“Na presin 4 ditë shumë të nxehta”, meteorologia: Ja kur freskohet moti
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Kët&eu...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Kët&eu...
Kampionati Botëror i Futbollit ofron më shumë sesa vetëm ndeshje emocionuese. Sipas psikologes klinike Katie Wood, përjetimet e p&eum...
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizje...
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se kryeminist...
Është një gjysmëfinale e Kupës së Botës. Një përballje Francë-Spanjë midis dy shkollave m&eum...
Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e...
Kur kanë kaluar pak muaj nga fundi i eksperiencës së tij me Realin e Madridit, Xabi Alonso është gati të rinisë gjith&ccedi...
Sipërmarrësi egjiptian Naguib Sawiris, pronar i një kompanie që është sponsor i kombëtares egjiptiane të futbollit, b&...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në të ...

Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transferoi në mënyrë urgjente 400 milionë lekë (4.3 milionë euro) në llogaritë e kompanisë “Redcloud”, e angazhuar për organizimin e koncertit të reper-it amerikan, Kanye West.
Vetëm një ditë më parë, në 6 Korrik, Këshilli i Ministrave kishte miratuar një Akt Normativ me fuqinë e ligjit, me shpejtësi, për të kaluar shumën e paracaktuar për Fondin e Emergjencave në funksion të mbarëvajtjes së spektaklit të shumë-debatuar.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në një dalje publike se fondi qeveritar ishte planifikuar të shpenzohej për koncertin, me qëllim që “Shqipëria të mos turpërohej para turistëve të huaj”.
Më herët, në Prill 2026, kur Rama tregoi për herë të parë se Kanye West kishte planifikuar koncert në Shqipëri, në mes të korrikut, ai theksoi se qeveria nuk do të shpenzonte asnjë monedhë për aktivitetin.
Kryeministri deklaroi për herë të parë se qeveria do të shpenzonte 400 milionë lekë, të cilat ishin të destinuara për blerje biletash. Vendimi kontrovers u ekzekutua menjëherë.
“Redcloud” në dosjen e Veliaj
Kompania përfituese është krijuar në vitin 2011. Ajo zotërohet prej vitit 2021 nga Klodian Makashi.
Në pranverën e vitit 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi hetimet për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në shkurt të vitit 2025, veprimet proceduriale shënuan një moment kulminant, me arrestimin e Veliajt. Ai tashmë është në gjykim për “korrupsion pasiv” të 9 raste, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”.
Në një dosje të veçuar, prokurorët e SPAK-ut po kryejnë verifikime mbi rolin Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, në një skemë të dyshuar pastrimi parash.
Djali i vogël i familjes Veliaj zotëron prej vitesh kompaninë “Gogel”, e angazhuar në organizimin e eventeve kulturore e artistike. Prokurorët kanë krijuar një bazë të dhënash, nga ku rezulton se kompani të ndryshme private, të cilat kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës, njëkohësisht rezultojnë si kontraktore të “Gogel” të Arbër Veliaj.
Mes shumë dokumentave, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se kanë sekuestruar edhe një kontratë të nënshkruar ndërmjet “Gogel” shpk të Arbër Veliajt dhe “Redcloud” të Klodian Makashit.
Në proces-verbalin e sekuestrimeve, BKH-ja ka shënuar: “Sekuestrim ‘Business Cooperation Agreement, date July 2024’, në gjuhën angleze, lidhur ndërmjet Gogel Shpk dhe RedCloud Shpk, fletë 4 (katër)”.
Arbër Veliaj e kundërshtoi vendimin për kontrollin e zyrës së tij. Por, Gjykata e Apelit të Posaçëm i rrëzoi pretendimet e tij në qershor të këtij viti, duke mbajtur të sekuestruara të gjithë dokumentacionin e marrë në zyrat e “Gogel”, përfshirë edhe kontratën me “Redcloud”.
Për momentin, nuk ka asnjë të dhënë publike që të dëshmojë se kompania e Klodian Makashit është pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme.
Nga të dhënat në portalin informativ “spending.data”, rezulton se kompania ‘Redcloud” ka përfituar rreth 37 milionë lekë të reja nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e kryetarit tashmë të arrestuar, Erion Veliaj./Bold News
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. Një 15-vjeçar...
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, ngjarje e ndodhur në B&e...
Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundi...
Janë njohur me masat e sigurisë tri vajzat që akuzohen për dhunimin të miturës në Fier. Gjykata e Fierit ka konfirmuar mas...
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e Edmond (Ali) Sula, 50 vjeç, i ekzekutuar në orët e para të së diel&eum...
Një operacion i Policisë së Vlorës ka çuar në goditjen e një rasti të dyshuar të shpërndarjes së l&eu...
Erkin Lika është i riu që ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvistje me litar. Lika ishte pjes&eum...
Policia e Lezhës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Mirditës dhe Kurbinit, duke çuar n&eum...
Projekti turistik i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në bregdetin shqiptar po përballet me një kthesë të papritur ligjore. Një ra...
25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë, janë sekuestruar në vendin ku u ekzekutua Aleksand&eum...