Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin me kusht! Ofron garanci financiare dhe dorëzim të pasaportës
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci...
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit në Shtetet e Bashkuara. Ish-basketbollisti amerikan Keanu Rochford ësht&e...
Të them të drejtën, nuk më bëri shumë përshtypje, sepse kryeministri e ka treguar se çfarë dëshiron të...
Spanja vazhdon udhëtimin e saj në këtë Kupë Bote dhe do të përballet përsëri me një tjetër ekip evropia...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Kët&eu...
Kampionati Botëror i Futbollit ofron më shumë sesa vetëm ndeshje emocionuese. Sipas psikologes klinike Katie Wood, përjetimet e p&eum...
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizje...
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se kryeminist...
Është një gjysmëfinale e Kupës së Botës. Një përballje Francë-Spanjë midis dy shkollave m&eum...
Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e...

Kampionati Botëror i Futbollit ofron më shumë sesa vetëm ndeshje emocionuese. Sipas psikologes klinike Katie Wood, përjetimet e përbashkëta gjatë ndjekjes së futbollit ndikojnë pozitivisht në gjendjen psikologjike.
Sipas saj, sporti prek pikërisht këtë element thelbësor: ai i bashkon njerëzit dhe krijon kontakte mes tyre.Kjo ndjenjë përkatësie nuk lind vetëm brenda familjes apo rrethit të miqve. Ajo mund të shfaqet edhe kur njeriu, qoftë edhe për një çast, e përjeton veten si pjesë të diçkaje më të madhe. Një Kampionat Botëror Futbolli e krijon shpesh këtë ndjesi me një shpejtësi të habitshme – madje edhe mes njerëzve që nuk janë takuar kurrë më parë.
Amerikanët festojnë me algjerianët
Se si duket konkretisht mund ta shohësh vazhdimisht gjatë këtij Kampionati Botëror: tifozë nga vende të ndryshme festojnë së bashku, shkëmbejnë fanella ose befas mbështesin krah për krah të njëjtën skuadër. Në qytetin Lawrence, në shtetin amerikan të Kansasit, qendra e qytetit u shndërrua gjatë ndeshjes mes Algjerisë dhe Austrisë në një zonë të madhe shikimi publik me ngjyrat jeshile dhe të bardha. Meqenëse kombëtarja algjeriane kishte vendosur aty bazën e saj për Botërorin, qindra banorë vendas dolën të veshur me fanella të Algjerisë, me ngjyrat kombëtare të pikturuara në fytyrë dhe me flamuj në duar.
Edhe në vende të tjera u bë e qartë se sa shpejt futbolli mund të ndërtojë ura mes njerëzve. Pas ndeshjes së 1/8 së finales mes Zvicrës dhe Kolumbisë në Vankuver, dy tifozë shkëmbyen fanellat e tyre si kujtim të mbrëmjes së përbashkët. Në Siatëll, nga ana tjetër, pas eliminimit të SHBA-së nga turneu, një tifoz belg ngushëlloi një tifoz amerikan të zhgënjyer.
Përkatësia si ndjenjë bazike
Pikërisht këtu Katie Wood sheh forcën e veçantë të një turneu si Kampionati Botëror. Njerëz që në jetën e përditshme ndoshta nuk do të ishin takuar kurrë, përjetojnë për një kohë të shkurtër të njëjtat emocione. “Mund të vish nga mjedise krejtësisht të ndryshme jetësore. Por në çastin kur mbështet të njëjtën skuadër, krijohet një përjetim kolektiv me një qëllim të përbashkët,” thotë ajo.
Ky qëllim i përgjigjet një nevoje themelore njerëzore që shpesh nënvlerësohet: nevojës për t’u ndier pjesë e diçkaje. Nuk ka rëndësi nëse dikush është tifoz prej dekadash apo po ndjek një ndeshje për herë të parë. Më e rëndësishme është ajo që njerëzit përjetojnë së bashku: emocionet para fillimit të ndeshjes, gëzimi pas një goli apo zhgënjimi i përbashkët pas një humbjeje. “Askush nuk e di se çfarë përjetojmë ne si njerëz nga dita në ditë,” i tha DW-së një vizitor në një zonë tifozësh. “Prandaj momente si këto janë kaq të veçanta.” Dhe edhe ata që nuk kanë një skuadër të preferuar mund të përfshihen nga kjo atmosferë. “Unë jam thjesht i lumtur,” tha një vizitor në Filadelfia për DW-në. “Nuk kam ndonjë ekip të preferuar, por tani më pëlqen shumë t’i shikoj ndeshjet.”
Kampionati Botëror si shkëputje nga rutina
Ekspertja Wood përmend edhe një aspekt tjetër: Kampionati Botëror mund t’i ndihmojë njerëzit të shkëputen, qoftë edhe për pak kohë, nga rutina dhe shqetësimet e përditshme. “Kur në botë ndodhin kaq shumë gjëra, ne kërkojmë mënyra për t’i shpëtuar për një çast jetës së përditshme,” shpjegon ajo. “Dhe ta përjetosh Botërorin, me gjithë atmosferën që e shoqëron, së bashku me njerëz të tjerë, është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë këtë.”
Sigurisht, në qendër të një turneu si Kampionati Botëror qëndron futbolli. Por për shumë tifozë, kujtimet më të forta nuk lidhen domosdoshmërisht me vetë ndeshjen. Ato krijohen nga gjithçka që ndodh rreth saj: emocionet e përbashkëta, takimet e papritura, festimet, bisedat dhe ndjenja e të qenit pjesë e diçkaje më të madhe./DW
Është një gjysmëfinale e Kupës së Botës. Një përballje Francë-Spanjë midis dy shkollave m&eum...
Kur kanë kaluar pak muaj nga fundi i eksperiencës së tij me Realin e Madridit, Xabi Alonso është gati të rinisë gjith&ccedi...
Sipërmarrësi egjiptian Naguib Sawiris, pronar i një kompanie që është sponsor i kombëtares egjiptiane të futbollit, b&...
Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, vetëm pak javë pasi ishte përjashtuar nga list...
Netflix po përgatit dokumentarin “Schumacher 94”, i cili do të fokusohet te sezoni i vitit 1994, kur Michael Schumacher fitoi titullin e t...
Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos nga Chelsea, duke e bërë atë afrimin e parë të ve...
Vetëm përpara pak ditësh, Zlatko Dalic u largua nga pankina e Kroacisë pas 9 vitesh. Por Federata Kroate e Futbollit nuk humbi shumë ...
Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardh...
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vendosur t’ia kalojë presionin Spanjës përpara përballjes së shumëpritur n&e...
Katër ekipet e para në renditjen e ekipeve kombëtare të FIFA-s janë grupuar së bashku, si dhe pesë nga gjashtë golash&...