën dhe nuk duhet që një histori e ngjashme të përsëritet. Sirianët i kanë sytë në vendet Evropiane sepse ëndërrojnë për një jetë më të mirë, të gjithë njerëzit duan të jenë të lirë me rend, ligj dhe Kushtetutë që nuk merr parasysh dallimet etnike por unë dyshoj shumë për këtë sa i përket Sirisë sepse nuk dihet si do jetë fati mes sheitëve dhe sunitëve dhe unë kam dyshimet e mija nëse do të ketë një barazi prandaj duhet të kontrollojmë këta persona dhe të kuptojmë qëllimet e tyre”, tha ai.

ribar al assad bashar al assad

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan