
25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë, janë sekuestruar në vendin ku u ekzekutua Aleksandër Koçeku në fshatin Lin, në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal. Ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që ka konstatuar automjetin me viktimën brenda dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja e parë e grupit hetimor rezulton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Viktima lëvizte me kujdes për shkak të gjakmarrjes dhe punonte në një furrë buke.
Hetuesit po administrojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që ai përshkoi, megjithëse në zonën ku ndodhi atentati nuk ka kamera, çka e vështirëson zbardhjen e ngjarjes.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një vrasje të mëparshme, ekzekutimin me armë zjarri të Angjelin Shkambit në dhjetor të vitit 2017.
Atëherë, vëllai i viktimës së sotme, Artan Koçeku, qëlloi Shkambin me 10 plumba, pasi e kishte thirrur në një takim.
Sipas dosjes hetimore të asaj kohe, konflikti lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me një çështje nderi, pasi viktima kishte pasur një lidhje me motrën e vëllezërve Koçeku. Artan Koçeku po vuan dënimin për atë vrasje.
Familjarë të Aleksandër Koçekut deklaruan se dyshojnë se atentati është kryer për gjakmarrje, duke e lidhur pikërisht me vrasjen e 9 viteve më parë.
Kushëriri i viktimës, Mark Koçeku u shpreh se familja e tyre janë në gjakmarrje që prej 2017 kur u vra Angjelin Shkambi dhe se viktima Aleksandër Koçeku lëvizte me kujdes nga frika e hakmarrjes.
Ndërkohë Aleksandër Koçeku ishte person nën hetim edhe në dosjen e vrasjes së Pavlin Prekës e ndodhur vitin e kaluar, ndërsa Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë zgjati me tre muaj afatet e hetimit për këtë çështje.
Sipas organit të akuzës, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë, së bashku me Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, në planifikimin dhe realizimin e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka në shkurt të vitit 2025 pasi ky i fundit po planifikonte grabitjen e vajzës së Vasel Koçekut për t’u fejuar me të edhe pse ajo nuk ishte dakord.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve për vrasjen e Aleksandër Koçekut.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Korrik10:12
EMRI/ Po stërvitej, një 33 vjeçar bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e urës së Vashës në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetë...
AKTUALITET
12 Korrik09:18
VIDEO/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante të mbeturinave në lagjen “Banesa” të Elbasanit
Një qytetar nga lagja Banesa në Elbasan ka publikuar një denoncim për gjendjen e rëndë të mbeturinave në zonën ku...
AKTUALITET
12 Korrik09:36
Koncerti i Kanye West/ Reagon rrjeti investigativ OCCRP: Financimi i koncertit të Kanye West, mjet për të mbuluar protestat në Tiranë
Rrjeti ndërkombëtar investigativ OCCRP ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milion&e...
AKTUALITET
12 Korrik09:25
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd/ Një grua mbeti e bllokuar në automjet
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku dy automjete janë përplasur në n...
AKTUALITET
12 Korrik09:05
Taksa e pronës/ Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para
Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë
Nga viti 2029 pritet të nisë zbatimin taksa e re p&eu...
AKTUALITET
12 Korrik08:42
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
12 Korrik08:37
Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet! Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave
Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë se projektligji për ndryshimin e mënyrë...
AKTUALITET
12 Korrik08:28
Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesë...
AKTUALITET
12 Korrik08:14
U qëllua me armë zjarri teksa po hynte në shtëpi, identifikohet 50-vjeçari në Vorë
Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnate në fshatin Bërxullë të Vorës....
AKTUALITET
12 Korrik08:07
Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari teksa po lëviste në këmbë
Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas informacione...