AKTUALITET

Reforma e re territoriale/ Përplasje në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Cërrikut

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Gusht 2026, 17:27
Reforma e re territoriale/ Përplasje në mbledhjen e Këshillit

Reforma e re territoriale ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku këshilltarë të mazhorancës dhe opozitës kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit. Gjatë diskutimeve, këshilltarët argumentuan se një ndryshim i tillë i ndarjes administrative mund të sjellë largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe të ndikojë në rritjen e shpopullimit të zonës.

Një pjesë e këshilltarëve shprehën rezerva edhe për mënyrën se si po zhvillohet procesi i konsultimit publik. Sipas tyre, dëgjesat me komunitetin rrezikojnë të mbeten një procedurë formale, pasi Komisioni i Reformës Territoriale ka avancuar tashmë me propozimet e tij.

Në këtë kuadër, u kërkua që qytetarët të konsultohen realisht përpara marrjes së një vendimi, ndërsa një prej alternativave të propozuara ishte edhe zhvillimi i një referendumi.  Florenc Doka, deklaroi se nuk do të japë një qëndrim përfundimtar mbi propozimin për shkrirjen e bashkisë që drejton pa u përmbyllur më parë procesi i dëgjesave publike me komunitetin.

Mbledhja u ndoq edhe nga deputetët e opozitës, Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja. Deputeti Himçi iu drejtua kryebashkiakut Doka, duke argumentuar se, bazuar edhe në rekomandimet paraprake të Komisionit të Reformës Territoriale, ai duhet të ketë një qëndrim të qartë për procesin.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli Bashkiak i Cërrikut miratoi me shumicë votash zhvillimin e dëgjesave publike me komunitetin.

Sipas draftit paraprak të reformës territoriale, Bashkia Cërrik dhe ajo e Belshit parashikohet të përfshihen në Bashkinë e Elbasanit. Propozimi ka hasur kundërshtimin e një pjese të banorëve, të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre edhe përmes protestave.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...