E rëndë në Patos, një person gjendet i pa jetë në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e një “Akti për Ujin”, i cili do të vendoste një kuadër më të...

Shkeljet në sigurinë në punë po kthehen në një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset shqiptare, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba me një vlerë totale prej 64.5 milionë lekësh.
Pas këtij presioni administrativ fshihet një problem më i gjerë strukturor. Gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 275 aksidente në punë, me 212 persona të lënduar dhe 48 viktima, duke konfirmuar se siguria në vendin e punës mbetet një pikë e dobët e tregut të punës në vend.
Sektorët më problematikë, sipas raportit vjetor të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezultojnë ata me intensitet të lartë pune fizike dhe nivel më të ulët formalizimi të proceseve, si ndërtimi, industria përpunuese dhe një pjesë e shërbimeve. Në këto aktivitete, shkeljet lidhen kryesisht me mungesën e pajisjeve mbrojtëse, standardeve teknike dhe trajnimeve të punonjësve, duke rritur ndjeshëm ekspozimin ndaj riskut.
Rritja e aksidenteve ka sjellë reagim më të fortë nga Inspektorati. Kontrollet për shkak aksidenti janë shtuar me 23% dhe në çdo rast janë shoqëruar me masa administrative, shpesh të shumëfishta për të njëjtin subjekt, duke treguar një qasje më të ashpër ndëshkuese.
Në të njëjtën kohë, shkalla e raportimit nga bizneset ka arritur në 96%, një tregues që sinjalizon më shumë transparencë, por edhe faktin që fenomeni është i përhapur dhe i pranishëm në shumë sektorë të ekonomisë.
Në total, gjatë vitit janë inspektuar 9,532 subjekte dhe janë verifikuar mbi 205 mijë vende pune, duke nxjerrë në pah një problematikë që nuk kufizohet në sektorë të izoluar, por shtrihet në një pjesë të gjerë të aktivitetit ekonomik.
Efekti ekonomik i aksidenteve është i shumëfishtë. Për bizneset, ato përkthehen në ndërprerje të aktivitetit, humbje produktiviteti dhe kosto shtesë për kompensime apo penalitete. Për shtetin, rritet presioni mbi sistemin shëndetësor dhe skemat e sigurimeve, ndërsa ulet kontributi aktiv i fuqisë punëtore.
Megjithatë, raporti evidenton se një pjesë e bizneseve vijojnë ta trajtojnë sigurinë në punë si një kosto që duhet minimizuar, jo si një investim që ul riskun. Kjo qasje, në praktikë, po rezulton më e kushtueshme, pasi aksidentet dhe pasojat e tyre financiare po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi vetë aktivitetin ekonomik./ Monitor
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimi...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkoh...
Miqësia ime familjare me Lufti Sejkon, njërin nga të arrestuarit të të ashtuquajturit “grupit të Teme Sejkos” për...
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të vitit ...
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në t&eum...
Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjenc...
Në studion e MCN TV, gazetari Ferdiand Dervishi tha se Ergys Agasi mund ta ketë pasur shumë të lehtë të largohet nga Shqipëri...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë me një reagim zyrtar për "humbjen" e një kontenieri në Portin e Durrësit. Institu...
Gazetari Elton Qyno, ka ngritur akuza të forta mbi funksionimin e skemave mashtruese përmes call center-ave dhe rolin e institucioneve shqiptare n&eum...